• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

by Fatos Çoçoli
12/07/2026 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Darkën dhe natën e 11 korrikut, koncerti i reperit me famë botërore Kanye West në Kashar, Tiranë pati sukses. Stadiumi provizor i ngritur posaçërisht për këtë koncert, me kapacitet 60 mijë vende, priti të paktën 40-45 mijë spektatorë.

Koncerti vlerësohet si një sukses organizativ dhe me pjesëmarrje të lartë. Ai përfaqëson shumë më tepër sesa një aktivitet muzikor. Shënonë një moment të rëndësishëm në përpjekjet e Shqipërisë për t’u pozicionuar, si një destinacion i turizmit të eventeve në Evropën Juglindore.

Në dekadën e fundit, konkurrenca ndërkombëtare në turizëm nuk zhvillohet vetëm përmes plazheve, maleve apo trashëgimisë kulturore. Gjithnjë e më shumë, qytetet dhe vendet konkurrojnë, duke organizuar koncerte të artistëve me famë botërore, festivale, aktivitete sportive dhe ngjarje kulturore, që tërheqin vizitorë nga shumë vende.

Një artist me famë globale si Kanye West ka një ndikim mediatik që shkon shumë përtej koncertit. Aktiviteti u pasqyrua nga media ndërkombëtare, rrjetet sociale dhe platformat digjitale kudo në botë. Shqipëria përfitoi kështu një promovim, që në kushte normale do të kërkonte investime shumë më të mëdha në marketing turistik.
Miliona ndjekës të artistit, influencierë, gazetarë dhe turistë krijojnë një efekt zinxhir në promovimin e vendit. Në marketingun modern të turizmit, një koncert i suksesshëm mund të ketë ndikim më të madh, sesa një fushatë tradicionale reklamuese me fopnde dhjetëra milionë euro.

Shqipëria hyri në hartën e koncerteve të mëdha
Organizimi me sukses i një koncerti të një artisti ndërkombëtar krijon besim tek promotorët e industrisë muzikore. Ata vlerësuan sigurinë, infrastrukturën, kapacitetet hoteliere, transportin dhe aftësinë organizative në Shqipëri. Vendi ynë ka gjasa të konsiderohet më shpesh për ture ndërkombëtare të artistëve të njohur. Ky është mekanizmi, përmes të cilit janë zhvilluar destinacione si Kroacia, Hungaria, Serbia apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Branding-u, tipologjia e veçantë e një shteti nuk ndërtohet vetëm me slogane turistike. Ai ndërtohet përmes eksperiencave reale. Kur mijëra vizitorë largohen me përshtypje pozitive për organizimin, mikpritjen dhe sigurinë, ata bëhen ambasadorët më të mirë të vendit tonë. Rekomandimet në rrjetet sociale kanë sot një ndikim shumë më të madh sesa reklamat tradicionale, edhe nëse këto në rrjete ndërkombëtare televizive kanë vlerën miliona euro.

Ky koncert ndërkombëtar krijoi fluks të madh shtesë udhëtarësh. Kjo solli më shumë pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, më shumë fluturime, më shumë të ardhura për kompanitë ajrore dhe rritje të kërkesës për automjete me qira. Efekti ekonomik shpërndahet në të gjithë zinxhirin e industrisë turistike.

Përfitimet për Tiranën

Kryeqyteti përfitoi në disa drejtime, si në rritje të konsumit, në promovim ndërkombëtar, në zhvillim të ekonomisë së natës, në shtim të investimeve në shërbime dhe në përmirësim të imazhit si qytet që organizon aktivitete të mëdha. Kjo do të nxisë organizimin e më shumë koncerteve, festivaleve dhe konferencave ndërkombëtare në Tiranë.

Megjithatë, suksesi i një koncerti nuk garanton automatikisht zhvillimin e turizmit të eventeve tek ne. Kërkohen investime të vazhdueshme në infrastrukturë moderne për aktivitete masive, në transport publik efikas, në menaxhim të trafikut, në standarde sigurie dhe në shërbime të cilësisë së lartë për vizitorët.

Një mundësi për strategji afatgjatë

Duke qenë se koncerti i 11 korrikut 2026 në Kashar rezultoi një sukses, ai mund të shërbejë si pikënisje për ndërtimin e një kalendari të qëndrueshëm të eventeve ndërkombëtare tek ne. Një strategji e tillë do të mund të përfshinte bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore, bashkive, operatorëve turistikë dhe sektorit privat për të tërhequr artistë, festivale dhe konferenca gjatë gjithë vitit, duke ulur varësinë e turizmit vetëm nga sezoni veror.

Suksesi i koncertit të Kanye West në Kashar nuk duhet parë vetëm si një arritje artistike apo organizative. Ai mund të jetë një provë që Shqipëria e ka potencialin të konkurrojë në tregun ndërkombëtar të turizmit të eventeve, një segment me ndikim të lartë ekonomik dhe promovues.

Megjithatë, përfitimet afatgjata varen nga aftësia për ta kthyer një ngjarje të vetme në një model të qëndrueshëm zhvillimi. Vetëm nëse evente të këtij niveli përsëriten, shoqërohen me standarde të larta organizimi dhe integrohen në strategjinë kombëtare të turizmit, vetëm atëhere Shqipëria mund të konsolidojë imazhin e saj, si një destinacion që nuk ofron vetëm natyrë, histori, bregdet, diell dhe rërë, por edhe përvoja kulturore e artistike me jehonë ndërkombëtare.

Next Post
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga "këshilltarët" e protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Biznesi përballet me taksën e korrupsionit”- Tabaku kritika Qeverisë: Shqipëria vendos më shumë gjoba se sa rajoni, inspektorët sillen si kaubojsa e xhambazë! (VIDEO)

“Biznesi përballet me taksën e korrupsionit”- Tabaku kritika Qeverisë: Shqipëria vendos më shumë gjoba se sa rajoni, inspektorët sillen si kaubojsa e xhambazë! (VIDEO)

September 3, 2026
“Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes dy popujve”- Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i marrëdhënieve dhe rritje e investimeve!

“Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes dy popujve”- Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i marrëdhënieve dhe rritje e investimeve!

September 3, 2026
Ndahet nga jeta Gloria Steinem, gazetarja dhe gruaja që ndryshoi lëvizjen feministe në SHBA!

Ndahet nga jeta Gloria Steinem, gazetarja dhe gruaja që ndryshoi lëvizjen feministe në SHBA!

September 3, 2026
Kompleksi Qeveritar merr dritën jeshile, zbulohet vendimi: 2431 metra katrorë i kalojnë në pronësi Korporatës së Investimeve!

Kompleksi Qeveritar merr dritën jeshile, zbulohet vendimi: 2431 metra katrorë i kalojnë në pronësi Korporatës së Investimeve!

September 3, 2026
Tentoi të mbyllte një çështje penale, “arrest në shtëpi” për ish-oficerin e Policisë Gjyqësore

Vonesa e pagave të magjistratëve, Financat kërkojnë listëpagesat sipas skemës së korrikut: Thesari nuk mund të zëvendësojë ligjvënësin!

September 3, 2026
Biznesmeni denoncoi se i vunë gjobë 5 mln euro, Policia zbardh detajet: Në automjetin e përmbysur ishin 3 persona, u gjet dhe një pistoletë

Biznesmeni denoncoi se i vunë gjobë 5 mln euro, Policia zbardh detajet: Në automjetin e përmbysur ishin 3 persona, u gjet dhe një pistoletë

September 3, 2026
Nuredin Dumani godet me grusht gardianin e burgut

Nuredin Dumani godet me grusht gardianin e burgut

September 3, 2026
Rubio konfirmon bisedimet me Ukrainën për Patriotët, ekspertët paralajmërojnë se prodhimi është vite larg

Rubio konfirmon bisedimet me Ukrainën për Patriotët, ekspertët paralajmërojnë se prodhimi është vite larg

September 3, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Nga sot Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, AKU: Nuk plotësohen garancitë e sigurisë

September 3, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 4 Shtator 2026

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com