• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A na duhet më si më parë Evropa?!

by Ben Andoni
11/08/2016 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ndryshe nga 25 vite më parë, kur slogani i ulëritur kolektivisht, “E duam Shqipërinë, si të gjithë Evropa”, parathoshte e shprehte kërkesën që dilte nga zemra për ndryshim, në ditët tona, Evropa është gati një lloj realiteti. Të themi realitet sepse sa më afër na duket se jemi prej lëvizjes së lirë, NATO-s dhe disa elementëve të tjerë, aq edhe më larg po e ndjejnë veten shumë fasha shoqërie shqiptarësh, që nuk e gjejnë veten në aspiratat disi utopike të kontinentit. Kjo e shtuar edhe me situatën aspak pozitive evropiane të unitetit, ka të gjitha arsyet që njerëzit e jo vetëm në Shqipëri, por kudo në Ballkan e më gjerë, të jenë të lodhur nga një garë virtuale që nuk i duket fundi… Arsyeja e parë është objektive dhe të trand. Konfuzioni politik evropian i postBREX-it, i pasqyruar në gati të gjitha vendet anëtare, qoftë ai i dukshëm por edhe ai i parashikueshëm me zgjedhjet e ardhme në vende të ndryshme, nuk tregon ndonjë të ardhme të paqtë për Evropën. Utopia ka kohë që ia ka lënë vendin realitetit të hidhur. Forcat që duan ta ndajnë kontinentin janë rigjallëruar paq, kurse neglizhenca për vende periferike me potenciale ekonomike-shoqërore të ulëta, si Shqipëria, është në rritje. Paçka retorikës inkurajuese të zyrtarëve të lartë të BE-së, komisionerëve të saj, gjendja ekonomike e eurozonës po bjerret, kurse votuesit mbesin konfuzë. Po peshkojnë gjithnjë e më shumë përkrahje nacionalistët dhe ultrasët. E, ajo që po parashikohet është vërtetë e dhembshme, pasi pritet një krizë e re refugjatësh, ndërsa e gjithë Evropa tashmë është në “varësi” të kapriços së z.Erdogan, që në orët e fundit pas gishtit të ngritur ndaj Brukselit, e ka drejtuar edhe te SHBA-ja. Mbase për disa vende plot mirëqenie të Evropës që janë larg këtij teatri ngjarjesh ky kërcënim s’është i madh, por për Evropën Juglindore dhe brigjet Jugore të Perëndimit, ai është gati tragjik. Jo thjesht e vetëm se po vdesin e vdesin dita-ditës fatkeqë ujrave të Mesdheut, por se fluksi i tyre pritet të rritet.

Ndërkohë në Ballkan, edhe pse hapja e negociatave me BE-në për Serbinë dhe Malin e Zi konsiderohet si ogur i mirë, për Shqipërinë aspirante dhe Kosovën pas saj, veç premtimeve s’ka shumë gjasë edhe për disa kohë të shkohet më tej. Arsyeja dihet: prej vetë politikave të tyre. Kosova është në një qerthull të rrezikshëm për demarkacionin me Malin e Zi, kurse Shqipëria me kërcënimin e votëbesimit të qeverisë dhe akuza. Veç kësaj, të dy vendet shqiptare po enden në një përçarje të madhe të brendshme, korrupsion masiv dhe me sa duket respektivisht në një konflikt të hapur në shtator, që mund të përshkallëzohet frikshëm: Në Kosovë deri me dhunë fizike, në Shqipëri me prishje të koalicionit ose më lehtë me ndërrim ministrash qeverie.

Kështuqë, retorika evropiane e qeverive të Tiranës dhe Prishtinës është shumë larg realitetit të sotëm. Ajo shërben vetëm për politikën sepse njerëzve, tashti gati nuk i bën më fare përshtypje para përditshmërisë që është bërë më e vështirë. Njësoj me fqinjët rajonalë: Me shumë gjasë, përpjekja e shumë aktorëve ta kushtëzojnë Serbinë me kapitullin 35 për Kosovën, s’po ia del, pasi serbët po manovrojnë me kapitujt e tjerë. Mali i Zi duket se është më i stabilizuar në dukje, por me sherre të afërta. Kurse sa i përket Shqipërisë, vendi në dukje është disi më i lehtësuar sa i përket kapitujve 23 dhe 24, pasi ato lidhen direkt me dokumentacionin e drejtësisë dhe afrimin e përgjithshëm të legjislacionit tonë me atë evropian. Por s’ka vend për optimizëm. Pasi, edhe nëse do merret rekomandimi për hapjen e negociatave teka arrihet miratimi i 7 ligjeve dhe madje edhe fillon pa humbur kohë ngritja e institucioneve që do mundësojnë Reformën, përpara si sfinks Shqipërisë i qëndron pozicioni i qeverive evropiane, që tashmë janë vetë të zhytura në probleme dhe që për inerci mund të përdorin sintaksën e njohur të mundësisë së pamundur, që do të thotë shtyrje deri pas zgjedhjeve sa i përket statusit të Shqipërisë. Ndërkohë që vetë BE-ja është në një formatim të frikshëm. Rreziku i ndarjes që tashmë duket nga sinjalet ndarëse të Hollandës dhe Danimarkës, është pasqyrues dhe në vende të tjera, dhe duket se Gjermania dhe Franca u është shtuar barra që duhet të bindin familjen evropiane se me BE përfitohet, një fakt, që tashmë duket i vështirë edhe për ballkanasit, që po vuajnë burokracitë pa fund të Brukselit por nga ana tjetër edhe elitat e tyre politike, që vërtetë kanë akses në Bruksel por që s’përfaqësojnë më interesat e vendit.

Duket se Shqipëria me zhvillimet e fundit do e ketë sërish të vështirë rrugë e hapjes së negociatave, nëse nuk e merr të dhuruar apriori statusin e hapjes së negociatave, pasi Shqipëria ashtu si Kosova në ditët në vazhdim pritet të jetë realisht e tollovitur. Opozita shqiptare, megjithëse s’ka bërë asgjë deri më tash për Reformën Zgjedhore, ka filluar direkt akuzat për zgjedhjet e ardhshme, kurse shikohet hapur një komplikim i situatës për miratimin e shtatë ligjeve. Në një rast të tillë, që Komisioni Evropian të japë rekomandim për një qeveri si ajo e Ramës, që duket se e ka të vështirë mbijetesën, mund t’ia shtojë kritikat për punën e saj, që duhet thënë se edhe pa Shqipërinë dhe Kosovën, është plot me probleme. Ndaj, nëse vetë shqiptarët e politikës, që janë të mbathur dhe nuk u duhet Evropa, sepse me pasuritë që kanë mbledhur jetojnë gati si sheikë, po shqiptari i thjeshtë për çfarë do ta dojë Evropën, kur hyrja është kaq e vështirë dhe subjektet që e mundësojnë atë, janë mu ata, që sot po e mbajnë peng vendin? Ekuacioni mbase ka nevojë për ndryshore të tjera, vetëm se Shqipëria po vuan pasojat e kulturës ende minore demokratike që ka, mu atë që sot e bën të duket qesharake kur edhe ndonjë guxon të belbëzojë: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. (Javanews)

 

Next Post

VIDEO/ Aktorët e "Fast & Furious" konfliktohen gjatë xhirimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com