• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

by Ylli Manjani
30/09/2026 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Ndryshimet në procedurën penale që u prezantuan sot janë, pa dyshim, një hap i mirë drejt vendosjes së një normaliteti juridik, por edhe kulturor, në sistemin e drejtësisë penale.

Insistoj te fjala kulturë juridike, sepse në emër të reformës dhe të tezës populiste të “pandëshkueshmërisë” justifikohen sot e gjithë ditën interpretime të padëgjuara më parë, e pothuajse askund në botën demokratike, të disa koncepteve bazike të procesit penal.

Arresti me burg. Mënyra e marrjes së provave. Përdorimi i të dhënave digjitale dhe private si provë. Kontrollet dhe sekuestrimet abuzive, të orientuara sipas personit dhe jo sipas nevojës konkrete të hetimit. Madje edhe deklarimet e marra gjatë hetimit, që tentohen të marrin peshën e provës në gjykim.

Të gjitha këto janë pjesë e një kulture abuzive në raport me ligjin, e cila, nga përsëritja në praktikë, rrezikon të konsiderohet tashmë si normalitet.

Ky është ndoshta problemi më i madh. Sepse abuzimi i përsëritur nuk bëhet normalitet vetëm pse është përsëritur shumë herë.

Ndryshimet ligjore të propozuara i prekin disa prej këtyre problemeve. Duhet të trajtohen edhe më mirë? Padyshim. Duhet të jenë më të qarta, më të plota dhe më të mbrojtura nga interpretimet abuzive? Pa diskutim.

Por kjo nuk e ndryshon faktin se kemi përpara një hap të mirë.

Dhe, mbi të gjitha, një sinjal të rëndësishëm, se ajo që është kthyer në praktikë nuk është domosdoshmërisht ajo që duhet të jetë ligjërisht e pranueshme.

Por ky hap nuk mjafton.

Duhen ende ndryshime të tjera, aq sa ndoshta justifikojnë një kod të ri të procedurës penale, i cili të mos jetë thjesht një riparim i kodit ekzistues, por një rishikim i filozofisë së procesit penal.

Bashkë me të duhet edhe një Kod i ri Penal.

Një kod që të shuajë abuzimet me përkufizimet e veprave penale dhe të reduktojë kriminalizimin e tepruar të shoqërisë.

Sepse kemi ardhur në një pikë ku duhet thënë qartë se jo çdo shkelje e ligjit është vepër penale.

Duhet të ndahet qartë ajo që përbën shkelje të ligjit dhe që duhet të ndëshkohet administrativisht, nga ajo që përbën një cenim aq serioz të rendit juridik sa duhet të jetë objekt i së drejtës penale.

Penalizimi i çdo sjelljeje të paligjshme nuk e bën shoqërinë më të drejtë. Përkundrazi, e bën të drejtën penale një instrument të tepruar të kontrollit të saj.

Ka ende shumë, shumë gjëra të tjera për t’u rregulluar. Unë jam për një Kushtetutë të re. Për një
Republikë pa gjykata speciale.

Por le të themi se, të paktën, po thyhet një mit.

Miti se ligjet janë të paprekshme.

Madje kemi arritur në absurdin juridik që Parlamenti të shihet sikur nuk lejohet të prekë as ligjet që ka bërë vetë.

Ligji nuk është monument.

Ligji është instrument.

Ai ndryshon kur shoqëria ndryshon, kur praktika tregon se ka dështuar, kur Gjykata Kushtetuese evidenton probleme, kur standardet europiane kërkojnë korrigjime dhe, mbi të gjitha, kur vetë shteti kupton se një rregullim juridik nuk po prodhon drejtësi.

Prandaj, ndryshimi i procedurës penale nuk duhet parë si sulm ndaj reformës në drejtësi.

Duhet parë si një përpjekje për ta bërë reformën më juridike.

Reforma në drejtësi nuk mund të matet vetëm me numrin e të arrestuarve, të hetuarve apo të dënuarve.

Ajo duhet të matet edhe me mënyrën se si shteti i trajton ata që heton.

Drejtësia nuk është vetëm ndëshkimi i fajtorit. Është edhe garantimi që askush të mos ndëshkohet pa respektuar ligjin, provën dhe procesin e rregullt.

Ky është normaliteti juridik për të cilin kemi nevojë.

Next Post
COVID-19 më ndërpreu rrugën drejt farmaceutikës”, Heidi Baci rrëfen në “Tech Talk”: Ndjekësit më ndërtuan karrierën

COVID-19 më ndërpreu rrugën drejt farmaceutikës, Heidi Baci rrëfen në Tech Talk: Ndjekësit më ndërtuan karrierën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

October 1, 2026
Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!

October 1, 2026
Britania e Madhe liron qindra të burgosur me hyrjen në fuqi të skemës së lirimit të parakohshëm

Britania e Madhe liron qindra të burgosur me hyrjen në fuqi të skemës së lirimit të parakohshëm

October 1, 2026
Republika popullore e protestës

Për Gjykatën e Dhomës së Gjumit, që e kemi shpikur

October 1, 2026
Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

October 1, 2026
“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

October 1, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

October 1, 2026
Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

October 1, 2026
Elbasani ‘fole’ prostitucioni, rritet numri i grave që vijnë nga Spanja e Kolumbia

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze! Merrnin apartamente e banesa me qira ditore

October 1, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Jo një proces formal”- Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të jenë pjesë e ligjbërjes dhe negociatave me BE-në

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com