Nga Eno Çollaku/
Padyshim që debati më i “nxehë” i ditës së djeshme ka qenë diskutimi dhe miratimi i reformës së re për përmisimin e kualitetit të arsimit të lartë në vend. Projektligji tashmë i miratuar nga qeveria edhe një herë solli një përplasje mjaft të fortë midis dy kampeve politike.
Nga njëra anë, qeveria shqiptare, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, theksuan rëndësinë jetike të kësaj reforme për rivitalizimin e sektorit të arsimit të larte. Kryeministri përmendi disa shifra dhe metoda interesante të aplikuara gjerësisht në fushën akademike vitet e shkuara, ndërsa Nikolla, përmende duke u drejtuar profesorëve dhe pedagogëve, që “më keq se ç’ka qenë dhe ç’e keni bërë nuk do të bëhet më”!
Në fakt, këto argumente kanë një bazë solide pasi është fakt i pakundërshtueshëm edhe nga vet ato që kundërshtojnë këtë reformë, që sistemi i arsimit të lartë ka qenë i tëri një piramidë e vendosur mbrapshtë, pra pa pasur një bazë solide për vazhdimësi dhe kredibilitet. Çdokush me një shtëpi private ose me lekë të mjaftueshëm për të marrë një ambient me qira, mund të hapte një institucion mësimdhënës pasi përfitimi i tij do ishte i menjëhershëm nga pjesa dërmuese e analfabeteve funksionalë!
Nga ana tjetër opozita shqiptare ka vendosur të “mbrojë interesat e studentëve dhe lirinë e universiteteve” duke braktisur sallën e Kuvendit dhe duke bërë thirrje për “luftë luanësh kundër regjimit dhe opozitarizëm dekonstruktivë kundër qelbësirave”!! Patjetër qo PO. Te gjithë qytetarët shqiptarë, studentët e ndershëm dhe studentët që vijnë nga jashtë dhe shohin djersën e tyre të shkoj dëm në favor të analfabetëve funksionalë, do jenë me opozitën për të bërë opozitë!!!
Si tjetër mund të argëtohemi pa lajme të tilla si “Xhelal Mziu merr titullin Doktor me rezultate të shkëlqyera” pas një punë intensive nga e cila madje harroj dhe të përmendi burimet e tij dhe detyrime të tjera akademike, te cilat i kushtuan atij edhe akuzën konkrete për plagjarizëm! Në ç’mënyrë tjetër mund të kemi një verë më të këndshëm pa dëgjuar lajme si ajo e pak ditëve më parë kur “filozofi” Ndoka u shpallë “Akademik Nderi” edhe për “përhapjen e vlerave kristiane dhe demokratike me kontributin e tij politik”! Në fakt ky lajm realisht na ka bërë për dush të ftohtë pas një lumi lotësh dhe djerse të derdhur në dëgjimin e një lajmi të tillë!! Kjo pasi i nderuari zotëria në fjalë jo vetëm që është shembulli i oportunizmit politik, por, edhe të “abuzimit” gjuhësor.
Kjo është ama vetëm torta e servirur nga opozita në këtë “show” të radhës. Qershia mbi tortë nuk ishte tjetër veç Edi Paloka, i cili prej vitesh tani po “konsumon sasi të mëdha paturpësie dhe budallallëku” duke mos i ardhur fare bezdi nga opinioni publik. Ky denoncues investigativ, publikoji një bisedë ku bashkëshorti i Ministres shprehte rezerva për këtë reformë, ndërsa vet Paloka shprehte që “këta nuk kanë arritur ti mbushin mendjen atyre që kanë në shtëpi, imagjinoni se çfarë u servirin shqiptarëve”. Zotëri i (jo) nderuar, ky fakt e bën Ministren edhe reformën edhe më të nderuar pasi jo vetëm që është shenjë të një demokracie familjare por edhe provë që reforma përplaset me atë që në një skenar tjetër mund të quhet konflikt interesi!!
Prandaj opozitë (aspak) e nderuar braktiseni sa më shpejt kauzën tuaj lokale të radhës pasi ato që merrnin diplomat me zarfe nuk do e kenë përsëri problem të japin ndonjë lek më shumë ndërsa studentet dhe pedagogët e ndershëm dhe serioz mezi presin të shohin një ndryshim, një shpresë për ti dhënë fund kësaj telenovele horror që i mban peng prej dy dekadash, ashtu si dhe të ardhmen e vendit. Më keq, nuk ka ku të shkoj, prandaj dhe çdo përpjekje është një hap vetëm përpara!