• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Myfarete Laze: Si e binda Ramiz Alinë të më rikthente në festival pasi më përjashtuan

by Java News
14/04/2017 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e njohur Myfarete Laze ka dhënë një intervistë për Albania Free Press.

Ajo rrëfen disa momente nga e shkuara e saj, siç është përjashtimi nga një festival dhe rikthimi më pas, pasi bindi Ramiz Alinë, por edhe se me çfarë merret ditët e sotme.

Pjesë nga intervista:

“Në vitin 1979, ka qenë festivali im i parë, më regjistroi Osman Mula, ishte shok me tim vëlla i cili i thotë me merakun e një vëllai: “Mos ma merr Myfareten në festival, se është mërzit se nuk i doli shkolla e po nuk e pranuan në festival, do të goditet për herë të dytë.”

Unë erdha në festivalin e këngës, hyra në konkurs dhe e fitova. Dola me shumë sukses, por, në natën e tretë, mu mbyll dera. Të gjithë pjesëmarrësit hynë, unë jo“, shprehet ajo.

Cila ishte arsyeja?

Eh! Duhet të paraqitesha në Komitet Qendror, tek Ramiz Alia. Kishin ardhur letra, prej Sarandës madje, ku thoshin se këndoja si Mirel Matje, si franceze. Të betohem se, në atë kohë, nuk e njihja këngëtaren e madhe franceze! Njihja mjaft këngëtarë italianë. Isha rritur me “Canzonissima”, “Carosello”, me Hit Parade, –  i ndiqnim çdo të shtunë dhe të diel. Më kujtohet, edhe sot, Raffaella Carra, shumë e re, me Pippo Baudon. I shikonim tinzash. Vendosnim batanije nëpër dritare në Shkodër, që mos të pikaseshim nga jashtë.

Në Komitetin Qendror më folën për biografinë time e për zërin si franceze. Profesor Çesk Zadeja, fatmirësisht, kishte folur shumë mirë për mua! Ramiz Alia më pyeti, nëse kisha dëshirë të këndoja në festival. Sigurisht, iu përgjigja se kisha dëshirë të madhe. “Por ti këndon si franceze”, – më tha.

Me naivitetin e moshës, i them: “Me më pyet për këngëtarët italianë, të tërë i njoh, se më ka mësuar baba italishten, por këtë këngëtaren franceze, nuk e njoh.”

E duket se kjo përgjigje e çarmatosi, ndaj shpëtova. Arrita në tri këngët e fundit, të natës finale. Fitova çmim, por përsëri nuk më lanë të këndoj në këngët fituese. Punë e madhe! Unë kisha marrë çmim! Kisha kënduar me Vaçe Zelën!

Në fakt, ju keni kënduar, në ato vite, bashkë me kolosë të këngës.

Po, e vërtetë. Kam kënduar me Vaçe Zelën, Gaqo Cakon, kam kënduar këngë të Limoz Dizdarit, Kujtim Laros, Tish Daisë, Agim Prodanit. Kam pasur, vërtetë fat, dhe, nga ana tjetër, mendoj se e kam menaxhuar mirë jetën time artistike.

U afrove me festivalin e këngës, në një periudhë të artë. Si kanë qenë marrëdhëniet me koleget?

U rrita në Shkodër; Shkodra të rrit pa komplekse. U rrita me fioriturat e bukura të Big Ndojës, të Florinda Gjergjit, të Xhodë Hafizit, të Valdete Hoxhës, Ibrahim Tukiçit, por edhe mes këngëtarësh të mrekullueshëm si Bashkim Alibali, Frederik Ndoci, Eduard Jubani, Violeta Zefi, Mukadez Canga, Shpresa Rranxa. Ishte një plejadë këngëtarësh të muzikës së lehtë!

E kam nisur që në kopsht këngën. Në klasën e tretë fillore, mora çmim të parë në festivalin e këngës për fëmijë. Pastaj, 13 vjeçe, përsëri një çmim të parë, me një këngë të Zef Cobës në festivalin e Këngës Qytetare Shkodrane. Nuk i jam ndarë, kurrë, botës së çmimeve dhe këngës! Në festivalin në RTSH, nuk isha e rastësishme. Por që të këndoja me Vaçe Zelën, nuk ma kishte marrë mendja asnjëherë!

Është fat i madh, kur punon me partnerë të mrekullueshëm, me kompozitorët dhe poetët më të mirë. Kur këndon me Gaqo Cakon, Ema Qazimin, Tonin Tërshanën, Irma Libohovën, Luan Zhegun; do të thotë se ke qenë, siç e quajmë në Shkodër, “piazza”!

Formimin muzikor ma dha Shkodra, në Tiranë ishte ndryshe. Ishin kolosët e muzikës, që na konsideronin një nivel më poshtë, pavarësisht se nuk vinim nga hiçi. Nuk këndonte Vaçe Zela me këdo, ajo zgjidhte. Mua nuk pati kohë të më zgjidhte, se më zgjodhi Agim Prodani dhe ajo më pa vetëm në provë. Por faleminderit Vaçes, sepse e njohu talentin dhe më vlerësoi.

Sot, ju gjejme në Drejtorinë e Burgjeve, ku ju punoni. Jeni përpjekur shumë për gratë e burgosura. Si është të punosh mes tyre?

Është një dimension i jashtëzakonshëm shpirtëror! Kemi bërë 7 ekspozita pikture, panaire, janë krijuar grupe polifonike, muzikore. Jam e kënaqur që u falim, sadopak, gëzim në jetën e tyre. Jetët e grave të burgosura, kanë drama të mëdha. Jo gjithmonë jeta ka qenë bujare me to. Shumë prej tyre janë detyruar të kryejnë një krim. Ato e meritojnë shpresën! Kam qenë gjithmonë e mendimit se, sikur vetëm njëherë të ndihet njeriu i nderuar, nuk do të gabojë më lehtësisht!

Sa bukur është që, e madhja, Tinka Kurti të festojë 80-vjetorin në burgun e Peqinit! Sa bukur të shikoje të burgosurit që e thërrisnin “Nënë Pashako”, nga kangjellat!

Ju jeni nga të paktët këngëtarë që nuk keni kënduar në dasma, klube e lokale, nuk keni ndërruar zhanër. Pse kjo zgjedhje?

Unë kam pasur kosto për këtë, por që më ka vlejtur shumë! Kam fituar gjënë më të madhe! Ua kam thënë edhe vajzave të mia: “Arti im është i shenjtë! Kur unë kam sakrifikuar anën ekonomike në artin tim, për të ruajtur të pastër figurën e këngëtares, mos ma ulni kryet për një kafe.”

Dhe kam fituar shumë! Sot kam dy vajza shumë të mira dhe jam krenare për to! Kanë punuar me mbajt veten, që në vit të parë fakultet, – i kam edukuar me shkollë dhe punë. Vajza e vogël, edhe pse është mjaft e re, ka dhjetë vite punë. Kjo është jeta, ndaj kështu mendoj se duhet të jetë.

c.a

Next Post
FOTO/Bëri thirrje për sulm terrorist në prag të Pashkëve, arrestohet kosovari

FOTO/Bëri thirrje për sulm terrorist në prag të Pashkëve, arrestohet kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debat në Kuvend, Balla sfidon Shehajn: E di gjithë Vlora sa tokë keni në Zvërnec

Përfundon mbledhja e grupit të PS, Balla: S’do ketë mocion me debat! “Tullumbacja” e protestës po shfryhet…

June 29, 2026
Përgjaket Kupa e Botës 2026: 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë pas të shtënave në Fan Zone të Kalifornisë

Përgjaket Kupa e Botës 2026: 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë pas të shtënave në Fan Zone të Kalifornisë

June 29, 2026
Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

Magjistratët e rinj, ambasadori Gonzato: Duhet ndryshim mendësie në institucionet e drejtësisë!

June 29, 2026
Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

June 29, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Sadushi, mesazh të prerë gjyqtarëve: Mos merrni vendime për të kënaqur opinionin publik

June 29, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

June 29, 2026
Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

June 29, 2026
Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

June 29, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

June 29, 2026
Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In