• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Muxhahedinia-Xhafajt: Inteligjenca iraniane ka sjellë tim atë në Shqipëri për sulme

by A R
23/07/2018 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Irani ka sjellë agjentë për veprime kundër muxhahedinëve që janë strehuar në vendin tonë!”

Ky është paralajmërimi i fortë që jep një prej të strehuarave në kampin e opozitarëve iranianë në manzë të Durrësit.

Përmes një letre që ka shpërndarë edhe për mediat, 38-vjeçarja Somayeh Mohammadi informon Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për rrezikun.

Madje Mohammadi akuzon babain e saj që jeton në Iran se ka ardhur për sulme ndaj muxhahedinëve. Ajop thotë se i ati Mostafa Mohammadi ka ardhur me pretekstin për ta takuar, por në fakt qëllimi është ndonjë veprimn kkundër opozitarëve.

Në letrën e dërguar Xhafajt, 38-vjeçarja ka kërkuar dëbimin e babait të saj nga Shqipëria, i cili sipas saj ka vrarë anëtarët e MEK në Irak, i rekrutuar nga inteligjenca iraniane.

Mohammadi ka shkruar gjithashtu një libër të titulluar “Fundi i një Komploti”. Në këtë libër ajo shpjegon se si i ati, i cili është dërguar tani në Tiranë, ishte rekrutuar nga Ministria e Inteligjencës e Iranit dhe se si ai ishte bashkëpunëtor në vrasjet e anëtarëve të MEK në Irak.

LETRA E PLOTE
I nderuari Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë

 I nderuar Ministër,

Unë jam Somayeh Mohammadi, banuese në Shqipëri dhe anëtare femër e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI).

Kam mësuar se im atë, Mostafa Mohammadi, i cili është gjithashtu agjent i Ministrisë së Inteligjencës së Iranit (MOIS), ka ardhur në Shqipëri me pretekstin për t’u takuar me mua, por në të vërtetë për të realizuar misione kundër PMOI të caktuara nga regjimi iranian.

Në vitin 1998, në kërkim të lirisë dhe demokracisë për Iranin, unë e lashë me vullnetin tim banesën time në Kanada dhe, si shumë iranianë të tjerë që e duan lirinë, u bëra pjesë e PMOI dhe shkova në Kampin Ashraf në Irak. Erdha në Shqipëri me miqtë e mi të tjere pasi u larguam nga Iraku.

Kur ishim në Irak, regjimi iranian mundi të keqpërdorte disa anëtarë të familjeve tona, përfshirë tim atë, kundër PMOI duke i kërcënuar apo joshur ata. Pas takimeve të tij me mua në Kampin Ashraf në Irak në vitet 2002, 2003 dhe 2004 dhe pasi u kthye në Kanada, ai deklaroi papritmas para shtypit dhe autoriteteve kanadeze se PMOI më kishte mbajtur me forcë në Kampin Ashraf kundër vullnetit tim. Ai krijoi blog-e propaganduese në emrin tim në internet, dhe, duke publikuar fotot e mia personale në këto blog-e, dhe duke aplikuar trysni të tjera, ai donte të më bënte të dorëzohesha dhe të bashkëpunoja me regjimin iranian. Bashkëpunimi i tij me shërbimin e inteligjencës së regjimit iranian (MOIS) si dhe shpifjet kundër meje dhe PMOI vazhduan deri në atë pikë saqë, në mënyrë që të bisedonin personalisht me mua dhe të më çonin në Kanada, një delegacion nga qeveria kanadeze erdhi disa herë në Kampin Ashraf në Irak. Çdo herë, në takimet e mia private me delegacionin e qeverisë kanadeze, u kam shpjeguar atyre se qëndroja me PMOI me vullnetin tim të sinqertë.

Pasi nuk kisha më asnjë dyshim se Mostafa Mohammadi, pa asnjë dashuri familjare, po më keqpërdorte si një mjet për të fituar para dhe për të realizuar misionet e MOIS kundër PMOI, unë i ndërpreva të gjitha lidhjet dhe takimet me të përgjithmonë.

Për informacionin tuaj, prania e këtyre agjentëve të MOIS së regjimit iranian rreth Kampit Ashraf nën maskën e familjarëve hapi rrugën për sulmet gjakatare dhe masakrat në Kampin Ashraf. Ata përdorën 320 altoparlantë të fuqishëm për të kumbuar slogane kundër nesh gjithë ditën, dhe në këtë mënyrë na vinin nën një torturë psikologjike. Ata gjithashtu i nxisnin agjentët irakenë të sulmonin Kampin Ashraf. Mostafa Mohammadi ishte gjithmonë i pranishëm në këtë torturë psikologjike kundër banorëve të Ashraf, dhe ishte në krye të saj, sipas fjalëve që agjentët e tjerë thoshin përmes altoparlantëve.

Kam bashkëngjitur faqet e pasaportës kanadeze të Mostafa Mohammadi-t, përmes së cilës ai udhëtonte në Irak. Ndërkohë që ai është shtetas kanadez, dhe duhej të kishte marrë një viza në Kanada, mund të shihni se vizat janë lëshuar të gjitha në Iran, gjë që tregon se prania e tij në Irak ishte për komplote të sponsorizuara nga regjimi iranian. (Bashkangjitja 1)

E kam publikuar të gjithë historinë time dhe përpjekjet e Mostafa Mohammadi-t për të abuzuar me mua, që legjitimizuan vrasjet e banorëve të Ashraf dhe Liberty nga regjimi iranian, në një libër të titulluar “Fundi i një Komploti”, i cili është publikuar në faqe të ndryshme interneti. Libri në persisht dhe përkthimi i tij në anglisht mund të shkarkohen, mes të tjerash, në URL-të e mëposhtme:

URL e librit në faqen perse Iran Efshagar:

http://www.iran-efshagari.com/ëp-content/uploads/2017/06/payany-bar-dastan-yek-taote-eh.pdf

URL e librit në faqen në anglisht Iran Probe:

https://iranprobe.com/books-publications/books-reports/an-end-to-a-conspiracy-by-somayeh-mohammadi.html

Prania e Mostafa Mohammadi-t në Shqipëri është shumë shqetësuese për mua. Nuk jam e shqetësuar për veten, por për sigurinë e miqve të mij në Shqipëri. Prania e tij tregon se regjimi iranian po kërkon të bëjë komplote të tjera djallëzore kundër nesh në Shqipëri. Nuk kam asnjë dyshim se ky regjim, ashtu si në të shkuarën, do të drejtojë fushata demonizuese të tilla si “PMOI nuk më lejon të takohem me Mostafa Mohammadi-n”, apo “Unë, 38 vjeçe, jam në PMOI kundër vullnetit tim”  në mënyrë që të hapë rrugën për të goditur sigurinë tonë dhe të shkelë të drejtën tonë për të jetuar.

Prandaj, duke marrë parasysh se qëllimi i regjimit për të realizuar një operacion terrorist kundër PMOI në Paris, dhe arrestimi i agjentëve të tij, duke përfshirë një diplomat, u ekspozua javën e shkuar, do të doja t’ju kërkoja t’ua pengonit rrugën masave të mëtejshme të regjimit iranian duke e përjashtuar Mostafa Mohammadi-n nga Shqipëria.

Me respekt,

Somayeh Mohammadi

8 korrik 2018

Next Post
Gjermania/ Ozil e përflasin keq: Është copë mishi që lëviz në fushë

"Sulme raciste ndaj meje", Ozil i jep lamtumirën kombëtares gjermane

Comments 1

  1. Olsi says:
    8 years ago

    Ketu i keni dy prinderit e Somejes, qe po tmerrojne muxhahedinet. Shihini vete dhe kuptoni se cfare agjentesh jane:

    https://www.youtube.com/watch?v=bFyC-OK-ns4

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In