Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Top Story ngna çadra e protestës. Pasi i’u përjgigj disa pyetjeve të një paneli analistësh, Basha u gjend përballë një propozimi të beftë të analistit Mustafa Nano.
“Dua të vij në çadrën e PD të them disa të vërteta, a mund të vij?”, tha Nano.
Pas këtij propozimi, Basha i kujtoi atij se ka qenë në 8 vite ‘kritizer’ i mazhorancës së djathtë por kjo e dneron atë.
Nano ndërhyri teksa kërkoi nga basha të ketë kujdes me termat duke theksuar se ishte ‘kritik’ dhe jo ‘kritizier’.
“Je i mirëpritur, do garantoj të gjitha kushtet, të vish këtu, por sigurisht edhe të dëgjosh, në një debat. Do garantoj kushtet të vish e të shprehësh mendimin tënd”, iu drejtua Basha analistit Mustafa Nano.
/a.m.