• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Protesta antishqiptare dhe trakte kundër Ramës e Zaev në Maqedoni

by A R
06/03/2017 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme nëpër të gjithë Maqedoninë janë ngjitur trakte dhe janë shpërndarë fletushka kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit.

12-640x383Ky i fundit akuzohet se po shkatërron Maqedoninë me platformën shqiptare dhe kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Po kështu, në këto trakte antishqiptare bëhet thirrje për mobilizimin e maqedonasve ndaj shqiptarëve, çka mund të çojë në shpërthim të dhunës, shkruajnë mediat në Maqedoni.

112 (1)Kështu vlerësojnë ish-kryetari i Kuvendit, Stojan Andov dhe analisti politik Ismet Ramadani. Analisti Ramadani madje nënvizon se tani vetëm faktori ndërkombëtar mund të zgjidhë situatën e krijuar, përmes etiketimit të drejtpërdrejtë të thelluesve të krizës.

Ish-kryetari i Kuvendit, Stojan Andov, deklaron se me zvarritjen e shpalljes së zgjedhjeve, edhe udhëheqësit e komunave por edhe ato të pushtetit qendror janë të pavlefshëm. Andov deklaron se patjetër duhet të bëhet hapi i parë për zgjidhjen e krizës, pasi nëse ajo zgjatet mund tu kushtojë qytetarëve me jetë.

“Unë shpresoj se nuk do të ketë përleshje ndëretnike për shkak se problemi kryesor është mes partive politike maqedonase, mes atyre që votuesit i kanë maqedonas. Ata duhet ti bëjnë hapat e parë. Sipas meje hapi i mirë dhe i parë do të ishte të largohen disa dyshime nëse nuk kanë bazë, dhe Zaev ta publikojë marrëveshjen që e ka bërë me partnerët, të shihet se çka ka pranuar dhe çfarë jo, e kështu me radhë”, ka thënë Stojan Andov, ish-kryetar i Parlamentit për Tv Shenja.

Andov nënvizon se Kuvendi duhet patjetër të rikonstituohet, pasi konstituimi i tij nuk është vetëm verifikimi i mandateve por edhe zgjedhje e trupave të domosdoshëm dhe kryetarit të Kuvendit, ndërsa këtë mund ta arrijnë shumica e deputetëve të cilët kanë të drejta dhe obligime të posaçme dhe mund të formojnë Qeveri.

Next Post
Shpërthimi i eksplozivit në Fushë-Krujë, prangosen 3 autorët, persona me precedentë penalë

Tiranë/ Aksion kundër grabitësve të makinave, 4 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In