• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Muskujt” e presidentit Meta

by Artur Ajazi
13/02/2020 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E mbaj mënd shumë mirë, kapërcimin e garroçeve të sallës së Parlamentit, me yryshin drejt vendit ku rrinte Jozefina Topalli, mbaj mënd pastaj edhe sejmenët e tjerë që bënin si “nevrikë” dhe mbështetës të Ilir Metës, asokohe kryetar LSI. Ishte e pakonceptueshme, dhe mbetet e paimagjinueshme se si, një njeri i politikës (pasi kështu mund të quhet ai sot) tregon muskujt kur i preken interesat, madje edhe kur arrin të bëhet kryetari i shteti. Njeriu që duhej të ishte mbi palët, sot është vetëm mbi njërën palë, mbi Partinë Socialiste.

Asaj ai i tregon “muskujt”, “popullin në rrugë”, apo dhe “qëndresën deri në shporrjen e qeverisë”, kurse Parlamentit “vetshpërndarjen”. Turp më të madh nuk ka, skandal më të padëgjuar shtetëror nuk ka patur ndonjëherë. Presidenti i vendit, është kthyer në “bishë” ndaj qeverisjes dhe kryeministrit të ligjshëm, është transformuar aq sa nuk njihet, dhe ka dalë kundër të gjithëve, Parlamentit, Qeverisë, Kryeministrit, Policisë Shtetit, strukturave të reja të drejtësisë,kryetarit të Parlamentit, ndaj gjithë deputetëve, madje dhe Komisionit të Venecias.

Ç’po ndodh me Ilir Metën? Si mundet që të katandiset një politikan (në qoftëse është i tillë) në këtë derexhe, aq sa, ti shpallë luftë verbale të hapur institucioneve, titullarëve, duke pretenduar se “është i pagabueshmi, është drejtësia, është Zeusi”. Ç’po ndodh me kreun e shtetit prej 1 viti e gjysëm, tek e dëgjojmë të flasë me zë të trashur, të komunikojë me xhestikulacione të çuditshme, tu turret ambasadorëve e çdo ndërkombëtari , që mbron reformimin e drejtësisë, që mbështet anti-KÇK, dhe që vlerëson qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Pse kaq duf, pse kaq tronditje tek kreu i shtetit, pse indinjohet gjithmonë kur nis mbarë diçka, qoftë edhe anti-KÇK-ja, pse i ka ngrirë buzëqeshja, i ka humbur qetësia dhe dashuria ? Pothuajse në çdo rast që Parlamenti, diskuton dhe miraton një ligj të nevojshëm, kreu i shtetit është i pari që e konteston, dhe paranjofton “mosdekretimin”.

Por dhe durimi e paska një kufi, dhe kjo natyrisht u vërtetua me miratimet e fundit në Parlament, mbi kufizimet edhe ndaj dorëzgjatjes së Metës. Padyshim nuk janë “heqje kompetencash” por thjesht duke i treguar atij jo “muskujt”, por kufirin tek Thana. Një shtet ligjor, funksionon përmes ligjeve dhe institucioneve, dhe jo përmes thirrjeve për “revolucion popullor”, dhe paranjoftimeve për “të ngritur popullin”.

Po kundër kujt, dhe cilin popull përfaqësoni ju zoti Meta, apo e keni fjalën për ata që dogjën me molotovë institucionet vitin e kaluar? Cilit popull do t’i drejtoheni ju zoti Meta, kur e dini fare mirë se, edhe nga LSI e dikurshme, nuk ka mbetur asnjë mbështetës në Tiranë dhe në rrethe? Populli ka mbështetur dhe do të mbështesë gjithmonë prijësit e zotë, njerëzit e punës dhe jo të dhunës, reformatorët progresistë dhe jo të zemëruarit regresistë.

Posti që morët (falë votave nga ata që ju sulmoni sot) është detyrim dhe jo privilegj zoti Meta. Presidenca, nuk është sallë ku stërviten shtangistët zoti Meta, aq më tepër llogore dhe frëngji ku kërcënohet dhe paralajmërohet qeveria dhe Parlamenti, por institucion ku punësohen, afrohen dhe nderohen vetëm profesionistët.

Next Post
Zëri i Amerikës: Përplasja për Kushtetuesen sjell në Tiranë ekspertët e Komisionit të Venecias

Zëri i Amerikës: Përplasja për Kushtetuesen sjell në Tiranë ekspertët e Komisionit të Venecias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com