• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Murrizi: Bërtisni për një prokuror, ndërsa për atë që iu nxori kasetat heshtët kur e kapërceu Vettingun

by Java News
17/10/2019 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë, por edhe opozitën jashtë parlamentit se kanë një marrëveshje të pashpallur për të mbrojtur njëri-tjetrin.

Ai ironizoi prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj i cili kaloi një ditë më parë vettingun duke thënë se ai i ka krahët e ngrohta, ndërsa nga ana tjetër prokurori i Durrësit vihet në qendër të sulmeve.

Sipas deputetit  Murrizi, qeveria bën propagandë me shifra, ndërsa qytetarët varfërohen akoma më shumë.

“Keni gjithë të drejtën e zotit për të bërë propagandë me shifra dhe me terma abstrakte që qytetarët ndoshta nuk i kuptojnë. Por një gjë e kuptojnë më mirë sesa ne këtu. Kuptojnë skamjen e fukarallëkun, kuptojnë xhepin e tyre, kuptojnë që marrin më pak para, kuptojnë shtetin arrogant, kuptojnë që miliarda euro jepen në 10-12 duar. Kuptojnë që keni 20 vjet që vidhini bashkë të gjitha palët me të njëjtit njerëz.

Kuptojnë edhe shoun edhe atë që ju paraqitet shqiptarëve si sukses që do na çelen negociatat. Sot dhe nesër do e marrim vesh. Çfarë kanë thënë për negociatat ? Ata që ju për një prokuror shkoni bërtisni në sallë të gjyqit dhe thoni “do ta shohësh kur të vijë tek vetingu” dhe për prokurorin tjetër që kemi 5 vjet që nuk lini gjë pa thënë se ju ka nxjerr kasetat, heshtët kur e kapërceu vetingun në qetësi.  Për këtë drejtësi e keni fjalën që do të na qasë Evropa.

Jeni të gufosur sepse keni një marrëveshje, një pazar të pashpallur publikisht por për ata që ju duhen, për të mbrojtur njëri-tjetrën janë aq të marrë vesh sa ju e dini”, deklaroi Murrizi.

g.kosovari

Next Post
Përse Berisha “flet me vete”, për krimet e tij?

Berisha kënaqet me veton e Macron për negociatat dhe sulmon kryeministrin Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com