• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Muri i Jarit dhe Muri i Edi Ramës

by Java News
29/01/2016 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jari ka 6 muaj që ka kërkuar leje për të ndërtuar një mur rrethues në oborrin e shtëpisë së vet, të cilën e ka ndërtuar 15 vjet më parë me leje e hipotekë në truallin e katragjyshërve të tij. (Nuk bëhet fjalë këtu për Presidentin e Republikës, por për një Jar të thjeshtë tiranas).  Sa herë e përsërit kërkesën për lejen, Jarit i vjen një përgjigje nga bashkia, në të cilën shkruhet pak a shumë kështu:

“Ashtu siç ju kemi sqaruar në shkresën aq e kaq, të datës aq, ka hyrë në fuqi ligji aq e kaq, në datën kaq, si dhe rregullorja aq e kaq e datës aq. Gjithashtu sipas pikës a të nenit kaq e aq të VKM-së kaq e aq të datës kaq, rrethimet, si punime me vëllim të kufizuar ose ndikim të ulët mjedisor, kanë nevojë për leje me procedurë të përshpejtuar.

Bazuar në sa më lart, autoriteti vendor do të përcaktojë rregullat në rregulloren blah, blah, blah, sipas nenit kaq e aq të VKM-së kaq e aq të datës aq (të ndryshuar). Pra, sa më sipër, jemi në pamundësi të shqyrtimit të kërkesës suaj”.

Ndërkohë që Jari bën kërkesa dhe merr përgjigje blah, blah, blah, si kjo e mësipërmja, Gon muratori (fqinji i Jarit), pret të ndërtojë murin rrethues të oborrit të Jarit, që të fitojë ndonjë lek, për të blerë diçka më tepër tek Visi, dyqanxhiu i lagjes. Gjithashtu, Blendi, pret që t’i shesë Gonit blloqet e betonit për murin e Jarit (që edhe ai të blejë diçka më tepër tek dyqani i lagjes). Por asgjë nga këto nuk do të ndodhë derisa të rrëzohet Muri që Edi Rama ka ngritur nëpërmjet Ligjit kaq e aq (të ndryshuar), Rregullores kaq e aq (të ndryshuar) dhe VKM-së kaq e aq, që pritet të pasohet me VKM-në kaq e aq.

Jari nuk don të ndërtojë një qiellgërvishtës 40-katësh – ai thjesht don të rrethojë me mur oborrin e shtëpisë modeste që ka ndërtuar me leje e hipotekë në truallin e katragjyshërve të tij.  Si Jari mund të ketë me mijëra Jarë në Shqipëri – dikush don të ndërtojë një mur, një tjetër një ballkon, e një tjetër një aneks. Si Gon muratori mund të ketë me mijëra muratorë në Shqipëri që presin të ndërtojnë muret e Jarëve, që të fitojë ndonjë lek, për të blerë diçka më tepër tek Visat, dyqanxhijtë e lagjeve. Si Blend bllokprodhuesi mund të ketë dhjetra Blendë, që presin t’u shesin Gonëve blloqet e betonit për muret e Jarëve (që edhe ata të blejë diçka më tepër tek dyqanet e lagjeve).

Dhe të gjithë këta presin të rrëzohet Muri që Edi Rama ka ngritur nëpërmjet Ligjit kaq e aq (të ndryshuar), Rregullores kaq e aq (të ndryshuar) dhe VKM-së kaq e aq, që pritet të pasohet me VKM-në kaq e aq.

Përkthyer në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, muri i Edi Ramës ndoshta pengon një shtesë 0.5% rritje në vit. Gjë që do të thotë se rritja e PBB-së mund të arrijë nivelin 3.8% dhe jo 3.3%, në qoftë se bie muri i Ramës, i cili pengon ngritjen e mureve të Jarëve…

Respublica

Next Post

Dhunë ndaj epileptikes për t’i marrë vajzën, një i arrestuar në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

8 përballjet e radhës sot në Champions League/ Liverpool – Milan dhe Inter – Real Madrid sfidat kryesore

Champions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

August 24, 2026
Përmirësimi i transportit urban në kryeqytet, Bashkia e Tiranës tregon se çfarë përmban paketa e saj e ndihmës

KUSHTET/ Alarmi i transportit publik, kërkohet kompensimi i naftës deri në shtator ose do të reduktojnë qarkullimin! Zbulohen 6 pikat

August 24, 2026
Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

August 24, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

August 24, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Zbulohet kontrata e fshehtë, Albin Kurti i jep Serbisë gjysmë milioni euro për riparimin e vagonëve të trenave!

August 24, 2026
VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, një tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

Rëndohet bilanci i tërmetit katastrofik në Indonezi, 100 të vdekur dhe 73 mijë shtëpi të shkatërruara!

August 24, 2026
VIDEO dhe FOTO/ Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

VIDEO dhe FOTO/ Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

August 24, 2026
U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

Grabitet marketi në Durrës, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

August 24, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri, rasti i parë në Korçë! Ekspertët paralajmërojnë dhe japin këshillat, shenjat e sëmundjes dhe masat!

August 24, 2026
“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com