• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Karma

by Auron Tare
11/11/2026 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

Një artikull i gazetës britanike The Guardian, kushtuar projektit të restaurimit të kullave tradicionale të Veriut të Shqipërisë, më kujtoi një histori të jetuar. Një histori që, përtej një busti antik dhe disa kullave veriore, flet shumë për mënyrën se si ne shqiptarët e trajtojmë kujtesën, meritën dhe historinë.

Diku nga vitet 2007–2008, nga Italia do të rikthehej në Butrint busti i Asklepit. Një vepër e çmuar e trashëgimisë sonë arkeologjike, e vjedhur në vitin 1992 nga muzeu dhe e trafikuar jashtë Shqipërisë, për të përfunduar në koleksionin privat të një personi në Itali.

Historia e këtij busti ishte edhe më e veçantë. Asklepi i Butrintit pisi ishte vjedhur dhe trafikuar ishte nxjerrë në ankand në Londër nga shtëpia e famshme e artit Sotheby’s, ndonëse prej kohësh, përmes botimeve dhe studimeve shkencore, dihej se bëhej fjalë për një objekt të vjedhur nga Butrinti.

Busti u shit nga Sotheby’s dhe, siç e përmenda më sipër, u lokalizua në Itali thuajse rastësisht. Karabinieria italiane, e specializuar në luftën kundër trafikimit të veprave të artit, e kishte konfiskuar atë. Por një problem ligjor pengonte rikthimin e tij në Shqipëri. Koleksionisti italian e kishte blerë objektin në mënyrë të ligjshme dhe, nga pikëpamja e tij, nuk kishte asnjë arsye të pranonte humbjen e parave të paguara për të.

Që prej viteve 1999–2000, kur kisha arritur të riktheja në Butrint bustin e Livias, i cili kishte përfunduar në New York, isha marrë intensivisht me çështjen e rikthimit të veprave të artit të vjedhura nga parku arkeologjik. Me ndihmën e madhe të ministres së atëhershme të Kulturës, Arta Dade, kishim mundur të sillnim në Shqipëri edhe tri buste të tjera që ndodheshin në Greqi.

Kështu që për fatin e Asklepit kisha dijeni të plotë.

Për një kohë u përpoqa të vija në lëvizje institucionet shqiptare. Këmbëngulja ime ishte që Ministria e Kulturës të hapte një çështje ligjore ndaj Sotheby’s në Londër, e cila kishte shitur një objekt që, sipas dokumentacionit shkencor, ishte identifikuar si i vjedhur nga Butrinti. Por, për arsye që nuk arrita t’i kuptoja, në Ministri nuk kishte ndonjë interes të veçantë për ta ndjekur këtë rrugë.

Ndërkohë, koleksionisti italian kërkonte 20 mijë euro, shumën që kishte paguar për bustin e Asklepit.

Në këtë moment, dy futbollistë shqiptarë që luanin në Itali, Lorik Cana dhe Igli Tare, vendosën të bashkoheshin dhe të paguanin shumën e kërkuar, me qëllim që Asklepi të rikthehej në Shqipëri.

Dhe kështu ndodhi. Pas shumë vitesh, Asklepi u kthye më në fund në Butrint.

Ministria e Kulturës e asaj kohe, nën drejtimin e Ylli Pangos, organizoi një ceremoni për të festuar rikthimin e bustit. Një ceremoni që, në rrethana të tjera, do të duhej të ishte një moment i bukur për të gjithë ata që kishin kontribuar në këtë histori.

Por, në një mënyrë krejtësisht shqiptare, në atë ceremoni nuk u ftuan  futbollistet qe kishin kontribuar  për rikthimin e veprës. Nuk u ftua as ish-ministrja Arta Dade, e cila kishte nisur përpjekjet për kthimin e objekteve të grabitura gjatë mandatit të saj. Sigurisht, nuk u ftova as unë, ndonëse prej vitesh merresha me këtë çështje dhe kisha ndjekur nga afër rrugëtimin e bustit drejt shtëpisë së tij.

Pra, të gjithë ata që kishin kontribuar në këtë histori u lanë jashtë ceremonisë.

Një shembull pothuajse i përsosur i asaj sëmundjeje kronike shqiptare që quhet inat politik dhe mediokritet institucional. Në Shqipëri, me sa duket, rëndësi nuk ka vetëm kush e bën një punë, por edhe kush ka të drejtën ta tregojë atë. Dhe, nëse puna është bërë nga dikush që nuk i përket kampit të duhur politik, atëherë më mirë të mos përmendet fare.

Kjo histori m’u kujtua ndërsa lexoja artikullin e The Guardian për projektin e restaurimit të kullave tradicionale të Veriut. Një artikull që vlerësonte nismën dhe që më bëri të buzëqeshja kur kuptova se Ministria e Kulturës po e prezantonte projektin si një ide të re dhe një nismë novatore.

Në fakt, nëse duam të jemi të drejtë me historinë, një projekt për rivitalizimin e kullave historike të Veriut, i njohur me emrin “40 Hanet”, ishte hedhur në diskutimin publik pikërisht në vitet 2007–2008. Ishte ministri i atëhershëm i Kulturës, Ylli Pango, ai që e prezantoi dhe e mbështeti publikisht këtë ide, e cila për kohën kishte një vlerë të veçantë për ruajtjen dhe rijetëzimin e trashëgimisë tradicionale të Veriut.

Fatkeqësisht, për arsye ekonomike dhe ndoshta edhe për shkak të mungesës së vazhdimësisë institucionale, projekti nuk arriti të realizohej. Si shumë ide të tjera me vlerë në Shqipëri, mbeti diku në mes të rrugës.

Sot, Ministria e Kulturës dhe Turizmit po e promovon këtë nismë si një ide novatore. Dhe është krejt e drejtë që një projekt i tillë të rikthehet, të mbështetet dhe të realizohet. Trashëgimia kulturore nuk ka pronarë politikë dhe as afat skadence.

Por ajo që bie në sy është se në gjithë këtë promovim nuk përmendet asnjë fjalë për përpjekjen e bërë më parë. Nuk përmendet emri i Ylli Pangos, i cili e solli publikisht këtë ide dhe e mbështeti në kohën e tij.

Duket se historia e projekteve në Shqipëri fillon dhe mbaron me ata që kanë çelësat e zyrave në momentin kur pritet shiriti i inaugurimit.

Dikur, kur Asklepi u kthye në Butrint, u harruan ata që kishin punuar dhe paguar për rikthimin e tij. Sot, kur rikthehet në vëmendje ideja e restaurimit të kullave, harrohet ai që e kishte propozuar dhe mbështetur publikisht shumë vite më parë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In