Forcat e Armatosura kanë ndërmarrë një operacion për pastrimin tuneleve të Selenicës nga municionet e paplasura. E pranishme në këtë aksion ishte sot edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Gjatë Inspektimit ministrja Xhaçka tha se operacioni në katër spotet e fundit do të mbyllet brenda vitit 2018.
“Nga 19 hotspote të identifikuara tani po punohet në katër. Në bashkëpunim me Qeverinë Amerikane, brenda 2018 mbyllim operacionet edhe në katër spotet e fundit. Inkurajoj banorët të raportojnë rastet e evidentimit të zonave me rrezik”, tha Xhaçka.