• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mundimi për të krahasuar Edi Ramën, me Edi Ramën!

by Mero Baze
21/04/2020 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për një kohë të gjatë kritikët e Edi Ramës, kanë hyrë në spiralen e tij dhe në vend të jenë protagonistë të kritikës ndaj tij, duke e krahasuar me një opsion, qoftë ky I ri apo I vjetër, po së paku një opsion tjetër, përpiqen ta luftojnë atë duke e krahasuar Edi Ramën, po me Edi Ramën.

Së pari kjo ndjehet në betejën thuajse vulgare të kritikëve të mënyrës se si u menaxhua tërmeti I Nëntorit, dhe si po menaxhohet Pandemia.

Në rastin e tërmetit, kishin rëndësi dy gjëra. E para të mos mbetej askush pa strehë ato ditë dhe e dyta të gjendeshin burime financiare për dëmet.

Brenda dy tri ditësh shumica e të pastreve u strehuan në hotele luksoze për disa muaj dhe qeveria arriti të marrë një shifër që se besonte as vet, prej 1.15 miliardë euro në fondin e rindërtimit.

Beteja që i bëhej Edi Ramës ishte, se ata në hotel kishin problem, pleqtë ziheshin me njëri tjetrin, disa hotele nuk kishin ashensorin e mirë, ushqimi nuk u pëlqente të gjithëve, e broçkulla të tilla. Rama pastaj I teatralizonte dhe më keq, pasi gjente njërin që i kish humb gruaja një tjetër që I kish humb qeni dhe vazhdonte komedia.

Pasi u gjetën paret, shumë më tepër se çfarë duhen në fakt, filloi beteja kundër Ramës. Jo po këto nuk janë të gjitha falas, disa janë kredi, ne do ti kthejmë ato një ditë, etj., broçkulla si këto.

Pra gjithë beteja kundër tij, bazohej tek ajo çfarë ai kishte arritur ai.

E njëjta gjë ndodhi me Pandeminë.

Në fillim kërkohej me ngulm, si shpëtim nga qielli situata e gjendjes jashtzakonshme. Rama e vuri kur mendoi vet dhe natyrisht do ta heq kur mendon vet. E gjitha çfarë mbahet mend nga beteja është histeria e Berishës dhe kritikëve të tjerë, përse nuk e vendos gjendjen e jashtzakonshme dhe histeria e sotme përse nuk e heq.

Ndërkohë rezultat e menaxhimit të pandemisë, janë të prekshme. Shqipëria i ka shpëtuar destabilizimit nga pandemia, ka ruajtur kurbën e sheshtë, ka kaluar pikun me 26 të vdekur, aq sa Berisha I ka vrarë në një ditë në Gërdec, dhe situta për fat deri tani është normale brenda një situate pandemie.

Tani kritikat janë pse ka bërë kaq teste dhe jo aq teste, pse I ke blerë tamponënt me këtë çmim e jo me atë çmim, Tritani ka hall e laborotorëve të klienteve të tij privat që duan të bëjnë analiza, tjeri do analiza me skaner se ka një mik të tij që ka blerë aparatin, Berisha do vdekje me çdo kusht, dhe po numuron dhe bagëtitë e ngrodhura këto kohë, e prap si dalin shumë.

Si përfundim e gjitha çfarë do mbajmë mend nga pandemia është që Shqipëria ja hodhi paq, fal masave të qeverisë, por opozita kishte vrejtje për Edi Rmaën, se ai I merrte kur I donte qejfi  masat dhe jo kur donte opozita

Po kaq banal është sot ballafaqimi I opozitës për renditjen e Shqipërisë në indeksin e lirisë së shtypit nga Reproterë pa kufijë. Shqipëria është në vendin e 84. Dy tre vjet më parë po nën “rregjimin” po të Edi Ramës ka qenë në vend të 76 dhe 75 pra nja tetë shkallë më mirë. Po aman nën Edi Ramën. Perceptimi negative I paketës antishpifje natyrisht ka bërë punën e vet.

Ama krahasimi real që duhet të bëj opozita e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është me vitin 2013 kur ata e dorëzuan pushtetin. Në atë vit Shqipëria ka qenë  në vendin 102. Edi Rama e çoi nga 102 në 75 pra 27 shkallë më mirë. Sot e ka 18 shkallë më mirë se ata. Nëse opozita duhet të krhasoj veten me Edi Ramën duhet ti thotë faleminderit që e përmirosve Shqipërinë nga vendi 102 ku ta lamë në vendin 84.

Por ata kanë qejf ta krahsojnë Edi Rmaën me Edi Ramën, si në çdo punë tjetër.

Po  e keni kështu mirë e keni vazhdoni. Mund të rrini gjithë jetën në opozitë, duke krahasuar Edi Ramën, me Edi Ramën. Do argëtoni njerëzit. Puna është ta krahasoni me veten dhe të duken më të mirë, se Edi Rama, se po e latë në dorë të tij ai këtë zanat ka. Mund tu mbajë me shpresa gjithë jetën, herë duke u ngrohur, e herë duke u ftohur. Tema

Next Post
Shkodra me 99 raste/ Gati përgjigja e 23 analizave të tjera. 9 qytetarë në karantinë në Konviktin “Luigj Gurakuqi”

Shkodra me 99 raste/ Gati përgjigja e 23 analizave të tjera. 9 qytetarë në karantinë në Konviktin “Luigj Gurakuqi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

June 6, 2026
Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

June 6, 2026
“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

June 6, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

June 6, 2026
Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

June 6, 2026
Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

June 6, 2026
Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

June 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 6, 2026
Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

June 6, 2026
Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In