• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mundet grupimi i ri në PD të kthehet në alternativë?!

by Ben Andoni
05/03/2018 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej pak ditësh kundërshtarët e mënjanuar prej kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Bashës, kanë filluar lëvizjen për të testuar elektoratin e Djathtë dhe për të krijuar premisat për një forcë të re politike. Për fat të keq, nuk e kanë më vrullin dhe entuziazmin e pak muajve më parë, kur paraqitën platformën për konceptimin e ri të PD-së. Një pjesë e tyre kanë rënë në monotoninë e humbjes dhe në përshtatjen e paqme me realitetin e ri. Më saktë janë të ngopur me pushtetin e shkuar dhe të gjitha beneficet që rrjedhin për inerci prej tij.

I vetëm Astrit Patosi me ndihmën e Ridvan Bodes dhe shumë më pak nga Majlinda Bregu kanë nisur përpjekjet reale për atë që mund të konceptohet si forcë e re politike. A do munden ta trandin dot elektoratin e Djathtë, që tashmë ndjehet krejt i paorientuar, oratorët e ri të PD-së? Ka pak të ngjarë, sepse përveç goditjes të rëndë në tre zgjedhje rresht, ky formacion ka harxhuar të gjitha ligjërimet e zyrtarëve të saj për të fituar besimin tek elektorati.

Sikur të mos mjaftojë kjo, shpura e shumtë e Lulzim Bashës, që më së shumti duken personazhet e sotëm konjukturale të PD-së, janë hedhur në mbrojtje të ethshme të kryetarit. Më qesharakë janë bërë ata që dikur e lanë Partinë Demokratike, e duke shfrytëzuar deri edhe simbolikën e saj, u munduan ta godisnin poshtë brezit mu në momentin më të keq. Politikanët e ish-formacionit të Genc Pollos dhe Tritan Shehut po i nxjerrin dhëmbët më së shumti sepse nuk duan që një formacion i ri nga PD-ja të arrijë më tepër sesa ata, por edhe sepse u sjell në një kuptim instiktiv vetë pabesinë e tyre.

Gjithsesi, iniciatorët e lëvizjes së re te PD e kanë përvojën e duhur, që në takimet që kanë nisur nga pak ditë të testojnë realisht forcën e tyre por edhe mbështetjen. Astrit Patosi, më aktivi syresh, mendon se :“Një lëvizje politike në shumë raste është më e madhe se një parti politike, por unë nuk mund të përjashtoj asgjë në rast se shurdhëria dhe mosreflektimi do të vazhdojë. Ne jemi të vendosur t’i qëndrojmë aksionit tonë politik sepse mendojmë se e kemi detyrim ndaj forcës sonë politike ndaj demokratëve në gjithë Shqipërinë, por dhe ndaj vendit në tërësi”.

Realisht, kjo apati e PD-së, mungesë përfaqësimi dhe kaotizmi i saj ka brenda dhe cinizmin e Bashës dhe shpurës së tij, që pak nga pak po i largohen Berishës dhe që kanë kinse forcën të mos i përgjigjen platformës së shtatorit për ringritjen e PD-së, që ka edhe firmat e dy ish-ëve të rëndësishëm të PD-së Patozi dhe Ridvan Bode. Dhe, ky është paradoks. PD-ja ka nevojë sot e kësaj dite për të lexuar sinqerisht humbjet e saj.  Cilado qoftë e ardhmja dhe gabimet e tjera të Edi Ramës, që duket se po i japin zemër PD-së, lëvizja e re duhet respektuar si një alternativë që po realizohet nga politikanë që e njohin mirë politikën shqiptarë. Sesa do t’ia dalin, kjo mbetet për t’u parë paçka se gjasat sërish nuk janë të mira, pasi fryma demokratike mungon realisht edhe në këtë lëvizje, ku duket se problemi kryesor nuk është reformimi i PD-së por thjesht ndryshimi i lidërshipit të saj. (Javanews)

 

 

Next Post
Renzi, italianëve: Mos e përdorni referendumin për të rrëzuar qeverinë

Trashëgimia e humbur e Renzit, një lider kundër vetvetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com