• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mundësi jetë në hënën Titan të Saturnit? Ja çfarë thonë shkencëtarët e NASA-s

by Java News
15/08/2017 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur astronomët zhvillojnë kërkime për mundësinë e jetës në planete të tjera të sistemit tonë Diellor, ata zakonisht kërkojnë për ujë. Ka një shprehje, sipas së cilës ku ka ujë, ka jetë. Por disa shkencëtarë të agjencisë së hapësirës NASA, mendojnë se ne mund të jemi të aftë ta zgjerojmë më tej këtë thënie, për të përfshirë çdo lëng, madje edhe liqenet me metan në hënën e Saturnit, Titan.

Saturni është rreth 1.2 miliardë kilometra larg Tokës dhe Titani është hëna e tij më e madhe.

Titani dhe Toka janë unike në sistemin tonë diellor për të vetmen arsye, se ato kanë ujë.

Maureen Palmier, shkencëtar në Nasa, foli për Zërin e Amerikës me skype:

“Titani është interesant, sepse është i vemti trup në sistemin diellor përveç Tokës, që ka një cikël metereologjik. Pra, sikurse sistemi i ujit në Tokë, atje gjendet metan nëpër liqene që avullon, duke krijuar re dhe pastaj shi.”

Analizimi i lëngjeve, madje edhe i metanit në laborator, është një mundësi e mirë për të parë për mundësinë e jetës. Por jo jetë si kjo që kemi ne, sepse oqeanet me metan janë vdekjeprurëse për qelizat njerëzore.

Kërkime të mëparshme kanë arritur në përfundimin se qelizat e bazuara në një molekulë të quajtur Acrylo-nitrile ((ak-ruh-loh-nahy-tril)) zhvillohen shumë në praninë e metanit.

Pra, duke përdorur një teleskop të ri të fuqishëm, shkencëtarët e Qendrës Goddard të NASËS kërkuan për praninë e kësaj molekule në Titan, dhe e gjetën.

“Në Tokë, ndoshta nuk e gjen metanin në këtë sasi. Ai përdoret për prodhimin e disa llojeve të plastikës. Por tek Titani është kërkuar për një kohë të gjatë dhe në atë kohë nuk është përdorur ndjeshmëria që ka ALMA për ta dalluar.”

ALMA është shkurtimi për Atacama Large Millimeter Array, një koleksion shumë i madh teleskopësh të vendosura në shkretëtirën e lartë dhe të thatë Atacama në Kili. Ai operon që nga viti 2013 dhe është tepër i fuqishëm për të dalluar sasi shumë të vogla akrilo-nitrili.

Martin Cordiner, së bashku me zotin Palmer shkruan raportin për këtë zbulim:

“Nuk do të thonim se atje gjendet metan me shumicë, por duhet thënë se metani është gazi që gjendet më tepër në atmosferën e Titanit.”

Acrylo-nitrili është baza për një membranë qelizore të quajtur azotosome.

Palmer dhe Cordiner shpresojnë që ndonjë biolog me iniciativë do të krijojë azoto-some në laborator.

Me ta bërë këtë, pra me ta gjetur atë tek Titani, ky trup qiellor duhet shkuar për t’u vizituar.

“… Një nga argumentet e shkëlqyera për dërgimin e njerëzve për të eksploruar këto mjedise, është se gjatë fluturimit ata mund të marrin vendime se për çfarë mostrash të kërkojnë dhe ku të gërrmojnë.”- thotë Cordiner.

Ndoshta jo shumë shpejt, por shkencëtari thotë se në rreth 10 vitet e ardhshme, njerëzimi ka për të çuar sonda robotike në Titan. (VOA)

Next Post
Kina u tërheq ‘veshin’ SHBA-vë dhe Koresë së Veriut: Stop provokimeve!

Kina u tërheq 'veshin' SHBA-vë dhe Koresë së Veriut: Stop provokimeve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com