• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mund t’i rezistojë rrezatimit vrasës, shkencëtarët zbërthejnë sekretin e bakterit

by A R
12/12/2024 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lloj bakteri i quajtur Deinococcus radiodurans dhe me pseudonimin “Bakteri Conan” ka veti të rezistojë edhe në ekstrem pasi duron rrezatim 28.000 herë më të fortë se sa ai që mund të vrasë njeriun. Sekreti i tij është i kyçur brenda një antioksidanti.

Shkencëtarët kanë zbërthyer mënyrën si antioksidanti funksionon duke treguar se në të ardhmen mund  të përdoret për të mbrojtur shëndetin e njeriut, si në planetin Tokë ashtu edhe përtej.

Antioksidanti përbëhet nga disa molekula të vogla që quhen metabolite në të cilat përfshihen mangani, fosfati dhe një peptid i vogël, DP1. E gjithë substanca bashkë njihet si MDP.

Së bashku, kjo trilogji e fuqishme vepron në mbrojtjen ndaj rrezatimit, tregon një studim i ri i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences.

Këto gjetje mund të përdoren për të mbrojtur astronautët nga dozat e larta të rrezatimit kozmik në misionet e hapësirës në sistemin tonë diellor.

“Ne e kemi ditur prej kohës që jonet e manganit dhe fosfatit bashkë janë një antioksidant i fuqishëm,  por zbulimi dhe kuptimi i fuqisë ‘magjike’ të elementit të tretë është një hap i madh. Ky studim ka treguar pse ky kombinim është një mbrojtës rrezatimi kaq i fuqishëm dhe premtues”, tha bashkëautori Brian Hoffman.

Kjo mund të sjellë krijimin e antioksidantëve më të fuqishëm me bazë manganin dhe që mund të  përdoren në shëndetësi, industri,ushtri dhe eksplorimin hapësinor. Duke qenë një mbrojtës i thjeshtë, jo i kushtueshëm, jo toksik dhe shumë efektiv, astronautët mund ta marrin edhe nga goja. Kështu mund të  shmangin rreziqet e rrezatimit  të lartë nga rrezet kozmike.

Në Tokë, ai mund të përdoret për t’u mbrojtur ndaj aksidenteve që çlirojnë rrezatim.

/a.r

Next Post
Zbardhet skema e rritjes së pagave nëpër bashki, nga 32 mijë lekë, minimumi i ri shkon 70 mijë lekë

Hapen aplikimet për 1200 kredi të buta, Bashkia Tiranë: Ja kriteret dhe procedurat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e 3-të!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e 3-të!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In