• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mund të zhduken 5 miliardë njerëz”/ Ekspertët: Lufta bërthamore do të bllokojë diellin për vite

by
15/10/2022 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta bërthamore mund të zhdukë pesë miliardë njerëz dhe të bllokojë diellin për disa vite, sipas paralajmërimit të ekspertëve, ndërsa Putini vazhdon të kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore duke rritur frikën kudo në botë.

Gjatë një intervistë për The Sun, eksperti i fatkeqësive Paul Ingram tha: “Gjatë Luftës së Ftohtë, besohej se kishte mjaftueshëm raketa bërthamore për të hedhur në erë botën disa herë.

“Ky nuk është më rasti. Ka më shumë se 12,000 koka bërthamore në mbarë botën.  Vetëm Rusia ka pothuajse 6000 të tilla, ndërsa SHBA-ja 5,400. Shpërthimi dhe rrezatimi nga këto do të shkaktonin nga 200 deri në 300 milionë viktima në të gjithë botën”, tha ai.

Ingram, një tjetër ekspert paralajmëroi gjithashtu për pasgoditje apokaliptike nga çdo konflikt bërthamor.

“Përveç vdekjeve të menjëhershme, një sulm bërthamor do të shkaktonte aq shumë blozë dhe radioaktivitet sa do të mbulonte diellin për disa vite,” tha ai. “Kjo do të çonte në vdekjen e deri në pesë miliardë njerëzve në mbarë botën.”

Ai shtoi se rreziku i një sulmi të tillë ndaj një vendi si Ukraina, i cili njihet si “shporta e bukës” për shkak të prodhimit të grurit, mund të shkaktojë uri në mbarë botën.

“Temperaturat do të shënojnë ulje në të gjithë botën deri në 16 gradë Celsius. “Në qendër të Londrës, ne jemi më të rrezikuar nga shpërthime të drejtpërdrejta dhe rrezatim, por askush nuk do të ishte i sigurt”.

Mbretëria e Bashkuar ka 225 koka bërthamore, shumica e të cilave mbahen në bordin e nëndetëseve Trident. Kina, Franca, Pakistani, India, Izraeli dhe Koreja e Veriut janë fuqitë e tjera bërthamore të botës, raportona abcnews.al.

Megjithatë, megjithëse Rusia ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, shumë prej këtyre armëve datojnë që nga Lufta e Ftohtë.

Veterani i ushtrisë britanike, nënkoloneli Stuart Crawford tha për The Sun Online: “Armët taktike të Rusisë janë ruajtur që nga vitet 1990. Ne nuk e dimë nëse ato janë mirëmbajtur.”

Sipas tij, një konflikt i kufizuar bërthamor në të cilin dy kombe lëshojnë armë ndaj njëri-tjetrit mund të shkaktojë uri globale.

Nënkolonel Stuart Crawford tha për The Sun Online: “Nëse rusët vendosin të përdorin armët bërthamore, hakmarrja e Perëndimit do të jetë e shpejtë dhe e tmerrshme. “Rusia do të pushonte së ekzistuari si një vend.”

/e.d

Next Post
Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit

Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit

Comments 1

  1. Igor says:
    4 years ago

    Kur dote ndodhe ? Ose dote zhdukemi nga armet berthamore ose dote vdesim nga cmimet qe nuk mundemi ti perballojme ,pra mos na lini te vuajm nga urija na zhdukni sa ma shpejte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com