• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mund të eksploroni plazhet dhe qytetet historike”! Tabloidi “The Sun” rekomandon Shqipërinë

by A R
18/08/2026 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse po mendoni se ku të shkoni me pushimet, atëherë mund të merrni në konsideratë Shqipërinë.

Kështu e nis artikullin tabloidi britanik “The Sun”, teksa i referohet një studimi se Shqipëria është ndër destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë.

Sipas Thomas Cook, rezervimet janë rritur me një shifër marramendëse prej 293%. Dhe kjo nuk është aspak befasuese, pasi Shqipëria ka shumë për të eksploruar, përfshirë plazhe të bukura me ujëra kristal të pastër, një kryeqytet relativisht të qetë dhe verë të lirë.

Përshkrimin për Shqipërinë, “The Sun” e nis me kryeqytetin, Tiranën, ku moti është shumë i mirë dhe turin mund ta nisësh nga sheshi Skënderbej.

“The Sun” shkruan më tej se Shqipëria është gjithashtu vendi i të ashtuquajturave “Maldivet e Evropës”, Ksamili, i cili e ka marrë këtë epitet për shkak të plazheve të bukura, rërës së butë dhe ujërave kristal të pastër.

Por nëse preferoni të eksploroni historinë, Shqipëria ka disa qytete historike shumë të bukura, si Berati dhe Gjirokastra, të cilat janë të dyja site të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në fund, “The Sun” sugjeron Durrësin, ku gjendet amfiteatri romak, ku mund të shijohet gjithashtu edhe shëtitja në bregun e Adriatikut, ndërsa më tej në Golem për të provuar aktivitete të ndryshme ujore.

Britanikët që duan të vizitojnë këtë vend ende pak të eksploruar, thekson “The Sun”, mund të fluturojnë direkt gjatë verës nga Londra, Birmingham, Manchester, Edinburgh dhe Liverpool.

Next Post
Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk është më prioritet për Turqinë, Europa është humbësja -

Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk është më prioritet për Turqinë, Europa është humbësja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com