• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mu ngritën qimet përpjetë”/ Ambasadori shqiptar në OKB rrëfen çfarë ndodhi në mbledhjen e “KS” në momentin kur Rusia nisi sulmin mbi Ukrainë

by Java News
14/10/2022 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka rrëfyer për emision “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, momentin e parë kur morën vesh që Rusia filloi sulmin në Ukrainë.

Hoxha tha se në atë moment po zhvillohej mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ku Shqipëria kishte folur e para, por ajo që është më ironikja është se seanca drejtohej nga Rusia, dhe gjatë gjithë kohës ambasadori rus thoshte se vendi i tij nuk ka në plan të sulmojë.

Ambasadori Hoxha rrëfen gjithashtu se në atë moment i janë ngritur qimet përpjetë, por më pas puna ka vijuar normalisht ku Shqipëria është koordinuar me SHBA-të dhe ka kërkuar sërish fjalën në fund, për të folur mbi atë se çfarë OKB duhet të bëjë pas nisjes së sulmit.

Pjesë nga biseda:

Hoxha: Unë kam qenë i këshillit të Sigurimit, kam qenë duke folur dhe meqenëse kishim at5ë rolin e pendëmbajtësit që gjithmonë mund të flasim të parët dhe unë kisha folur i pari, kishte folur i dyti që ishte SHBA-të. Në momentin që po fliste i treti nga ekipi im nga mbrapa më thonë lexo një twitt që thoshte se sulmi ka filluar dhe ne jemi si të elektrizuar. Nuk e di nëse më janë ngritur flokët përpjetë apo jo, por kam përshtypjen që një pjesë më janë ngritur, sepse ne ishim përgatitur për skenarë të tillë. Në qoftë se do merrej lajmi që sulmi ka filluar ne do të kërkonim edhe njëherë të bënim ndërhyrje sepse ndërhyrjet tona nuk ishin në fokusin e fillimit. Ne ishim gjithmonë që të mos fillonte, duke paralajmëruar, duke thënë që gjithë qëndrimi ushtarak ka një qëndrim të caktuar, por nuk kishte filluar asgjë.

Gjëja më interesante ka qenë se përveçse ne u koordinuam menjëherë me amerikanët. Unë nuk kam folur me Tiranën në atë kohë sepse i kisha instruksionet e qarta që nëse do të ndodhte ne do të mbanim këtë qëndrim. Ne do të duhej të përgatisnim edhe njëherë një ndërhyrje  për të marrë fjalën në fund, siç e bëmë. Por gjëja më interesante ka qenë që ai që drejtonte seancën që ishte vetë Rusia, ambasadori rus nuk ishte në dijeni dhe ekipi i tij e lajmëron, ai lë mbledhjen dhe shkon tek salla e presidentit për të marrë vesh, për të folur nuk e di se me kë për tu siguruar dhe kthehet dhe lajmëron që Presidenti i Rusisës ka marrë vendimin për të ndërhyrë në Ukrainë dhe bla bla bla.

Ishte ndërhyrja më e sikletshme për të, sepse deri atëherë me dhjetëra herë ai pretendonte normalisht siç kanë qenë udhëzimet e tij, që Rusia i ka trupat në territorin e vet, që Rusia ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, që Rusia s’ka asnjë synim të sulmojë, dhe ja ku jemi, Rusia kishte synim për të sulmuar Ukrainën. Ka qenë një moment i frikshëm sepse nuk dinim se çfarë do të thoshte operacion special.

Karadaku: Seanca në atë moment drejtohej nga përfaqësuesi i Rusisë dhe ai nuk e dinte që po ndodhte sulmi?

Hoxha: Unë kam biseduar me kolegët e tjerë, unë vetë nuk e kam pyetur ambasadorin rus, por bindja e të tërëve dhe të atyre që pretendojnë se dinë edhe më shumë se sa ne, të gjithë kishin bindjen se ambasadori rus nuk ishte në dijeni të fillimit të sulmit, dhe ai e ka marrë vesh siç e kemi marrë vesh ne në sallë./m.j

Next Post

Besueshmëria e Berishës në Perëndim është avokatia më e madhe për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In