• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Motrat që sjellin kuzhinën afgane në Shëngjin: Edhe nëse ikim në SHBA, do të kthehemi të vijojmë biznesin

by A R
06/02/2022 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhja e qytetarëve afganë me Shqipërinë është më shumë sesa një vend strehimi. Jo të gjithë ata që kanë ardhur këtu do të zgjedhin të largohen. Edhe Mariam me motrat e saj që kanë hapur restorant në Shëngjin thonë se do të jenë gjatë në vendin tonë.

“Nuk jemi të sigurt se për sa kohë do të qëndrojmë këtu. Por e kemi vendosur bashkë me bashkëpunëtorët që pasi të shkojmë në SHBA do të kthehemi sërish këtu dhe do të vijojmë biznesin”.

Iniciativa e tyre e veçantë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ndryshe nga qytetarë të tjerë afganë të cilët vijojnë punën online, Mariam, motrat e saj dhe një bashkëpunëtore zgjodhën të hapnin restorantin.

Qëllimi, për të sjellë në Shqipëri një pjesë të traditës së Afganistanit.

“Këtu ne ofrojmë gatime tradicionale afgane. Kemi dashur të sjellim diçka nga vendi ynë. Aty lamë gjithçka dhe zgjodhëm që të sjellim ushqimet tradicionale. Kështu ne ndihmojmë familjet tona, afganët që jetojnë këtu. Ne nuk mund të sjellim të gjithë afganët këtu, por të paktën sollëm ushqimin”.

Këtu nuk zgjedhin të ushqehen vetëm qytetarë afganë. Interes dhe kureshtje ka edhe nga vendas dhe vizitorë.

“Shumica e klientëve tanë janë afganë. Por kemi edhe klientë shqiptarë ndërsa kanë ardhur edhe vizitorë nga Kosova të cilët zgjedhin Shëngjinin”.

Në Shëngjin që prej muajit Shtator janë strehuar rreth 2 mijë qytetarë të cilët u larguan nga vendi i tyre që kur në pushtet erdhën talebanët.

/a.r

Next Post
E quanin ‘të patalentuar’, si e ndryshuan fjalët e Mehmet Shehut fatin e Tinka Kurtit në aktrim

E quanin ‘të patalentuar’, si e ndryshuan fjalët e Mehmet Shehut fatin e Tinka Kurtit në aktrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com