Prej ditës së djeshme reshjet në Shqipëri kanë ndaluar, ndërsa temperaturat kanë ardhur në ulje.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite priten reshje lokale të dobëta në të gjithë territorin, ndërsa nesër nesër gjithë dita do jetë me kthjellime.
Nuk priten reshje në formën e dëborës.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 °C / 11 °C
në vendet e ulëta: 1 °C / 11 °C
në vendet malore: -4 °C / 4 °C.
ERA
Sot (e martë, dt.23) dhe nesër (e mërkurë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.
Gazeta Express




/a.m.