Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, 13 shtator, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, me intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta vranësirash.
Gjatë pasdites pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë territorin, më i theksuar në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes. Megjithatë, nuk parashikohen reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie të lehtë, veçanërisht gjatë mesditës, ndërsa vlerat do të luhaten nga 13°C deri në 33°C në rang vendi.











