• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq/ Veliaj: Të gjithë në gatishmëri, qytetarët të shmangin lëvizjet në orët e vona

by Java News
05/01/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka ngritur shtabin e emergjencave për të menaxhuar dhe përballuar të gjitha vështirësitë që mund të vijnë nga përkeqësimi i motit në ditët në vijim. Në takimin e parë, ku morën pjesë përfaqësues të strukturave të emergjencave, si shërbimi zjarrfikës, Policia Bashkiake, si dhe ndërmarrjet e tjera bashkiake, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se për shkak të situatës së pazakontë për një zonë si Tirana, duhet angazhimi i të gjithëve, për t’u përballur me çdo problematikë në mënyrë që qytetarët që jetojnë në territorin e Bashkisë së Tiranës të jenë të sigurt.

“Përveçse është një detyrim ligjor, është një detyrim njerëzor për të përballuar një situatë e cila është e pazakontë krahasuar me situatat e tjera të emergjencave që ka përballuar Bashkia e Tiranës. Teksa me përmbytjet jemi mësuar dhe dimë si menaxhohet situata, kjo është diçka e pazakontë, duke qenë se parashikohet që temperaturat të ulen shumë gjatë fundjavës”, tha Veliaj.

Ai ka kërkuar që të gjitha strukturat, ambientet dhe mjetet që Bashkia e Tiranës disponon të jenë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë çdo individi apo familje që do jetë në vështirësi.

“Është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të mobilizohet në varësi të detyrës që ka, që çdo metër katror e territorit të mbulohet me shërbim dhe të jemi në gatishmëri të përforcuar, sidomos gjatë 4-5 netëve të ardhshme, ku presim që edhe temperaturat të jenë më të ulta. Është misioni ynë, jo vetëm të informojmë publikun, por të sigurohemi që jemi këtu në çdo rast” , shtoi Veliaj në fjalën e tij.

Kryetari i bashkisë siguroi gjithashtu të gjithë qytetarët se do të kenë mbështetjen e strukturave të Bashkisë së Tiranës në çdo kohë për gjatë gjithë ditëve në vijim.

“Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që po marrim çdo masë, do përdorim çdo mjet, stafin tonë të burimeve njerëzore në terren, gjatë gjithë turneve të natës, sidomos në 4-5 ditët e ardhshme. Vëmendje të veçantë do ta kemi veçanërisht atyre që kanë nevojë për më shumë mbështetje, që janë persona në kushte rruge, të moshuar, pa një ndihmë dhe që ndoshta jetojnë të vetmuar”, tha Veliaj.

Ai theksoi gjithashtu se në situata të tilla është e nevojshme edhe bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për t’i ardhur në ndihmë atyre që janë në vështirësi apo duke njoftuar institucionet vendore për problematikën e hasur.

“Duam të sigurohemi që çdo qytetar i Tiranës është i sigurt dhe ka një strehë të ngrohtë kur të arrijë i ftohti polar, por në kohë si kjo është jetike për çdo qytetar që të na bashkohet duke ndihmuar fqinjët, apo të afërmit, apo duke na njoftuar për çdo problem të mundshëm në numrat që kemi venë në shërbim të qytetarëve, që janë numri i gjelbër i bashkisë 0 800 0 888, si dhe zjarrfikësit në numrin 112”, tha Veliaj.

Ai ka bërë të ditur edhe planin e masave që Bashkia e Tiranës ka marrë për të qenë në lartësinë e duhur për të përballuar këtë situatë të pritshme të përkeqësimit të motit dhe për t’u siguruar që çdo njeri të ketë një vend ku mund të strehohet apo të marrë ndihmën e duhur.

“Kam urdhëruar që të jenë të hapura 24 orë të 24 njësitë administrative të Tiranës, për të ofruar mundësi strehimi dhe ngrohje për qytetarët ne nevojë. Në rast nevoje do të përdorim të gjitha kopshtet, shkollat, madje pallatin e sportit apo edhe konviktet tona të nxënësve dhe të studentëve, duke qenë se ende nuk ka filluar shkolla. Do të jetë gjithashtu e hapur për të gjithë qytetarët edhe Bashkia e Tiranës dhe të gjitha zyrat publike për këdo qytetar ne nevoje”,- shtoi Veliaj.

Gjithashtu ai theksoi se janë marrë masa edhe për të pajisur të gjitha qendrat e pritjes apo ato të emergjencave të Bashkisë së Tiranës me bazën e duhur materiale për të ofruar kushtet normale për këdo që do strehohet në to këto ditë.

“Kemi siguruar batanije, veshje, dru dhe lëndë djegëse  për të gjithë ata qytetarë që i kemi strehuar në qendrat tona të emergjencës, kryesisht në zonën e Shkozës, Tufinës, në zonën e Bregut të Lumit, që janë strehime të përkohshme. Ndërkohë, do të jenë të hapura për të gjithë qendrat tona sociale, që tipikisht në  mënyrë ditore i shërbejnë njerëzve në nevojë, si qendra sociale në Kombinat, ajo në Laprakë, në Shkozë, tek ish stacioni Trenit. Grupet e punonjësve socialë dhe të Policisë Bashkiake do të patrullojnë  në terren për t’u kujdesur sidomos për fëmijët dhe për të rriturit për t’u krijuar lehtësira zhvendosje në një nga strehët më të afërta, qoftë në Bashkinë e Tiranës, qoftë në një nga 24 njësitë, në shkollë në kopsht apo në konvikt, ku është më afër, në zonën ku gjenden këta persona”, shtoi Veliaj.

Ai kërkoi edhe nga administratorët e Njësive Administrative që të mbledhin ndërlidhësit dhe përfaqësuesit e tjerë të komunitetit për të qenë edhe ata në gatishmëri për të marrë çdo ankesë dhe për ta përcjellë atë pranë shtabit të emergjencave.

Veliaj tha se janë marrë masat që ndërmarrjet e bashkisë, sidomos në zonat e thella të Tiranës, duke filluar nga sot, të bëjnë shpërndarjen e kripës në rrugë, si dhe vendosjen e të gjithë eskavatorëve në pikat kryesore ku priten problematika. Ai u bëri thirrje qytetarëve të evitojnë në maksimum daljet, sidomos në orët e vona kur i ftohti bëhet më problematik.

“Për të gjithë qytetarët e Tiranës, ju bëjmë thirrje, kufizoni sa më shumë daljen gjatë orëve të ftohta dhe merrni masa nëse iu duhet të dilni patjetër. I lus qytetarët të njoftojnë shërbimet tona të emergjencës, Policinë e Shtetit apo urgjencën në numrin 112 nëse shihni njerëz në nevojë apo në një situatë hipotermie që paraqesin shenja si dridhje apo kapitje, konfuzion, mungesë artikulimi apo marrje mendsh, njerëz dhe qytetarë që mund t’i hasni në rrugë dhe mund t’i ndihmoni vetëm me një telefonatë”, u shpreh Veliaj.

Next Post
Berisha i kërkon Nishanit të ndëshkojë N/Kolonelin e dekoruar nga ai vetë

26 vjetori i "RD", Nishani dekoron gazetën e PD-së me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

“Me Nokën dhe Vokshin nuk bëhet analizë në PD”/ Avokati: Berisha ka minuar themelet e partisë

December 6, 2025
Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

December 6, 2025
Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare arkitekti legjendar. Vepra e tij dhe risitë së solli

Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare arkitekti legjendar. Vepra e tij dhe risitë së solli

December 6, 2025
Kthjellime dhe vranësira… Parashikimi i motit për sot

Moti sot, vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

December 6, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Parashikimi i horoskopit për shenjën tuaj/ Dashuria sot mund t’iu sjellë surpriza të këndshme… 

December 6, 2025
Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In