• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Mospranimi i Metajt si “udhëheqës” i opozitës mund t’i kushtojë shtrenjtë Berishës

by Mero Baze
11/09/2022 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Mero Baze

Ilir Metaj nuk ja doli dot ti diktonte axhendën e tij opozitare PD. Prova e tij për të vendosur një datë proteste në Tiranë pa konsultime me Berishën testoi pafuqinë e tij për ti diktuara Berishës një rol kryesor në opozitë. Edhe pse nuk e refuzuan publikisht dhe mund të çojnë të “deleguar” në protestë, ajo është qartazi një protestë e Ilir Metës. Refuzimi pason një periudhë të gjatë meditimi të Ilir Metës rreth paranojës se Berisha mund të ketë gisht dhe në publikimin e historisë së dosjes së tij.

Por mbi të gjitha refuzimi vjen në kulmin e përbetimeve të Ilir Metës për udhëheqjen e një revolucioni që duhet të niste bashkë me shtatorin, ndërkohë që ai shkoi deri tek gjysma.

Dështimi i Ilir Metës për të startuar sezonin opozitar të bashkuar me Berishën, vjen nga pretendimi që ai duhet të ketë rol kryesor në opozitë. Dhe nuk është se i ka keq llogaritë. Krahasuar me Sali Berishën, aktualisht Ilir Meta është së paku ligjërisht më i pastër. Ai nuk është ende i ndëshkuar si person “a non grata” nga SHBA ,, apo Britani e Madhe si Berisha. Të udhëheqësh opozitën dhe të gënjesh shqiptarët se do bëhesh kryeministër i një vendi kur nuk ta pranon SHBA dhe Britani e Madhe është shaka pa kripë. Në këtë aspekt aleanca e Berishës me Metaj ka kuptim vetëm nëse Berisha e nominon atë si kryeministër qysh në fillim të këtij projekti të përbashkët. Nëse jo, atëherë vështirë se mund të funksionojë bashkimi, edhe pse formalisht mund të kryhet.

Krahasuar me Sali Berishën po ashtu Ilir Meta ka në favor moshën. Kur të vijnë zgjedhjet e vitit 2025, ai i përket brezit të 50 vjeçarëve ndërsa Berisha brezit të 80 vjeçarëve. Do të mjaftonte kjo diferencë që Berisha ti hapte atij rrugë dhe të ndërtonte një koalicion besimi qysh tani me të, duke krijuar bindje tek militantët e vet se Meta do të jetë me ta.

Së fundmi krahasuar me Berishën Meta ka shansin që mund të zgjedh, kurse Berisha nuk ka asnjë shans nëse i ikën Ilir Meta. Ilir Meta si parti e vogël e ka të sigurt vendin. Ai e ka të sigurt se mund të marrë 3 ose 4 deputetë se mund të mos hyj në qeveri apo se mund të rritet apo zvogëlohet përtej kësaj shifre Ai bëhet i vlefshëm vetëm nëse këto pak vota që ka ti fus në punë duke formuar një qeveri me Berishën. Por ndryshe nga Meta Berisha është i vdekur nëse bashkohet me Ilir Metën Ai nuk më as kohë, as mundësi dhe as vota të vij ndonjëherë në pushtet. Ndaj në këtë pikë refuzimi i tij për të mos i dhënë rol “udhëheqës” Ilir Metës është i rrezikshëm.

Mbështetësit e Berishës e kanë më kollaj dhe janë më të qetë nëse shikojnë se Meta do të bëhet kryeministri i tyre dhe do të jetë me ta, se sa të rijnë me frikë në zemër deri më 2025, duke duruar paranojat e Ilir Metës dhe hyrje daljet e tij. Ashtu do shkatërrohen më tepër.

Ndaj rruga e vetme që opozita e Berishës ta ketë aleat Ilir Metën, është ta ketë kandidatin e saj për kryeministër. Ndryshe deri më 2025 gjithmonë do ta shikoni në ndonjë rrugicë duke bërë protestë për hesap të vet. Sa për tu kujtuar se nuk ja dalin dot patë.

Next Post
Aksident i trefishtë në Gjirokastër-Tepelenë, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Aksident i trefishtë në Gjirokastër-Tepelenë, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

October 29, 2026
Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

October 29, 2026
Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

October 29, 2026
Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

October 29, 2026
Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

October 29, 2026
Sherri në Kuvend: Deputeti i PD tenton të kalojë shkallët dhe t’i afrohet Peleshit, ndalohet nga Garda

Sherri në Kuvend: Deputeti i PD tenton të kalojë shkallët dhe t’i afrohet Peleshit, ndalohet nga Garda

October 29, 2026
130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

October 29, 2026
Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat, por plumbat i meritoni ju; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat, por plumbat i meritoni ju; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

October 29, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In