• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moska provokon: Rama kërkon Shqipërinë e madhe

by Java News
18/01/2018 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi historik për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni ka alarmuar Moskën.

Ministria e Jashtme Ruse në një reagim zyrtar të 17 janarit, hartuar nga Departamenti i Informacionit dhe shtypit, adreson kryeministrin Rama si personin që qëndron pas zhvillimeve politike në vendin fqinj.

Moska tërheq vëmendjen për pasojat e rënda, që sipas saj, do të japë e ashtuquajtura platformë e Tiranës për rolin e ri të shqiptarëve në Maqedoni.

“Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e zotit Rama që të vazhdojë të promovojë platformën famëkeqe të Tiranës, për të cilën ai ndihmoi në hartimin e saj. Zbatimi i këtij dokumenti do të dëmtonte bazat kushtetuese të shtetit maqedonas dhe marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe si pasojë do të provokonte përleshjet e reja etnike në Ballkan”,thote deklarata e Moskes.

Rusët nuk kanë asnjë dyshim se pas protagonizmit politik të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama fshihet ideja e Shqipërisë së Madhe.

“Këto zhvillime të reja janë plotësisht në përputhje me ambiciet Shqipërisë së Madhe, të cilat rrezikojnë integritetin territorial të disa vendeve në rajon. Ne i japim shumë rëndësi çështjes së gjuhëve dhe besojmë se vendime te tilla duhet të merren vetëm në bazë të marrëveshjeve mes të gjitha degëve të pushtetit në çdo vend dhe një konsensusi të gjerë në shoqërinë e tij.”

Reagimi i ashpër nga Moska zyrtare vjen në kohën kur shqiptarët në Maqedoni për herë të parë u kthyen në një faktor vendimtar për rrëzimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga pushteti, qartësisht i mbështetur nga rusët –  dhe krijimin e qeverisë së re pro perëndimore të Zoran Zaev.

Qeveria shqiptare ka mohuar çdo akuzë lidhur me hartimin e të ashtuquajturës Platforma e Tiranës nga ana e saj, duke theksuar vetëm angazhimin për të ndihmuar në bashkimin e faktorit politik shqiptar për implementimin përfundimtar të Marrëveshjes së Ohrit. Vizionplus

Next Post
Maqedonia pret propozimin e Nimetz-it për emrin

Nimiç: Termin “Maqedoni” nuk e shmangim dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com