• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(Mos)dorëzimi i Mirës

by Zefina Hasani
23/09/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zefina Hasani

Kur nisi së pari të shtillte ndër mendje, shkrimin e një libri, që do të mbante emrin e saj si autore, e kur pastaj, ndoshta duke mos gjetur dot një subjekt interesant për roman fiction, apo ndoshta se intuita e saj i thoshte se s’do të ishte edhe aq e lehtë të shkruante një histori për të qenë, që do ta sillte në treg denjësisht, ashtu siç do t’ia pretendonte egoja e saj profesionale, zgjodhi t’i besojë asaj që di të bëjë më mirë, që e ka fabrikuar suksesshëm emrin e saj: gazetarisë, një libri bazuar tek intervistat, me gra që kishin kaluar një sfidë të egër me jetën, si edhe me mjeket që i kishin ndihmuar ato, në atë kalvar … Mira Kazhani, nuk kishte si ta dinte se subjekti, heroina e librit të saj të parë, do të bëhej jeta e saj, vetja e saj.

Ajo jetë e ajo vete, që ndoshta s’do ta kishte zbërthyer, (s’është tipi që i tjerr me të tjerët, kollaj e kudo, ato fijet e holla, të të vërtetave të saj), nëse trupi e shpirti s’do t’i ishte prekur nga sëmundja, e cila ka forcë të shkërmoqë edhe malin, e jo më një njeri, një Mira.

Kur endej nëpër labirinthet e shpëtimit e kur i vetmi mendim, e vetmja lutje e shpresë ishte ta mposhte “të ligun” që i kishe hyrë, vetëm ashtu siç ai di të hyjë, krejt pabesisht, Mira Kazhani nuk kishte si ta kuptonte se libri, ndoshta, po shkruhej vetë, në të (pa)ndërgjegjshmen e saj; nëpër frikërat, nervin, acarimin ndaj gjinjve të saj “të pabesë”; nëpër kujtimet për kohët e bukura kur ishte fëmija i vogël, për dashurinë, diktimet e rregullave të vlefshme, të formësimit të karakterit, qasur në forma krejt të ndryshme nga njëri- tjetri, prej prindërve të saj; nëpër dyluftimin që bënte, herë egërsisht e herë butësisht me veten e me botën, për ta pranuar “gjëmën” që i kishte ndodhur, e pse pikërisht asaj; ndër pendesat për lotët e derdhur kot deri atëherë, e për ankesat për hiç mos gjë, ndaj atyre që i ishin dukur padrejtësi të mëdha, derisa ju desh të provonte se çfarë ishte në fakt e padrejta, për të cilën duhej të merakosej me të vërtetë.

Kur ja doli mbanë, kur nisi të marrë frymë sërish, përveç se nga e keqja, Mira Kazhani duhet të jetë ndjerë e çliruar edhe nga e gjithë jeta e saj e mëparshme. Duhet të jetë ndjerë e rilindur, me një tjetër ndjesi, mendim, vëzhgim, të gjithçkaje që e rrethon sot por edhe të gjithçkaje që e ka shenjuar deri dje. Duhet të jetë ndjerë e zhveshur nga çdo kompleks e paragjykim për veten, e gatshme për një jetë të re, për një ditë tjetër, të re. Për një rrëfim të ri…atë që ndërkaq ishte shkruar, nëpër gjithë qenien e saj.

Kur jeta iu rikthye me këtë optikë, në sy e në zemër, Mira Kazhani, vendosi t’i dorëzohej rrëfimit të sinqertë, të guximshëm, pa censuruar as ato ndjesitë e momentet më delikate, të humbjeve, dështimeve, dëshirave e nevojave të parelizura, nëpër të cilat mblidhet e bëhet një grush njeri, nga dhimbja, mërzia e zhgënjimi, jo vetëm ajo, por çdo vajzë e grua. U ul e shkruajti pa hezitim, pa frikëra, se çfarë do të thonë më të tjerët… me po atë forcë, që iu dorëzua mjekësisë, ZOTIT e FATIT të saj. Me forcën që një

Mira, e brishtë si ajo, nuk duhet ta ketë pasur aspak të lehtë ta farkëtojë, duke u diktuar vetëm nga nevoja për mbijetesë (edhe përtej sëmundjes) e për jetë.

Me forcën, që ndjehet sikur mezi e mban shtrënguar nëpër dhëmbë, në shumë prej faqeve të këtij rrëfimi, aspak të lehtë.
Kur e përfundova së lexuari librin, e vetmja përmbledhje mendimi, që me erdhi, ishte kjo: kujtimet, shpirti dhe dhimbjet e saj, janë tashmë në duart e secilit prej nesh.

Mira Kazhani na e ka besuar neve, gjithë jetën e vet, si nevojë për të nxjerrë nga trupi i saj gjithë të keqiat, po aq sa për të na bërë neve një të mirë të madhe: të na shkundë e të na kujtojë, përmes të gjitha ndjesive që ka kapërdirë përgjatë luftës së saj, se sa duhet të na vlejë vetja, se sa duhet të kujdesemi në të sotmen, që të mund të shijojmë çdo ditë tjetër, që vjen pas.

Next Post
Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjigjet ambasadori i Palestinës në Tiranë

Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjigjet ambasadori i Palestinës në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com