Në muajin qershor, aktori i njohur i humorit Gazment Paja u martua me të fejuarën e tij Ira Seferi.
Dy muaj më parë çifti u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Dard.
Ira ka publikuar një fotografi pranë pemës ku shihet me vogëlushin në krahë, ndërkohë që shkruan edhe një dedikim të ndjerë për të.
“Mos u rrit shumë shpejt bir se dua të të shijoj! 2 muaj me këtë dashuri të vogël, Dard”, shkruan Ira.
Gazi dhe e shoqja janë treguar të rezervuar sa i takon pamjes së djalit, duke e zbuluar pjesërisht, por ende nuk i kemi parë fytyrën.












