• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

by A R
30/01/2026 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata tatimore u ka kërkuar bizneseve që të dorëzojnë inventarët deri në fund të këtij muaji.

“Bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”, Ju bëjmë me dije se duhet të depozitoni inventarin analitik të datës 31.12.2025”, thuhet në njoftimin që u është dërguar subjekteve.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Ky informacion duhet të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 31.01.2026, me emrin Inventari 31.12.2025

Bazuar në analizën e riskut duke marrë për bazë një sërë indikatorësh si mosdorëzimin ne afat , pasaktësinë e tij, mospërputhjen me të dhënat nga fiskalizimi etj , tatimpaguesi mund të konsiderohet me risk dhe bëhet objekt i verifikimit në vend, për saktësinë e këtij inventari, përfundon njoftimi i tatimeve.

Ka biznese që ankohen se pas probleme që ata hasën me self-care, që për tre javë, deri ditën e djeshme ishte tërësisht jashtë funksioni, ky afat është tepër i shtrënguar, pasi nuk kanë pasur akses në rakordimin e faturave. Të tjerë pohojnë se mosfunksionimi i self-care nuk pengon për inverntarët, pasi informacioni mund të merret nga sistemi i tatimeve e-filing.

Mosfunksioni i self-care ka penguar bizneset dhe në hartimin e pasqyrave financiare të 2025-s. “Normalisht, Self Care është baza kryesore për rakordimet. Edhe tani, gjatë përgatitjes së Planit Financiar vjetor 2025, duhet të kryhen disa rakordime me Self Care, prandaj është e nevojshme të kesh akses në platformë”, ka pohuar me herët kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve, që është 31 marsi, por që përgatitja e tyre kërkon kohë dhe puna nis që në janar.

Sipas shoqatës, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj që raporton softueri dhe asaj që ka “gllabëruar” serveri tatimor është kthyer në një mision të pamundur.

Pa këtë pasqyrë të qartë, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet në një ushtrim hamendësimi, duke cënuar parimin bazë të vërtetësisë./Marrë nga Monitor

Next Post
Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Comments 1

  1. Opionisti says:
    9 months ago

    Amund te hetohete

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In