• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u merr me shtetin goce…

by Linda Karadaku
26/11/2018 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Advija është një zonjë plakë që shet erëza në pazar, dimër e verë, në të ftohtin therës të janarit dhe shkurtit dhe në përcëllimën djegëse të verës. Nuk e kam pyetur kurrë Advijen pse është në këtë hall, por blej gjithmonë erëzat e saj edhe kur nuk duken hic të freskëta. Thonë që e ka nxjerrë nusja nga shtëpia, thonë që djali ka ikur larg dhe e ka harruar, thonëqë nuk ka njeri dhe ka mbetur qyqe vetëm në pleqëri. Mundohem gjithmonë t’i lë mëshumë monedha sesa is shet erëzat Advija, po nuk m’i merr asnjëherë.

-Jo moj non, dy tufa 200 lekë, vetëm lekune djersës do nona, – thotë me zërin e ulët dhe të mbytur sikur del diku ngafundi i kraharorit. Pastaj më pyet sijam, si e kam gocën, si e kam burrin, si është “nona” ime, a mbahet… Ndërkohë qëunë i kthej përgjegjet me një fjalë për të gjitha, duke thënë mirë, mirë,Avdija, e kërrusur në një xhup të madh fëshfëshe, vazhdon të flasë ngadalë,duke i kaluar temat një nga një, familja, politika, ky, ai…vetëm për vete nukflet.

– I pe lajmet,- i them unë- u bë namiandej nga Astiri.

Avdija rregullon bishtat e shkurtër tëmajdanozit dhe mërmërit: – eh moj non, gjynoh robtë e shkretë, gjynoh, se nukrrihet pa shpi…po ene kta pse i lan kaq vjet, tashi u kujtun…ene m’u dhimbsshum ajo goca që i kishin pre gishtat…osh gjynoh, goc e re…

Afër Avdijes, rri Xhemali që i dëgjonmuhabetet po nuk ndërhyn se është burrë zotni dhe nuk flet kur nuk e pyet kush.Rregullon ndonjë bicikletë të prishur dhe ruan vendin te tuneli ku fle në njëtufë kartonësh dhe mbulohet kokë e këmbë me ca batanije të vjetra ngjyra-ngjyra.Lufton me qentë që kalojnë aty me të zotët dhe ndonjëherë, pa “edukatë”, iprekin vendin ku vë kartonat dhe madje edhe përpiqen të bëjnë ndonjë jashtëqitje,si qen që janë. Pastaj fillon shan me zë të lartë pronarët e qenve që janë “zorrëtharëqë u bënë me lekë”.

Meqë edhe unë kam qen, kaloj shpesh afërXhemalit te tuneli, po e marr qenin në krahë dhe mundohem t’i shpjegoj që po bërigjë, do t’ia pastroj unë. Po Xhemali ka parë shumë në jetë dhe nuk i beson fjalëve.

-Po po, do ja pastrosh ti, je bërë edheti si politikanët, ta fut me lezet, gojën e ëmbël e gurë në trastë- thotë duketundur kokën me flokë të palarë, të shpupurisur si fijë argjendi të lyera mebaltë.

Xhemali jeton me qindarkat që fiton ngatelat e bicikletave dhe nuk pret t’i japësh gjë. As nuk do, as nuk të kërkon,as nuk të merr. I lexon gazetat që i përdor edhe si jastëk, janë shumë-përdorimëshegazetat, dhe pastaj komenton me ata që duan të rregullojnë ndonjë bicikletë.

-Do rriten pensionet,- i thotë Raqi, qënuk e di as ku merren pensionet.

-E ca pastaj,- me pension jeton ti,- iakthen me zemërim Xhemali. –Ti e ke bicikletën për të ulur barkun, unë e kam përta mbushur barkun,- vazhdon me zërin kumbues që jehon në tunel.

Ikën Raqi, vjen Ela që punon në një ngaato ndërtesat e mëdha ku bëhet politikë e madhe. Xhemali i rregullon bicikletënsportive që ka kushtuar mijëra euro, merr monedhat, hakun e punës, dhe vazhdonkomentin thumbues që jehon në tunel.

-Ik o goce ik, për ju paska qenë kjobotë.

Xhemali nuk zë në gojë emra politikanësh.Edhe po ta pyesësh i ngatërron se disa i mban mend të rinj, disa të vjetër,disa të dobët, disa të shëndoshë, disa me gra e disa pa gra, disa me fëmijë edisa pa fëmijë.

-Mos u merr me shtetin goce, shteti ekap lepurin me qerre,- më tha një ditë ndërkohë që isha strehuar në tunel për t’ishpetuar shiut që binte me rrebesh.

-Ja si ky shiu, nuk ke ku i ikën.Shteti të lë të ndërtosh, të bësh c’të do qejfi, pastaj kujtohet vjen ta prishse i duhet toka, pastaj ca politikanë të mbrojnë, ca të sulmojnë dhe t’imbetesh milet. Bëjnë cfarë duan me ty se ti nuk e hap dot as gojën, kujt t’ithuash, atyre që të lanë ta ndërtosh dhe nuk të thanë se një ditë do prishet,apo atyre që nuk thanë një fjalë kur ndërtoje dhe tani të vijnë si shtet dhe t’ivënë kazmën- shtoi me një lloj hidhtësie të fshehur mes plumbit të gazetave-jastëk.

-Mos u merr me shtetin goce,- e mbyllligjërimin dhe më kthen shpinën. Është shenja që duhet t’i liroj tunelin, shtëpinëku po kalon ditët e fundit të pleqërisë. Dal nëpër shi dhe vazhdon më hingëllinnë tru shprehja: Mos u merr me shtetin goce…

Ulem të shkruaj për Xhemalin dheAvdijen, dhe në ato thëniet që mbledh herë pas here nga librat si një zakon ivjetër nga koha kur lexoja më shumë, më dalin përpara këto:

“Sjellja njerëzore rrjedh nga treburime kryesore: dëshira, emocioni dhe njohuritë”. Platoni. “Ndërkohë që fizikadhe matematika mund të na tregojnë sesi filloi universi, ato nuk na hyjnë shumënë punë për të parashikuar sjelljen njerëzore sepse ka tepër shumë ekuacione përtë zgjidhur.” Stephen Hawking.

Duke i lexuar, thashë me vete, kashpresë, ka. Ka ende shumë ekuacione për të zgjidhur…

Next Post

'Nga heqja e roaming te doganat', ja 9 marrëveshjet Shqipëri-Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In