• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u habisni nga padia e Fullanit, prisni ka akoma…

by Andi Malasi
10/02/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andi Malasi

Ardian Fullani, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është kthyer në kryelajm së paku dy herë: Herën e parë kur i’u vunë prangat për akuzën e shpërdorimit të detyrës me pasojë grabitjen e 713 milionë lekëve nga Departamenti i Emisionit, dhe herën e dytë kur u shpall i pafajshëm nga gjykata.

Në të gjitha rastet e tjera ai ka qenë i parashikueshëm! Edhe kur mediat u pushtuan këtë të mërkurë nga lajmi se Ardian Fullani, na paska bërë padi në Gjykatë Administrative ndaj Kuvendit dhe Bankës së Shqipërisë!

“Më shkarkuan padrejtësisht nga detyra” thotë ai!

Prisni se ka akoma…!

Në rastin e parë, arrestimi i tij bëri bujë pasi askush nuk e mendoi se do shkohej te një “peshk” kaq i madh, edhe pse shumë kush e lexoi prangosjen e Fullanit në konferencën e tij të zakonshme për punët e bankës 1 javë para arrestimit.

Fullani kullonte i tëri në djersë!

Madje kur gazetarët nisën ta pyesin për çështjen e grabitjes së thesarit, filloi edhe t’i dridhej zëri!

A thua se kishte informacion se ndaj tij ishte gati urdhër-arresti, apo po kuptonte që rrethi po ngushtohej aq shumë sa nuk mund t’i shpëtonte përgjegjësisë. Unë mendoj se janë të dyja. Nuk duhej, por siç ndodh rëndom drejtësisë këtu i dekonspirohen hetimet, dhe sigurisht që ai ishte informuar. Dhe së dyti, informacionet e dala në media orientonin hetimet shumë lart, deri te “koka”.

Nuk vonoi shumë dhe djersët që dikur fshiheshin (të gjithë kujtojmë foton e dalë në media të Fullanit me djalin që në një festë fshinin djersët me para) me 500-she euro, nuk rezultuan të kota, dhe përmbushën pritshmëritë.

Fullani u arrestua!

Të gjithë u habitën jo me pa të drejtë për arrestimin e një “peshku” kaq të madh!

Nëse në këtë rast shumë-kush e humbi bastin dhe “peshku” i madh u arrestua, pritshmëria e publikut ndaj këtij sistemi drejtësie skandaloz u përmbush në gjykatë. Fullani u shpall i pafajshëm! Po, po! Edhe apeli nuk gjeti përgjegjësi penale dhe konfirmoi pafajësinë!

Ky është momenti i dytë që Fullani, deri diku bëri lajm! Edhe pse e gjithë ajo shumicë që vinte bast se ai kurrë nuk do të arrestohej, e priste këtë vendim nga “drejtësia”.

Në të gjithë këtë histori, lajmin e radhës (edhe pse nuk na bën më përshtypje ne shqiptarëve) e bëri Prokuroria! Shansi i fundit që prokuroria të mbronte veten në radhë të parë ishte rekursi në Gjykatën e Lartë, por që nuk u bë kurrë. Kryeprokurori Adriatik Llalla tha në një studio televizive se u pa e arsyeshme të mos shkohej në Gjykatën e Lartë pas vendimeve të shkallësë së parë edhe apelit. Prokuroria vendosi kshtu edhe pse sipas saj “me veprimet dhe mosveprimt e tij Fullani krijoi terren që të grabitej banka”.

Dhe kur Fullani i “lau duart” me drejtësinë, atij sigurisht që i’u hap rruga drejt pastrimit moral tashmë!

Këto vendime i hapën atij rrugën të padiste Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin me pretendimin se e kanë shkarkuar padrejtësisht nga detyra!

Ja pra, pse ish-Guvernatori tallet me drejtësinë dhe taksapaguesit që do të duhet të paguajnë kostot e gjyqeve madje!

Po po, kostot janë të qytetarëve! Ja pse padia e tij nuk ishte e papritur! Ata u grabitën, ata paguajnë sërish falë dhe vetëm këtij sistemi drejtësie aktual! Nëse ekziston një frazë e kryeministrit që mbështes plotësisht është “ta shkundim nga themelet këtë sistem drejtësie”! Ky është problemi i vërtetë, dhe nuk është Fullani apo “Fullanët” e tjerë.

Por prisni!

Nuk ka mbaruar! Mos u habisni kur Gjykata të dëmshpërblejë Guvernatorin!

Madje, nuk mbaron me kaq…!

Ka edhe një tjetër padi që është e pritshme tashmë. Jo vetëm “shkarkim i padrejtë nga detyra”. Vendimet e pafajësisë i hapin rrugën Fullanit të depozitojë një tjetër padi dhe sërish paguajnë qytetarët.

Ky sistem drejtësie i jep atij të drejtën të kërkojë dëmshpërblim edhe për burg të padrejtë, për aq sa qëndroi në qeli!

Mos u habisni në hapin e radhës, është i parashikueshëm, vetëm prisni…!

Çudia 3 ditë zgjat në Shqipëri thotë populli!

Taksapaguesit faturën, Fullani “pastrohet” e paguhet, çështja mbyllet, të gjithë të lumtur!

Next Post

Sanremo nis me rekord shikuesish, mbi 11 milionë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In