• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos shkel në Prishtinë!” Paralajmërimi i Noizyt nga Cozman pas sherrit për Tunën

by A R
17/09/2016 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sherri mes Cozman dhe Noizy-t ka qenë i paralajmëruar. Cozman e ka kërcënuar që pas deklaratës që ai bëri se kishte pasur një marrëdhënie me Tunën”, është kjo ajo që thonë miqtë nga Tirana të reperit të mirënjohur. Sipas tyre, Cozman i kishte dërguar disa herë mesazhe Noizy-t që të mos dukej në Prishtinë, pasi do të hakmerrej për ato që kishte thënë, ndaj dhe ky konfrontim mes tyre ishte i pritshëm. Që pas incidentit të ditës së martë, asnjëra nga të dyja palët nuk ka dashur të prononcohet rreth arsyeve që çuan në këtë sherr. Si “Babastars”, ashtu edhe “OTR” kanë zgjedhur që të mos flasin rreth ngjarjes, megjithatë disa prej miqve i kanë rrëfyer “Bluetooth” se si ka nisur sherri.

“Ka qenë Skivi ai që sapo e ka parë Noizy-n në Prishtinë, e ka sharë rëndë. Ka dalë nga makina dhe ka filluar ta ofendojë me fjalë të ndyra. Kamera e tyre ka qenë e ndezur gjatë gjithë kohës. Kishin për qëllim që regjistrimin ta hidhnin online. Natyrisht që reagimi i Noizy-t ka qenë i menjëhershëm. Ai është kundërpërgjigjur duke i qëlluar të dy, si Cozman si Skivin. Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes, madje as armët nuk ishin nxjerrë. Ngaqë e kishin të pamundur t’i qëllonin Noizy-t, Cozman dhe Skivi qëlluan më shumë Varrosin. Edhe kur kanë nxjerrë armën, Noizy nuk ka ikur, por ka vijuar të përleshet me ta. Policia ka qenë prezente teksa është shtënë me armë, megjithatë ndërhyri shumë vonë”, – shprehet një nga shokët e Noizy-t.

Sipas tij, ngjarja ka lidhje me Tunën. Shpeshherë në media Noizy është tallur me çiftin “Fenix”. Madje javën e shkuar, teksa ka qenë i ftuar te “Zonë e Lirë”, pyetjes se si i dukeshin Cozman dhe Tuna, reperi i është përgjigjur: “Të dyja më duken si goca”. Miku i tij tregon se Noizy kishte marrë disa kërcënime nga Cozman, edhe pse asnjëherë me emrin e tij. “Edhe pse Cozman ka disa kohë që është ndarë nga Tuna, e kishte inatin e deklaratës që Noizy bëri tek Ermal Mamaqi, ku tha se kishte bërë seks me të. Të shumta kanë qenë mesazhet dhe telefonatat kërcënuese që Noizy-t i vinin, edhe pse në asnjërën prej tyre nuk thuhej që i kishte nga Cozman. Megjithatë ai kurrë nuk u tremb, por vijoi të shkonte në Kosovë, si për qejf, edhe për koncerte. Ata e dinin që ai ishte në Prishtinë dhe shkuan të përgatitur, me armë me vete, ndërsa Noizy ishte i paarmatosur, ndaj u mbrojt vetëm me grushte. Asnjë nga ‘OTR’ nuk do të flasë për këtë konflikt, pasi e quajnë një kapitull që duhet harruar. Nuk është ky shembulli që duan të japin”, përfundon një pjesëtar i “OTR” për “Bluetooth”./a.m.

Next Post
Disfata e thellë në Dibër, Basha: Humbën ata që u joshën nga paratë e krimit

Basha: Qytetarët janë para dy rrugëve, t’i shërbejnë bandave të drogës ose të emigrojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

August 4, 2026
Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

August 4, 2026
Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

August 4, 2026
Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

August 4, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Shansi i fundit për Iranin, më pas kapitullimi”, Trump lëshon ultimatumin, Amerikës i mbarojnë raketat

August 4, 2026
‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

August 4, 2026
Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

August 4, 2026
U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

August 4, 2026
Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

August 4, 2026
Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com