• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos na rrihni”, mjekët ‘pushtojnë’ rrugët e Shkupit

by Java News
18/09/2019 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët në Qendrën Klinike të Shkupit nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit” kanë dalë në rrugë duke protestuar.

Sipas radio Europa e Lirë, protesta e së mërkurës e organizuar nga  Shoqata e specialistëve dhe mjekëve të rinj vjen pas një varg sulmesh që u janë bërë punonjësve në spitalet e shtetit në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, si Shkup, Tetovë e të tjerë.

Nenad Llazarov, kryetar i Shoqatës së mjekëve të rinj dhe specializantë ka theksuar se mjekët në Maqedoninë e Veriut janë më pak të paguar se kolegët e tyre në të gjitha vendet e Evropës.

“Jemi mbledhur për të thënë mjaft. Kjo do të jetë revolta jonë e fundit, nuk duhet të lejojmë më që punonjësit e shëndetësisë të sulmohen. Për shumë vite, tendencat dhe fushatat negative kanë ndikuar në profesionistët e mjekësisë dhe qëllimi është që të vihen në pah vendimet e këqija të menaxherëve të sistemit. Është koha për të ndërmarrë veprime për të përmirësuar kushtet për punëtorët e shëndetit dhe pacientët”, ka thënë për mediat Llazarov.

Mjekët kanë theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në realizmin e kërkesave të tyre, duke vënë theksin në miratimin e një ligji për veprimtarinë e mjekëve, që do të hartohet në bashkëpunim me të gjitha shoqatat dhe institucionet e sistemit të shëndetësisë.

Mjeku Ilir Hasani, thotë për Radion Evropa e Lirë se mjekët duhet të kyçen drejtpërdrejt në çdo ndryshim ligjor që do të bëhet, sa i përket statusit të mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Hasani thekson se duhet të pësojë ndryshime Ligji që rregullon statusin e mjekëve dhe personelit mjekësore, duke pasur në fokus jo vetëm kushtet teknike, por edhe profesionalizmin e stafit mjekësor.

“Çdo hap që do të ndërmerret në ndryshimin e legjislacionit që rregullon sistemin e shëndetësisë, duhet të bëhet pas një analize gjithëpërfshirëse që do të dalë nga stafi mjekësor. Përmirësimi i kushteve të punës për mjekët dhe stafin mjekësor dhe përmirësimi i kushteve për ngritjen profesionale të kuadrit mjekësor, paraqesin bazën apo shtyllat ku duhetmbështetur si pika strategjike me të gjitha aktivitetet tona”, thotë Hasani.

Në mbështesje të mjekëve sot ka dalë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke paralajmëruar fillimin e fushatë për të sensibilizuar opinionin se me dhunë nuk zgjidhen problemet. Ai ka thënë se çdo lloj dhune paraqet vepër penale dhe ata që ushtrojnë dhunë ndaj mjekëve, do të përballen me dënime të rënda.

“Kemi ndërmarrë masa konkrete në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të treguar se të gjitha këto sulme janë të ndëshkueshme, se ka gjoba me para, por edhe burg. Një pjesë e sulmuesve, në rastet e fundit të dhunës ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfunduan në paraburgim”, ka deklaruar ministri Filipçe.

Nga ana tjetër, qytetarët thonë zvogëlimi i kuadrit mjekësor, i cili gjithnjë e më shumë është duke u larguar në vendet e Evropës Perëndimore, ka ulur edhe shërbimet mjekësore. Për një kontroll apo diagnostikim, sipas qytetarëve, duhet pritur shumë gjatë.

“Ne si pacientë nuk jemi të kënaqur nga shërbimi i kuadrit mjekësor. Ndoshta ata janë të mbingarkuar me numër pacientësh dhe u humb durimi, por ne nuk kemi faj. Është e padrejtë që si pacientë nuk arrijmë të marrim shërbimin e duhur, dhe kjo na acaron”, thotë Irfete Shabani.

“Ka pacientë të cilët janë nervozë dhe sillen keq, por ka edhe mjekë të cilët nuk sillen mirë me pacientët e tyre. Pra të dyja palët kanë faj. Më ka ndodhur të shkoj te mjeku kujdestar dhe atë nuk e gjen në vendin e punës, ose është duke fjetur ose ka dalë diku. Më së miri është të vendosen kamera për të ndjekur punën e mjekëve dhe jo të harxhohen para për sigurimin e personelit mjekësor”, thotë Gjorgji Gaçov.

Gjatë protestës, mjekët kanë kërkuar që me ligj të dënohet sulmi ndaj mjekëve, ashtu siç dënohet sulmi ndaj personave zyrtarë.(rel)/l.m

Next Post
Vajzat e “Pussycat Dolls” lënë mënjanë mëritë, grupi rikthehet pas një dekade

Vajzat e “Pussycat Dolls” lënë mënjanë mëritë, grupi rikthehet pas një dekade

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tërmet i fuqishëm në Japoni, paralajmërim për cunami në bregdetin verilindor

VIDEO / Tërmet i fuqishëm në Japoni, paralajmërim për cunami në bregdetin verilindor

April 20, 2026
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 49-vjeçari nga Bullgaria

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 49-vjeçari nga Bullgaria

April 20, 2026
Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

April 20, 2026
Berisha paraqitet në SPAK dhe ‘nuk i ndahet’ Dumanit: Po hidhte valle me Irenën!

Berisha paraqitet në SPAK dhe ‘nuk i ndahet’ Dumanit: Po hidhte valle me Irenën!

April 20, 2026
Armëpushimi po “vritet” në Hormuz. Irani kërcënon SHBA dhe lëshon dronë lufte në ditën e bisedimeve

Armëpushimi po “vritet” në Hormuz. Irani kërcënon SHBA dhe lëshon dronë lufte në ditën e bisedimeve

April 20, 2026
PD bashkon votat me PS në Komisionin e Jashtëm: 13 vota pro që Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes

Socialistët mbledhin Grupin Parlamentar, zbardhet agjenda për seancën e 23 Prillit

April 20, 2026
Normalizohet situata në pyllin e Poros, vijon monitorimi i vatrave aktive të zjarrit

Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën kontroll, por a ka rrezik për banesat përreth?

April 20, 2026
Masakra me 8 fëmijë të vrarë në SHBA, babai i 7 prej tyre autori i ngjarjes

Masakra me 8 fëmijë të vrarë në SHBA, babai i 7 prej tyre autori i ngjarjes

April 20, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Afati po skadon! Kosova në prag të një krize kushtetuese. Kurti bën thirrje për kompromis

April 20, 2026
Si u sekuestrua anija iraniane e mallrave? VIDEO nga aksioni i marinsave amerikanë

Si u sekuestrua anija iraniane e mallrave? VIDEO nga aksioni i marinsave amerikanë

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In