• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos na mbani peng, duam vetëm drejtësi”, familjarët e Gërdecit letër kreut të GJKKO për zvarritjen e procesit

by A R
14/10/2026 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit i janë drejtuar me një letër publike kreut të GJKKO-së, duke kërkuar zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga bojkoti i avokatëve për shkak të kundërshtive ndaj rregullores së re të gjykatës.

Ata shprehin shqetësimin për zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, i cili vijon prej më shumë se tre vitesh në shkallën e parë, ndërsa theksojnë se kanë pritur 18 vjet për drejtësi.

Familjarët kërkojnë që mosmarrëveshjet për përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjyqit të mos pengojnë më zhvillimin e seancave, duke apeluar për rifillimin normal të procesit dhe përfundimin e tij pa vonesa të mëtejshme.

Deklarata e plotë:

Ne, familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, po ju drejtohemi publikisht për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për situatën e krijuar në Gjykatën që ju drejtoni, si pasojë e kundërshtimeve ndaj Rregullores së re, të cilat kanë sjellë bojkotimin e seancave gjyqësore nga avokatët. Për ne, kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta mbi një proces gjyqësor për të cilin kemi pritur 18 vjet. Më 15 mars 2008, në Gërdec humbën jetën 26 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë. Që prej asaj dite, ne kemi kërkuar drejtësi, kemi përballuar zhgënjime të shumta dhe kemi pritur me durim që institucionet të bëjnë detyrën e tyre. Krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë na dha shpresë se më në fund do të mund të merrnim një përgjigje për përgjegjësitë lidhur me këtë tragjedi. Ne besuam te drejtësia e re dhe vazhdojmë të duam të besojmë tek ajo. Por sot, edhe gjykimi i Fatmir Mediut, i cili ka nisur prej më shumë se tre vjetësh dhe ende nuk ka përfunduar në shkallën e parë, po përballet me një tjetër pengesë. Sikur të mos mjaftonin të gjitha vonesat e deritanishme, tani procesi po zvarritet edhe për shkak të një rregulloreje të vetë Gjykatës, duke djegur sot seancën e tretë rradhazi. Është e vështirë për ne të kuptojmë se si një çështje që ka pritur kaq gjatë për drejtësi duhet të presë përsëri, këtë herë për shkak të një mosmarrëveshjeje për telefonat celularë në sallat e gjyqit. Ne nuk mund të kuptojmë përse kjo mosmarrëveshje nuk gjen një zgjidhje, ndërkohë që pasojat i vuajnë qytetarët që presin drejtësi. Ne nuk po ju kërkojmë asnjë favor. Kërkojmë vetëm që ky proces të zhvillohet dhe të përfundojë. Slogani “Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar” është tashmë një realitet që e jetojmë prej më shumë se 18 vjetësh. Të paktën, zgjidhja e ngërçit të fundit është në dorën e institucionit që ju drejtoni. Prandaj ju kërkojmë të ndërmerrni pa vonesë hapat e nevojshëm në mënyrë që të mundësohet rifillimi normal i proceseve gjyqësore. Nuk është e drejtë që të mbetemi peng i një ngërçi të tillë dhe te përballemi sërish me dyer të mbyllura. Me respekt, Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit Tiranë, 13 tetor 2026

Next Post
Huthët kërcënojnë Riadin dhe Izraelin me ndihmën e Kinës, synojnë të prodhojnë një raketë me rreze veprimi mbi 3,000 km

Huthët kërcënojnë Riadin dhe Izraelin me ndihmën e Kinës, synojnë të prodhojnë një raketë me rreze veprimi mbi 3,000 km

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com