• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos i jep shkrepse “piromanit” të djegë shtëpinë tënde!

by Anri Bala
06/04/2018 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anri Bala/

Më gëzove dhe më lumturove, kur u çove dhe protestove, duke menduar se po të bënin një padrejtësi! Nuk kishte rëndësi fare për mua, se sa rëndonte faji mbi ata, që të dënuan me gjobë dhe ata që të kishin dënuar shumë kohë më parë. Për mua, për ne, për njeriun papërkrahje dhe të vetmuar, ajo që ju bëtë, ishte një shkëndijë për të shpresuar, se po zgjohemi dhe ndërgjegjësohemi.

Por… ma shuat shpresën, shumë shpejt, kur i’u tunduan djajtë, që “Zot na ruaj”, ishin kthyer në engjëj, e kishin dalë me lot në sy, për tu mbrojtur e zgjidhur hallin, por që vetëm nga ata nuk zgjidhej, sepse halli hallit nuk i ngjan: Ju aty për varfërinë tuaj, ata aty për babëzinë e tyre!

Si më bëtë zemërthyer, që pasi i refuzuat disa herë dhe u kërkuat që të largoheshin e qëroheshin, për të mos e përdhosur kauzën e protestës, më në fund u dorëzuat. Mos o njeri mos! Kaq shumë të ka hyrë thika në palcë, sa bajoneta e tyre e dikurshme, të duket gjilpërë nga biçaku i sotëm?!

Mos o njeri, mos u dërëzo, duke i dhënë “piromanit” shkrepsen, për t’i vënë flakën shtëpisë tënde, tonës, dhe gjithçkaje, për të plotësuar dëshirën e tij: “Flakë dhe tym”, mbi gjithçka që i del përpara.

“Piromania” është sëmundje, e “piromani” djeg dhe shtëpinë e tij, por jo soji i këtyre. Këta janë gati të na shohin të digjemi e përvëlohemi, pa ju dridhur qerpiku, që ajo që do lëm mbrapa, të jetë e tyre, për të mos kërkuar as ndjesë, se nuk paguan… kur na dogjën.

Si ju gënjyen o të gënjyer, me histeri e dhembje imagjinare, me poshtë… ai dhe lartë… këto, që pak kohë kanë që janë rrëzuar, po nga ne, sepse hipën aq lartë, sa nuk zbrisnin dot më poshtë, e vetëm rrëzimi do i shpëtonte?!

Ne gabuam, sepse duhet t’i kishim gremisur, jo për të shpëtuar ata, por veten, të ardhmen, jetën që na e morën peng, e po na e marrin akoma, pa i’u dridhur syri, si grabitqarë të panginjur.

Si ju mashtruan dhe i’u nxorrën nëpër rrugë, për drejtësi, liri, begati… si ajo e tyrja, apo e keni harruar?! Drejtësia e tyre… kur vrisnin njerëz që protestonin, si ju dje, që të them të drejtën, nuk i’u a kuptova “kauzën”, aty në rrugë të madhe, në rrugën e të gjithëve?! Ata as që pyetën kur vranë e masakruan, aty në mes të rrugës së madhe, rrugës së të gjithëve, e pavarësisht “kauzës” së protestës. Bile u mburrën e u krenuan se kishin bërë detyrën… duke ekzekutuar popullin.

Liri, si ajo e tyrja, kur vidhnin gjithçka dhe nuk pagunin për asgjë?! Begati… për vete, të zhytur në luks duke na zhytur në llucë ne, ju, ata dhe cilindo njeri, që jeton me djersën e ballit.

Vërtet nuk i’u kapi sedra dhe nuk i’u errën sytë, kur Mercedez e BMW të rënda, të zeza, të shtrenjta, sa disa shtëpi… si tuajat,  ju kalonin pranë dhe ndalonin për t’i u përshëndetur dhe protestuar me ju. Vërtet nuk ju “zuri gjaku”, kur pas xhamave të zinj, shfaqeshin fytyrat e piromanëve, që tashmë e kishin marrë fitilin e dinamitit, e i’u duhej vetëm shkrepsja, për të shpërthyer vendin dhe vrarë të drejtën tuaj për të protestuar?!

Atë shkrepse e ke ti vëlla në dorë, mos e jep, sepse më dhemb zemra, nëse vazhdojnë të tallen këta të poshtër, që guxojnë të të fusin në mes të flakëve, për të shpëtuar bythën e tyre! Mos e jep atë shkrepse, por ruaje dinamitin e zëmërimit, ndaj cilitdo që të shkel dhe dhunon! Mos e jep, sepse atëherë ke harruar poshtërimin dhe ke shitur nderin. Mos e jep nëse të dhimbet shtëpia jote, shtëpia jonë e përbashkët… Shqipëria!

Next Post
FOTOT/ Brigitte Nilsen përfundon në karrige me rrota

FOTOT/ Brigitte Nilsen përfundon në karrige me rrota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

Berisha mesazh Ramës: Protesta është Vaterloja jote, largohu dhe përballu me drejtësinë

June 21, 2026

Votimi ndan shapin nga sheqeri

June 21, 2026
Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

June 21, 2026
“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

June 21, 2026
Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

June 21, 2026
Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy të rinj që udhëtonin me motor

Aksident tragjik në rrugën e vjetër Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi (EMRI)

June 21, 2026
Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

June 21, 2026
“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

June 21, 2026
Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

June 21, 2026
Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In