• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos i ke bërë gjë Pëllumbit?” gazetari: Hysen Metën e detyruan të bënte denoncim, djemtë bënin sikur…

by A R
27/02/2024 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tema e kësaj të hëne në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka qenë në lidhje me rastin e Durrësit, ku fëmijët vranë babin e tyre dhe më pas e varrosën në sallën e bagëtive.

I ftuar për të folur në lidhje me këtë çështje ka qenë edhe gazetari investigativ, Spartak Koka, i cili tregon se ka qenë Fatmir Meta, kushëriri i Pëllumb Metës, ai që konstatoi i pari se diçka mund t’i ketë ndodhur këtij të fundit.

Sipas gazetarit, të dielën, Pëllumb Meta dhe Fatmir Meta e kishin lënë për t’u takuar që të blinin një lopë, por kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë. Kur kushëriri tentoi ta merrte në telefon, askush nuk iu përgjigj.

Këtu filloi dyshimi i parë. Më pas, Fatmiri shkoi bashkë me vëllain e të ndjerit për te shtëpia e Pëllumbit dhe përballë ju doli Hyseni, i cili bënte sikur nuk dinte asgjë.

“I kemi detyruar ne që të bëjnë denoncim”, ishte shprehur kushëriri, ndërsa djalin e kishte pyetur: “Mos i ke bërë ndonjë gjë Pëllumbit?”

Spartak Koka: Ka qenë Fatmir Meta, kushëriri i Pëllumb Metës, djali i xhaxhait, ai i cili ka sinjalizuar i pari dhe ka konstatuar se Pëllumb Metës diçka i ka ndodhur. Ishte njeriu më i afërt në komunikimet e përditshme me të. Të shtunën ka humbur kontaktet Pëllumb Meta; të dielën kishin lënë që të blinin një lopë, ndërkohë të dielën nuk i është përgjigjur në telefon. Është shqetësuar, ka telefonuar vëllain Pëllumbit, Ramazanin, dhe i ka thënë: “E ke parë gjë Pëllumbin?”

“Dy-tre ditë ka që e kam parë”, i ka thënë.

Të hënën kanë telefonuar djalit, sepse i binte vazhdimisht numrit dhe numri i dilte i fikur. Kanë telefonuar Hysenin dhe ai e dha edhe një intervistë sot dhe tha: “Isha unë që shkova në shtëpi. E mora në telefon të hënë”. “Të martën pastaj”, tha, “jemi mbledhur bashkë me vëllain e Pëllumbit dhe i kemi vajtur në shtëpi. Në shtëpi na ka dalë Hyseni dhe djali tjetër dhe bënin sikur nuk dinin asgjë. I kemi detyruar ne që të bëjnë denoncim”. “I kam thënë”, tha, “mos i ke bërë ndonjë gjë Pëllumbit?”

Sepse sipas tij kishte një lloj kontradiksioni Hyseni me babain. Sipas tij nuk ka dal për të komunikuar me ta, as me vëllain, as me të, bashkëshortja dhe është ai të cilit i kanë insistuar gjatë gjithë kohës. Vëllai i Pëllumb Metës na thotë diçka tjetër. Na thotë që: “Mua më ka sinjalizuar Hysen Meta për gjetjen e makinës, me datën 17. Dhe kur kam vajtur në vendngjarje, ka qenë Hyseni ai i cili më tha: ‘Xhaxhi, ja ku është makina’”.

Blendi Fevziu: Ju keni intervistuar edhe bashkëshortin e viktimës, çfarë thotë ajo?

Bashkëshortja flet për dhunë. Dhunë fizike ndaj saj që në momentin që është martuar; dhunë të cilën e ka duruar gjatë gjithë këtyre viteve në mënyrë sistematike. Nuk flet për dhunë psikologjike ndaj fëmijëve, por jo për dhunë fizike. Dhe sipas saj, nëse do e denonconte këtë dhunë mund të rrezikonte. Ai mund të lirohej dhe mund ta vriste.

/a.r

Next Post
Për herë të parë në Shqipëri, Zelenski mbërrin sot në Tiranë nën masa të rrepta sigurie

Për herë të parë në Shqipëri, Zelenski mbërrin sot në Tiranë nën masa të rrepta sigurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com