• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos i falni”/ Ish-deputeti kërcënon Krajën: Betejë mes nesh dhe “filizave të Partisë” e Ramiz Alisë

by Java News
24/10/2023 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti me kobure, Gent Strazimiri, ka kërcënuar hapur prokurorin Arben Kraja, se do t’i tregojnë vendin atij dhe të tjerëve që hetojnë familjen Berisha.

Sipas tij, kjo është përballja e fundit.

Postimi i Strazimirit
“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, ka një karrierë politike, për t’ia pasur zili edhe unë që kam 33 vjet që merrem vetëm me politikë….

Ai e ka nisur që fëmijë me Partinë e Punës, për Partinë e Punës, në grahmat e fundit të saj, siç mund ta bëjë vetëm një militant besnik që nuk të lëshon as kur e sheh se çdo gjë ka marrë fund…

Në vitin ’90 kur rinia e studentët si Abi Malltezi kërkonin “Liri-Demokraci”, PPSH dhe Ramiz Alia na thoshte “Demokraci po, por nën Partinë e Punës”, “pluralizmi politik nuk na duhet, se ne nuk jemi as lindje e as perëndim”…

Na nxori përballë edhe “ekipin shpresa”, “filizat e rinj”, përbërë nga “të rinj të mbrujtur me mësimet e Partisë dhe të shokut Enver”, të gatshëm për “të mbrojtur fitoret e socializmit” si Arben Kraja…

Retorikë idiote, strategji idiote, sovjetike e jashtë kohe, që s’bëri gjë tjetër veçse i bëri barsoletë “arbenkrajat” e kohës që u përfshinë në të, sipas thirrjes “Gjithmonë Gati”, besnikë të një diktature aparatçikësh dementë që tashmë talleshin nga rinia me nofkën “tao-tao”…

Ku i gjeti?

Sigurisht, kryesisht aty ku regjimi kishte më të besuarit, në organet e “shpatës dhe mburojës së Partisë” në organet e dhunës dhe represionit, si “Hetuesia”, ose fëmijët e tyre…

“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, nga 36 vjet punë, 21 vjet i ka në pozicione politike dhe vetëm 15 vitet e fundit në “drejtësi”, si “i pavarur” dhe “i paanshëm” sa herë e do “Partia”…

Sinqerisht, si politikan ia kam zili këtë karrierë:

– 23 vjeç, hetues në Shkodër, pa arsim juridik, (pozicion krejt politik, madje më i besuari dhe i rëndësishmi i PPSH.)

– 25 vjeç, anëtar i Komitetit Qendror të Rinisë së PPSH…

– 27 vjeç, kandidat për deputet i PPSH…

– 31 vjeç, zv/kryetar i KLSH, (nivel zv/ministër 1997)…

– 36 vjeç, Drejtor i antikorrupsionit në KM (po ashtu nivel zv/ministër)

Derisa 37 vjeç, na bëhet edhe prokuror, edhe “i pavarur”…

Unë kam më pak funksione politike nga ky në cv, e për më tepër s’kam qenë kaq i ri sa ky kur kam arritur të tjerat…

Kësisoj ky proces inkuizitor kundër Abit, nuk është asgjë më shumë se një përballje që vazhdon prej 33 vjetësh mes “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe “Demokraci nën Partinë e Punës”!

Është një betejë mes nesh dhe “filizave të Partisë” e Ramiz Alisë, që vazhdon e nuk mbyllet kurrë, pjesërisht edhe për fajin tonë, për naivitetin tonë, për faktin se fitoren e lirisë e perceptojmë si festë dhe gëzim i të gjithëve, edhe i “arbenkrajave”.

Arben Kraja sërish hetues- persekutor, e Abi Malltezi i akuzuar në kafazin e të pandehurve, është një ilustrim i trishtë i faktit se jemi kthyer aty ku e nisëm 33 vjet më parë, në minutat e para të betejës për liri e sundim të ligjit…

Atë betejë Arben Kraja e “filizat” e Ramiz Alisë nuk e fitojnë dot as me pranga e as me burg, sepse liria nuk mbahet dot në kafaz pasi, është instinkt njësoj si e drejta.

Skenografia e trishtë, anti-kohë, në atë sallë gjyqi, është thirrje për të bërë atë hapin e fundit që nuk e bëmë dot kur duhej, atë ditë kur me naivitet e lot gëzimi në sy, u dehëm nga liria…

Duhet ta luftojmë e ta fitojmë këtë betejë të fundit me çdo kusht e me çdo çmim, e mos t’ua lemë fëmijëve si lak në fyt.

Ata kanë 33 vjet që dëshmojnë se nuk pendohen, nuk dorëzohen e nuk “të falin” edhe pse nuk ke faj!

MOS I FALNI, që të jetë vërtetë beteja e fundit!

/f.s

Next Post
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Rishpërndahen fondet e buxhetit, më shumë para për rindertimin dhe bujqësinë

Comments 4

  1. Lefter maliqi. says:
    2 years ago

    Strazimir o koke e madhe na rofsh hajdarin.

    Reply
  2. Janullica Beleris musulman nga Progonati, me kallauzen Konstantina të Mitisotakis dhe të dhjerin Dhjak Vangjel Dule says:
    2 years ago

    Strazimir me kobure, hiqi thepin tytës, se do të dalë ndonjë më i fortë se ti, dhe do të ta fusë në bythë tytën me gjithë thep, do të ta rrotullojë mirë e mirë, dhe do të të dhëmbë e shkreta bythë për tërë jetën.
    Kaq, sa për dhëmbët që i ke nxjerrë sot Arben Krajës.
    Nderkaq, në se e ke parë vehten në pasqyrë, a nuk ngjason Ti, me një PENIS (organi mashkullor) të bërë SYNET ?

    Reply
  3. Armand Babi says:
    2 years ago

    Berisha carmatosi Shqiperine ne 2007 i demontoi te gjitha tanket topat armet kimike.nuk ja falim futeni ne burg qelbesiren.tani Serbia sjell ushtrine ne kufi

    Reply
  4. Anonymous says:
    2 years ago

    A mo Strazimir sai mire qe je. Po ce do se ta dhjet Ben Ndoka .

    Reply

Leave a Reply to Janullica Beleris musulman nga Progonati, me kallauzen Konstantina të Mitisotakis dhe të dhjerin Dhjak Vangjel Dule Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

February 11, 2026
Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

February 11, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

February 11, 2026
Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari akuzohet për abuzim me 89 të mitur

Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari akuzohet për abuzim me 89 të mitur

February 11, 2026
Prokuroria e Vlorës kontroll në Bashki, sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025

Prokuroria e Vlorës kontroll në Bashki, sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025

February 11, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Proda viziton në spital policët e plagosur gjatë protestës: Shenjë e një barbarie ekstreme! Hetime për përfshirjen e të miturve në dhunë

February 11, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

February 11, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, në disa zona shoqërohen me shtrëngata

February 11, 2026
Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In