• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos i bjer për së prapthi, na u bashko”, Rama i përgjigjet komentuesit: Pasaporta europiane s’duhet për të ikur në BE, por për dinjitet e të drejta të barabarta!

by B K
05/04/2025 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha sot (5 prill) në rubrikën e tij ‘Sy M’sy’, ku iu përgjigj pyetjeve dhe komenteve të ndjekësve virtualë në llogarinë personale të rrjetit social Facebook, se pasaporta europiane nuk është diçka fizike për të ikur dhe për të ardhur nga vendet e BE-së për qytetarët shqiptarë.

Por diçka që lidhet me dinjitetin dhe mundësitë e barabarta për çdo qytetar, student, sipërmarrës shqiptar, sikurse qytetarët europianë.

Teksa një prej ndjekësve i drejtohet me ‘mor piktor’ duke e ironizuar për pasaportën europiane, ai shprehet se nuk është vetëm diçka fizike, por një qëllim për dinjitet, barazi dhe ëndërr e vjetër, po aq sa amanet i vjetër, për ta ulur edhe Shqipërinë si të barabartë mes të barabartëve në tryezën e BE-së.

Ai e ftoi edhe qytetarin në fjalë t’i bashkohej këtij projekti dhe programi ambicioz, duke votuar numrin 5 në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, PS-në dhe atë.

Rama e këshilloi që të mos dëgjonte dashakeqësit apo grupin e atyre që “flasin mbrapsht” dhe ndjekin teorinë “kap ça të kapësh”.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama:

“I dashur Kristi, kur thua “mor piktor”, e thua për të treguar që ke të drejtë, që mendon se nuk të duhet pasaporta europiane e Shqipërisë, meqë sipas teje ne po ikim pa pasaporta, apo…?! Por pasaporta europiane nuk duhet për të ikur, se për të ikur ikën edhe me këtë që kemi, por pasaporta europiane duhet për të fituar më në fund dinjitetin, dinjitetin e qytetarit të barabartë europian. Dinjitetin e udhëtarit euriopian, që nuk e nxjerrin anash në çdo hyrje të BE-së për ta pyetur me policë se ku po shkon. Dinjitetin e studentit europian, që kudo ku studion në Europë gëzon të drejta të barabarta me studentët që janë lindur dhe rritur në atë vend të Europës. Dinjitetin e punëmarrësit europian, që kudo ku punon në Europë, gëzon të drejta të barabarta me punëmarrësit e lindur dhe rritur në atë vend të Europës.

Të drejtën e njeriut të lirë, të barabartë, që gëzon të drejtën e çdo qytetari europian dhe çdo mundësi të ofruar nga rrjeti i solidaritetit europian. Pak janë këto? Tani të përçmosh punën e tjetrit është kollaj, por nuk të ndihmon të jetosh më mirë. Përkundrazi, gjyshja ime thoshte, ‘mllefi, e zeza e të zotit’! Ndërkohë që unë besoj se po të interesoheshe pak më shumë për BE-në, dhe mbi impaktin e vendeve të BE-së, mbi qytetarët e popujve që kanë hyrë para nesh në atë familje, nuk do t’i bije kaq shkurt dhe kaq sprapthi. Edhe krijimi i kushteve më të favorshme të të rinjve që të investojnë në Shqipëri, siç kërkon ti, me hyrjen në BE bëhet më i lehtë sesa me qëndrimin jashtë BE-së.

Ndërsa kush e lidh ikjen e njerëzve me qeverisjen tonë, ose është kundërshtar, flet mbrapsht që të kapi ça të kapi. Ose është shumë i keqkuptuar. Dhe pastaj flet edhe mbrapsht, që të jetë i mirëkuptuar. Por këtë unë nuk e ndryshoj dot, ç’ka mund të ndryshojë dhe do ndryshojë është Shqipëria. Dhe këtë po e bëjmë ditë, e përditë, e përditë dhe ndaj Shqipëria sot nuk ka lidhje fare më atë që ishte. Me të meta? Patjetër edhe me të meta. Me gabime? S’ka asnjë dyshim! Ama me zemër dhe me përpjekje të pandalshme. Ndaj të ftoj të në bashkohesh edhe ti i dashur Kristi, pavarësisht pengesave që sheh përpara. Pavarësisht se dikush apo disa mund të të prishin qejfin, për të ta thënë kështu, të bashkohesh jo për mua, po për veten, për Shqipërinë në BE. Ndaj voto ‘5’-ën Kristi, pa asnjë pishman fare! E vetmja gjë me vlerë që mund të bësh te kutia e votimit më 11 maj është të votosh PS dhe mua. Ta përsëris përtej të gjitha vërejtjeve, kritikave, mospëlqimeve legjitime që mund të kesh, sepse vetëm unë dhe PS, së bashku me ty dhe shumicën e shqiptarëve, mund ta bëjmë këtë kapërcim epokal, historik për Shqipërinë, dhe ta ulim Shqipërinë në tryezën e përbashkët të familjes europiane, si të barabartë mes të barabartëve. Ëndërr e vjetër dhe amanet po kaq i vjetër”.

Next Post
Si kanë rrjedhur brenda 48 orëve në duart e opozitës përgjimet sekrete që SPAK sapo kishte regjistruar në qelinë e Erion Veliajt?

Si kanë rrjedhur brenda 48 orëve në duart e opozitës përgjimet sekrete që SPAK sapo kishte regjistruar në qelinë e Erion Veliajt?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre plagët dhe dhimbshuria e administratës publike

September 3, 2026
Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

September 3, 2026
VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

September 3, 2026
Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

September 3, 2026
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -

Trump i kërkon Evropës që të paguajë për armët që SHBA-të i dërguan Ukrainës: Iu dhanë miliarda dollarë falas, por…!

September 3, 2026
Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

September 3, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

September 3, 2026
Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

September 3, 2026
VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

September 3, 2026
Zelenskyy deklaron se ka marrë informacione nga SHBA në lidhje me vizitën e drejtorit të CIA-s në Moskë -

Zelensky: Negociatorët amerikanë së shpejti në Kiev dhe Moskë, presim takim shumë të rëndësishëm!

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com