• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos e dh*j punën!

by Mero Baze
16/06/2025 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një entuziazëm mes shqiptarëve se Presidenti Trump ka përmendur suksesin e tij në konfliktin Kosovë-Serbi si shembull edhe për ndaljen e luftës Izrael-Iran.

Në fakt, është një deklaratë që duhet marrë seriozisht vetëm për vullnetin e Presidentit Trump për të qenë i përfshirë në historinë e konfliktit Kosovë-Serbi. Por nuk është lajm serioz, as për konfliktin Kosovë Serbi, as për atë Iran Izrael.

Marrëveshja Kosovë-Serbi e vitit 2020, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, secila palë me SHBA-në, nuk pati ndonjë sukses të madh përveç vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me Izraelin. Politikisht, pati pasoja.

Pasoja më serioze ishte arrestimi i Hashim Thaçit dhe dërgimi i tij në Hagë, në një proces pas të cilit duket se qëndronin rivalët e Presidentit Trump në Washington. Pak muaj para marrëveshjes, po administrata e Presidentit Trump kishte minuar mandatin e kryeministrit Albin Kurti, duke krijuar një qeveri të opozitës në Kosovë, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

E gjithë kjo solli që në zgjedhjet e reja të vitit 2021, Albin Kurti, me një pjesë të LDK-së të drejtuar nga Vjosa Osmani, të fitonin shumicën dhe ta hidhnin në kosh marrëveshjen e Washingtonit.

Kontributi më i madh i SHBA-së për Kosovën mbetet viti 1999: bombardimi i Serbisë dhe çlirimi i Kosovës. Marrëveshja e negociuar në zyrën e Trumpit është një rutinë diplomatike që ka prodhuar pasoja politike në Kosovë, por jo ndonjë bilanc domethënës në raportet mes dy vendeve.

Është kjo arsyeja pse në Kosovë klasa politike duhet të ndërgjegjësohet për pozitën delikate ku gjendet vendi dhe për faktin se sa pak mendohet realisht për të.

Interesi i presidentit Trump për konfliktin Kosovë-Serbi është gjë e mirë, sikur të ishte thelbësor. Në fakt, lehtësia me të cilën ai e përmend marrëveshjen e Washingtonit – dhe aq më tepër konteksti i përmendjes, në mes të bombardimeve Izrael-Iran – është një tregues i qartë i cekësisë së informacionit që ka për këtë konflikt.

Dhe ky është një sinjal se Kosova nuk është as qendra e botës dhe nuk është më as e përkëdhelura e SHBA-së në Ballkan. Siç e theksonte Christopher Hill, një nga njerëzit me më shumë kontribute për lirinë e Kosovës në emër të SHBA-së, Amerika ka tashmë interesa të tjera në Serbi, që nuk lidhen fare me Kosovën.

Ndaj, nuk është për t’u gëzuar që Trumpi thjesht e përmend Kosovën. Është për t’u gëzuar vetëm për faktin që ai konfirmon pavarësinë e saj. Çdo gjë tjetër tregon sa pak interes ka aktualisht Washingtoni për Kosovën. Madje, ende nuk ka dalë ambasadori i tanishëm i SHBA-së në Prishtinë të reagojë për votimin e famshëm për të 32 herë për Albulenën, ashtu siç bëri ish amabsadorja amerikane më 2016 kur Albin Kurti, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj u bënë bashkë për të rrëzuar Hashim Thaçin dhe bllokuan Kuvendin.

Atëherë ambasadorja amerikane Tracy Ann Jacobson bëri atë deklaratën e famshme: “Mos e dh*j punën.” Tani, në një farë mënyre, këtë e tha edhe Presidenti Trump – por pa e ditur fare çfarë po bëhet në Kosovë.

Next Post
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, në gjendje kritike për jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

April 3, 2026
Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In