• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

by A R
03/04/2026 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Plarent Ndreca, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, deklaroi se prokurori Dado nuk plotëson kriteret thelbësore ligjore për t’u emëruar në atë post.

Sipas avokatit Ndreca, prokurori nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk ka pasur as përvojën si këshilltar, çka, sipas tij, e bën emërimin e tij të paligjshëm. Këto detaje, theksoi ai, kanë dalë në pah vetëm gjatë zhvillimit të procesit aktual.

“Në kushtet kur Veliaj është cenuar, ka rënë në dijeni edhe të këtij fakti. Dado nuk i plotëson këto kushte dhe kjo doli dhe në seancë. Ai nuk iu përgjigj pyetjes sime të drejtpërdrejtë nëse i plotësonte kushtet,” u shpreh Ndreca.

Mbrojtja pretendon se gjatë seancës janë bërë “pohime gjyqësore” të rëndësishme, përfshirë mungesën e dokumentacionit në Presidencë për procesin e përzgjedhjes së tij.

“U pranua nga përfaqësuesit e Presidencës se, nëse kjo procedurë do të zhvillohej sot, nuk do të konfirmohej i njëjti emërim,” shtoi avokati.

Ndreca theksoi se ky nuk është thjesht një detaj burokratik, por një problematikë me pasoja të rënda reale. Përfaqësuesi ligjor i Veliajt nënvizoi se një individ që nuk ka tagrin për të qenë prokuror ka marrë vendime drastike që prekin funksionimin e kryeqytetit.

“Në rastin e Veliajt ka dhe një dimension tjetër ku dëmet janë edhe më të mëdha që ndjehen tashmë në Tiranë, për shkak të faktit se Veliaj është në izolim,” tha Ndreca, duke iu referuar masës së sigurimit. Ai argumentoi se Bashkia e Tiranës është privuar padrejtësisht nga drejtimi i një kryetari të zgjedhur tre herë në mënyrë demokratike, si pasojë e veprimeve të një individi që, sipas tij, “ushtron në mënyrë të paligjshme funksionin e prokurorit të Republikës”.

Lidhur me strategjinë ligjore, Ndreca sqaroi se padia kërkon konstatimin e “pavlefshmërisë absolute” të dekretit të emërimit, një koncept juridik që nuk kufizohet nga afatet kohore dhe konsiderohet si një akt që “nuk ka ekzistuar kurrë”. Pyetjes rreth faktit se prokurori e ka kaluar procesin e Vetingut, avokati iu përgjigj duke theksuar se Vetingu nuk ka pasur në objekt vlerësimin e procedurës fillestare të emërimit.

“Jam ende në fillim të procesit sepse më duhet të merrem me rreth 60 mijë faqe që ka dosja,” tha Ndreca, duke bërë me dije gjithashtu se gjyqtari i çështjes ka kërkuar që në seancat e radhës të jetë i pranishëm edhe një përfaqësues i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Next Post
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

"Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In