• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

MOS E BËNI VAKSINËN! Kur edhe mjekët bëhen pjesë e tam-tamit elektoral…

by Ardit Rada
29/03/2021 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada
Deri dje refreni ishte “pse s’ka vaksina”! Sot ky refren ka ndryshuar: Po na sillni vaksina të pacertifikuara! Dikur thoshin “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Politikanë, mjekë, ish-mjekë dhe ish-politikanë bashkë, i janë bashkuar turmës dashakeqe të anatemimit të fushatës së vaksnimit që ka filluar në vendin tonë. Një listë mesazhesh e deklaratash në media e rrjetin social, që kanë brenda një papërgjegjshmëri thjesht kriminale, nuk marrin parasysh faktin që vaksina kineze ka nisur të injektohet prej dje në mbi 15 mijë a më shumë krahë pensionistësh, por bëjnë thirrje publike që të mos pranohet dhe të ndalet fushata e injektimit.

As Tritan Shehu, që tashmë nuk është as mjek, as politikan, as Sali Berisha, që ka qenë mjek por që për fatkeqësinë e shqiptarëve hyri në politikë, e aq më pak Petrit Vasili që s’ka lidhje me asgjë përveçse me koliben e dezhurnit tek LSI-ja – askush prej këtyre zotërinjve nuk ka informacion të dorës së fundit rreth efektshmërisë, rrezikut potencial dhe rasteve problematike që ka shkaktuar Coronavac në njërin nga 22 vendet ku injektohet zyrtarisht prej javësh e muajsh. Askush prej këtyre burrave gojëprishur nuk di të thotë diçka konktretisht të keqe për vaksinën në fjalë, përveçse që po ngjall shpresën e dhjetëra mijë të moshuarve që kanë një vit e ca të mbyllur në shtëpi.

Këtij kori që hallin e qartë e ka tek votat, e jo tek alergjitë e pleqve në çadrat e sheshit ‘Skënderbej’ po i bashkohen edhe disa mjekë, kryesisht jashtë vendit, të cilët po ashtu si Berisha e Vasili, ‘iu djeg’ shumë në distancë qëndrimi i Edi Ramës në qeveri. Çështje shijesh, s’kemi ç’tu bëjmë.

E habitshme ishte sesi orët e fundit, për vaksinimin masiv është shqetësuar edhe ndonjë mjek i këtushëm që normalisht ka treguar se di ta masë fjalën dhe mendimin. Ilir Alimehmeti ka bërë thirrje orët e fundit që të mos merret vaksina kineze. Ai e ka justifikuar këtë qëndrim me faktin që për këtë vaksinë nuk ka të dhëna shkencore dhe se dihet shumë pak.

Megjithëse Alimehmeti njihet si një mjek i informuar për pandeminë, të thuash që Coronavac është e panjohur kur fjala vjen, mbi 15 milionë turq kanë marrë dozën e parë dhe kur pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë lidhur kontratat për ta blerë, ashtu siç po bëjnë shtete anëtare të BE si Hungaria etj, është diçka që e tejkalon mosdijen.

Fushata e vaksnimit me vaksinën kineze ka një bankoprovë planetare. Siç e kanë sot pak a shumë të gjitha vaksinat që u futën në rrjetin e përdorimit publik me nxitim e turravrap, për shkak të vdekjeve në të gjithë globin. Miliona njerëz që e kanë bërë, ndërkohë që rastet e incidenteve a vdekjeve të shkaktuara nga kjo vaksinë mungojnë, janë prova më e madhe se ajo të paktën nuk po merr jetë njerëzish.

Sa për efikasitetin, kjo është diçka për t’u parë në afat të mesëm e të gjatë. Alimehmeti lexon në disa gjuhë të huaja e në ndryshim nga Sali Berisha e shpreh publikisht atë që lexon. Po të shfletonte edhe një herë literaturën dhe rrjetin në të gjithë botën, ndoshta do të na ndriçonte me informacionet më të fundit rreth mënyrës sesi po e “tresin” miliona njerëz nëpër botë vaksinën kineze. Ndoshta pas këtij leximi do ta tërhiqte thirrjen e tij publike për të mos e bërë vaksinën.

/JavaNews/

Next Post
Manastirliu, apel për respektimin e masave: Këto dy javë vendosim nëse do ketë prapë shtrëngime

Tejkalohet objektivi, Manastirliu: Në ditën e dytë u kryen mbi 20 mijë vaksinime ndaj COVID-19

Comments 2

  1. Selo Defteri says:
    5 years ago

    U bë edhe ky, si Dino Çiço i Gjinokastres dikur…..

    Reply
  2. A says:
    5 years ago

    Nje doktor s’mund te thote bejeni pa prova teknike.

    Reply

Leave a Reply to A Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In