• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Morën 20 pleshtat dhe i futën në epruvetë”, Gjergj Hani shpjegon opozitën e Sali Berishës

by A R
25/07/2024 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati përballë Lulzim Bashës për të drejtuar PD-në një vit më parë, Gjergj Hani, e ilustroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” gjendjen e opozitës me eksperimentin e një universiteti amerikan me pleshtat, të cilët, pasi i futën në epruvetë, nuk arrinin më të kërcenin si më parë.

Pjesë nga biseda

Ylli Rakipi: Tani opozita është bërë copë-copë, siç e ke vënë re ti dhe më rehat se ç’ndihet Edi Rama në këtë vend, nuk është ndjerë njeri.

Denis Dyrnjaja: Edhe Basha rehat është.

Ylli Rakipi: Edhe Basha rehat është se ai pushtet nuk do. Tani si e sheh Gjergj Hani, ish-kandidat për kryetar të PD-së, këtë copëzim të opozitës?

Gjergj Hani: S’kish si të ndodhte ndryshe, zgjati shumë. Duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. Kjo tregoi se kjo opozitë nuk ka qenë kurrë e vërtetë në të gjithë historinë e saj dhe koha e konsumoi.

Universiteti MIT në Boston ka bërë një eksperiment që do të thotë shumë për realitetin shqiptar. Pleshti kërcen 40 herë lartësinë e trupit të tij dhe këta të eksperimentit morën nja 20 pleshta dhe i futën në një epruvetë dhe i mbyllën, duke mos u dhënë mundësi të kërcenin as sa 20 herë lartiësia e trupit. Pleshtat e varfër u përpoqën 2-3 herë të kërcenin, por hasnin në kapak dhe refuzuan të kërcenin më aq sa kishin bërë më parë. Kur ua hoqën kapakun ata nuk dilnin dot nga epruveta sepse kërcenin deri aty ku kishte qenë kapaku.

Kjo është ajo që ka ndodhur me historinë e opozitës shqiptare të udhëhequr nga Sali Berisha, duke nisur nga viti 1990. Mungesa totale e qasjes me të vërtetat historike të krimet e këtij vendi, me pandëshkueshmërinë e krimeve dhe mungesës totale të aftësisë për të shkruar historinë e vendit, sollën këtë rezultat.

Ylli Rakipi: Po pse mbërritën në këtë pikë, thua ti? Ti vjen nga të persekutuarit, ke hequr të zitë e ullirit.

Gjergj Hani: Jo unë nuk jam i persekutuar. Unë e refuzoj këtë term.

Ylli Rakipi: Ti e refuzon sepse e kanë përdorur të tjerët?

Gjergj Hani: Jo. Për faktin e thjeshtë se nuk jam i persekutuar, unë e konsideroj veten kundërshtar të këtij rregjimi, jo i persekutuar. I persekutuar është dikush që e kanë futur në burg vetëm pse ishte i biri i filanit, apoo nipi i fistekut. Bëra zgjedhjen time në jetë, i dola për zot, nuk prita për medalje dhe nuk e bëra duke menduar se do të vijë një ditë se do t’i bie gjoksit për atë gjest. Ishte thjesht zgjedhja ime personale. Pra nuk e konsideroj veten të persekutuar.

/a.r

Next Post
Votimi elektronik/ Gjiknuri: Qeveria do të financojë 5 qarqet më të mëdha

Nesër amendament për listën e hapur, Gjiknuri: 1 në 3 nga kandidatët fitues do të jetë...

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Shikojeni me vemendje sa i ndyre,eshte komunisti monster i vicidolit,edhe nga surrati e deshmon shpirtin katyran te tije.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In