• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

by A R
03/04/2026 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në krye të tre viteve të reduktimit të 38 gjykatave në 20, ministri i Drejtësisë Toni Gogu shprehet për TCH se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të cilës po vlerësohen ndërhyrje ligjore të kryesuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

“Nuk mund të flasim për dështim sepse do ishte e pandershme për punën që është bërë dhe do ishte e pandershme për rezultatet që janë arritur. Patjetër janë krijuar disa probleme dhe ju i përmendët disa elefantë në dhomë, çështjet e mbartura dhe aksesi që mund të themi që është kufizuar, sistemi ishte fragmentuar disi dhe se si mund të rregullohej më mirë. Sistemi ishte fragmentuar dhe duhej rregulluar edhe për vakancat për vakancat e krijuara nga vetting. Në këtë kuptim tashmë jemi në fazën për të parë mjetet e reja, sepse një gjë duhet ta themi troç qytetarët duhet ta marrin drejtësinë njësoj siç marrin shërbimet e tjera publike. Ata nuk mundet të udhëtojnë më gjatë, nuk mund të presin më shumë, besoj vetë sistemi do ti propozojë dhe ka ngritur një punë pune për të adresuar vonesat“, tha Gogu.

Zgjidhja që po diskutohet është angazhimi i një gjyqtari të vetëm që gjatë seancave urgjente mbështetet nga shërbimet gjyqësore në gjykatat e mbyllura.

“E para që duhet të kuptojmë është harta shkaktare e krijimit të vonesave, besoj që jo, janë vakancat, apo duhet kthyer një gjyqtar që gjykon si një i vetëm duke përdorur administratën dhe shërbimin gjyqësor”, tha ai.

Në intervistën e parë si ministër Drejtësie, Gogu foli për kodin penal, që një ish ministër tjetër drejtësie ka premtuar se do jetë gati në fund të 2026.

“Nuk është qëllimi ynë të kemi një kod penal brenda një kohe të caktuar, qëllimi ynë është të kemi një kod, por a është penal brenda një afati të caktuar, por që reflekton realitetin tonë shoqëror dhe mbron kontratën tonë shoqërore mbron qytetarin dhe i qëndron kohës”.

Kur ka nisur takimet me aktorët e drejtësisë, më i fundit me kryeprokurorin e SPAK, Klodian Braho, a është apo jo pro kërkesës së prokurorëve të posaçëm për zgjatjen e mandatit?

“Kjo është një çështje që kërkon vëmendje maksimale, ajo çfarë unë mund t’ju them është deviza e shumicës sonë socialiste në krye të herës. Pra nuk ka asnjë ekuivok që ne do të garantojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe thënë këtë edhe statusi i prokurorëve të SPAK është nga ato çështje të anekseve kushtetuese që kanë garantuar këtë gjë ndaj meritojnë një studim, një dialog ndërinstitucional jashtëzakonisht të kujdesshëm”, u shpreh Gogu.

Next Post
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Comments 1

  1. leka says:
    5 months ago

    Nuk ka ne BE nje prokurir i posacem te jete me mandat te perhershem keshtu dhe SPAKU do kete nevoje per freskim . Per mua personalisht KLP dhe KLGJ duhet te shkrihen dhe prokuroret e SPAKut dhe gjygjtaret e GJOK te zgjidhen direkt nga populli si ne USA . Atehere do themi se drejtesia eshte e sovranit dhe jo e politikes dhe e loece brenda drejtesise

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

September 1, 2026
Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

September 1, 2026
Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

September 1, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn të shkojë në Bashki!

September 1, 2026
Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Farkës e Lundrës, alarmohen banorët

Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit, flakët rrezikojnë fermat dhe bagëtitë

September 1, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

September 1, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

September 1, 2026
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH kujton shoferët: Ja rrugët ku do devijohet qarkullimi dhe nga të udhëtoni për tri netë

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH kujton shoferët: Ja rrugët ku do devijohet qarkullimi dhe nga të udhëtoni për tri netë

September 1, 2026
Statistika e frikshme në Kolumbi, kokaina ia kalon naftës si eksporti kryesor në vend!

Statistika e frikshme në Kolumbi, kokaina ia kalon naftës si eksporti kryesor në vend!

September 1, 2026
“Ruli” i Barcelonës ‘asfalton’ Vallecanon e Ivan Balliut, ndeshje spektakolare në Camp Nou! Flick: Fillimi që dëshironim! (VIDEO)

“Ruli” i Barcelonës ‘asfalton’ Vallecanon e Ivan Balliut, ndeshje spektakolare në Camp Nou! Flick: Fillimi që dëshironim! (VIDEO)

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com