• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Monumenti “Shqiponja” në Kukës! Dhuratë e Lazim Destanit, i cili u nderua me Çelësin e Qytetit

by A R
08/11/2025 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kukës u zhvillua një ceremoni solemne për inaugurimin e monumentit “Shqiponja”, një vepër artistike voluminoze që prej ditës së djeshme po qëndron në hyrje të qytetit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin me Rrugën e Kombit dhe me zonën e Hasit, përcjell TV21. Kjo vepër arti është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani, i njohur për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të projekteve kulturore dhe kombëtare shqiptare.

Në ceremoninë e organizuar me pjesëmarrjen e institucioneve vendore morën pjesë kryetari i Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj, ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij, pas prerjes së shiritit, Lazim Destani shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe theksoi se ndjen krenari që monumenti “Shqiponja” ka gjetur vend në një qytet simbol të bashkimit shqiptar.

“Kjo Shqiponjë fluturoi nga Tirana për t’u vendosur këtu, sepse siç duket, shqiponjat i duan malet e larta”, u shpreh ai.

Duke kujtuar rrënjët e tij nga Bozovca e Tetovës, Destani shtoi se me Kukësin e ndan vetëm një kodër dhe se ndien lidhje shpirtërore me këtë qytet, i cili prej dekadash përfaqëson mikpritjen dhe bujarinë shqiptare.

Në shenjë vlerësimi për dashurinë dhe kontributin e tij të vazhdushëm për Kukësin, kryetari i bashkisë Albert Halilaj i dorëzoi Lazim Destanit Çelësin e Qytetit, simbol i mirënjohjes dhe respektit të përbashkët.

 

“Kukësi është qyteti që i bashkon të gjithë shqiptarët përmes Rrugës së Kombit. Falë njerëzve si z. Destani, ne ndërtojmë ura bashkimi dhe kujtese kombëtare”, deklaroi Halilaj.

Ndërsa ish-kryeministri Pandeli Majko vlerësoi gjestin e Destanit si shembull të rrallë të filantropisë dhe përkushtimit ndaj identitetit kombëtar.

Monumenti “Shqiponja” është realizuar fillimisht në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe tashmë është vendosur në Kukës, në trekëndëshin simbolik mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai është shoqëruar me elementë ndriçimi dekorativ dhe përbën një pikë të re identitare për qytetin.

Në përfundim të ceremonisë, z. Destani theksoi se kjo vepër nuk është thjesht një monument arti, por një shenjë e bashkimit dhe e aspiratave të përbashkëta të shqiptarëve kudo që janë për në Bashkimin Evropian.

“Për Kukësin, për Shqipërinë dhe për të gjitha trojet tona uroj zhvillim dhe përparim shoqëror e kulturor. Të palëkundur le të ecim drejt integrimit në Bashkimin Europian, sepse shqiptarët, përveç gjeografisë, këtu kanë historinë dhe përkatësinë e tyre kulturore”, u shpreh ai.

Next Post
Këto katër shenja të zodiakut do ta gjejnë dashurinë në nëntor

Këto katër shenja të zodiakut do ta gjejnë dashurinë në nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Kur shpërdorohet autoriteti akademik

November 2, 2026
Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

November 2, 2026
Gjykata çeke liron gazetarin kinez të akuzuar për spiunazh, u shpall i pafajshëm

Gjykata çeke liron gazetarin kinez të akuzuar për spiunazh, u shpall i pafajshëm

November 2, 2026
24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

November 2, 2026
Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

November 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kompanitë amerikane të naftës përfituan mbi 130 miliardë dollarë nga lufta me Iranin

November 2, 2026
Lodhesh kot Sali!

Pse PD, nuk është më opozita

November 2, 2026
Zgjedhjet që mund t’i kthehen në ‘makth’ Trump-it, çfarë tregojnë sondazhet në SHBA?

Zgjedhjet që mund t’i kthehen në ‘makth’ Trump-it, çfarë tregojnë sondazhet në SHBA?

November 2, 2026
Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta dhe benzina me 6 lekë më pak

FJALEN E KA BORDI/ RËNIA E FORTË E ÇMIMIT TË NAFTËS, PRESION PËR ULJEN E ÇMIMEVE EDHE NË SHQIPËRI

November 2, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In