• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monika Kryemadhi “sfidon” Lulzim Bashën!

by Denis Dyrnjaja
21/03/2018 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Denis Dyrnjaja
Ngazëllimi i të bërit bashkë opozitë në ditët e vërvëllitjes së këpucëve në Parlament ndaj Kryeministritt në Parlament duket se ka marrë fund. Edhe buzëqeshja e optimizmi politik kur Lulzim Basha e Monika Kryemadhi shfaqeshin krah njëri tjetrit si një mendje e trup bashkuar opozitar është fashitur, sikurse është fashitur gjithashtu edhe furia më vete e LSI-së për të sulmuar Edi Ramën. Në opozitë po bëjnë se kush më vete llogaritë se si i bie më mirë politikisht në zgjedhje bashkë apo të vetëm. Dhe duket se ajo që ka nevojë për kthjelltësi vendimesh dhe qëndrimesh është LSI.
Pavarësisht buzëqeshjeve dhe marrëdhënieve të beharta politike mes dy partive ideologjikisht të kundërta por me synime pragmatike të njëjta, Monika Kryemadhi e di se Lulzim Basha nuk është Sali Berisha që mund të bësh, të qëndrosh dhe t’i besosh në një marrëdhënie e marrëveshje politike verbale. Ndaj i kërkon Kreut të Partisë Demokratike të shprehet qartë madje të materializojnë një marrëveshje të qartë parazgjedhore me terma të specifikuar që e vë goxha në pozitë të vështirë Bashën.
Ky propozim i artikuluar mediatikisht e vë në pozitë të vështirë administratorin momental të selisë blu, sepse ai nuk do të dëshironte të lidhte një “kontratë politike” që do të duhej ta mbante lidhur me LSI-në i pasigurt pasi kjo mund ta dëmtonte edhe më shumë PD-në e gjymtuar rëndë elektoralisht në dy zgjedhjet e fundit. Bashës do t’i pëlqente ta përdorte LSI-në deri afër zgjedhjeve lokale dhe pasi të kishte kuptuar trendin politik të vendoste nëse i duhej një bashkëpunim elektoral apo të dilte i vetëm në zgjedhje.
Nga ana tjetër Monika Kryemadhi dhe jo vetëm, duke njohur Bashën si një politikan që nuk iu qëndron as fjalëve të tij e jo më marrëveshjeve gojore, kërkon një pakt të qartë për të ardhmen politike pasi nuk do që të lejojë që makina organizative e LSI-së që funksion më së miri të shërbejë si samari elektoral ku PD të ulet për të marrë qyl benefite e për ta flakur në fund si një mall një përdorimësh. Nga ana tjetër Basha ndjehet i presionuar edhe nga rryma dhe faktorë brenda partisë dhe nga aleatët që të mos bëjë një tjetër hap fals duke marrë si patericë LSI-së. Por një humbje tjetër në zgjedhje do të ishte një tjetër tronditje për pozitat e tij në krye të PD-së.
Basha është i bindur se skandalet e njëpasnjëshme që ka regjistruar qeverisja aktuale iu kanë ulur pikë elektorale socialistëve, por nuk e di se në ç’nivel është kjo rënie sa t’i duhej t’i jepte sot një përgjigje direkte LSI-së nëse i duhej apo jo në zgjedhje. Precedenti i fitores së socialistëve të vetëm ka rritur besimin se dhe demokratët mund t’ ja dalin të fitojnë të vetëm në zgjedhje. A do t’ja dalin? Ky është basti all in i Lulzim Bashës që duhet të zgjedhë nëse duhet të zbresë në fushën e pokerit politik bashkë me LSI-në apo pa të. Dealer po pret!
Next Post
Rama lë të hapur mundësinë e një tjetër marrëveshje me Bashën

Rama nga Brukseli: Doja të isha këtu me Bashën, siç biseduam mbrëmjen e 17 majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

October 25, 2026
Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

October 25, 2026
Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve

Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve

October 25, 2026
Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës

Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës

October 25, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

October 25, 2026
PS ngre alarmin: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

PS ngre alarmin: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

October 25, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

October 25, 2026
Kur selia e partisë bëhet prapavijë e dhunës

Kur selia e partisë bëhet prapavijë e dhunës

October 25, 2026
Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

October 25, 2026
“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament!”- Berisha paralajmëron bojkot? Balla e këshillon: Uroj të mos e merrni atë vendim!

Balla akuzon Berishën pas protestës së dhunshme: Selia e PD-së u kthye në depo benzine për molotovët

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In