Angel Maria Villar, presidenti i Federatës Spanjolle, po përjeton një moment dhimbjeje.
Në Toluca të Meksikës u gjet trupi i pajetë i mbesës së Angel Maria Villar, 39-vjeçares Maria Villar Galaz, e cila ishte rrëmbyer më 13 shtator. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Garcia Margallo.
“Rrëmbyesit iu kishin telefonuar familjarëve së Maria Villar Galaz. Ata arritën të paguajnë për shantazhin, edhe pse shifra ishte më e ulët nga ajo që iu ishte kërkuar. Mendova se do ta kishin liruar, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Është një lajm shumë i trishtë dhe i papritur”, deklaroi Margallo.