• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Molotov në protesta, Bushati: Basha ka skenar rus!

by A R
14/05/2019 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka theksuar se veprimet e kryetarit të Partisë Demokratike me protesta me Molotov janë të ngjashëm me një skenar rus.

Gjatë një interviste për “Top Channel”, Bushati theksoi se hedhja e bombës Molotov është e dënueshme dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk duhet të ndjekë skenarë rusë.

“Ne si mazhorancë kemi detyrë të dyfishtë, të sjellim stabilitet dhe të krijojmë normalitetin që duhet të ketë një vend, aq më tepër me sfidat që ka Shqipëria sot, si në planin ekonomik, ashtu dhe atë politik për aspektin e integrimit në BE”, tha Bushati.

“Nga krahu tjetër, ne si mazhorancë na duhet të luajmë dhe rolin e munguar të opozitës për të sjell stabilitet. Ne me opozitën s’mund të jemi dakord për shumë çështje, kjo ndodh në shumë vende të botës, prandaj dhe ka zgjedhje. Zgjedhje ka edhe në  Norvegji e Suedi, prandaj ka votime çdo katër vite, sepse kërkohet më shumë nga të gjithë, sado mirë të jetë një mazhorancë, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë nga mazhoranca, ka dhe nga ata që sado e mirë të jetë mazhoranca nuk e kthejnë mendimin e tyre. Kjo është pjesë e lirisë”, tha Bushati

“Kudo në Europë kemi një moment të tranzicionit të politikës, kemi ndarjen nga politika e pas luftës së ftohtë në një politik progresive dhe konservatore apo dhe parti jashtë sistemi që përpiqen të futen në sistem me  metoda nacionaliste ekstreme. Ama kjo s’duhet të ndodh në Shqipëri për shkak të misionit që kemi, dhe për këtë jemi në mikroskop nga BE, pasi ne kërkojmë që të hymë në BE. Një parti e madhe si PD, shtoi Bushati, nuk mund të ndërmarrë nisma të tilla që janë zakonisht të partive të vogla të spektrit të largët të djathtë apo të majtë, që përmes revolucionit kërkojnë të imponohen në sistem”, tha Bushati

“Shqiptarët presin më shumë nga Partia Socialiste, si forcë progresiste, si forca e parë politike në Shqipëri, si një forcë që gjithnjë ka qenë e hapur ndaj shoqërisë dhe dialogut, por tashmë na është vënë një dilemë përpara,  ku na kërkohet të komprometojmë tërësisht procesin demokratik atë të ndryshimit të pushtetit me votë e të kënaqim një opozitë të pakësuar, të zvogëluar që s’dëgjon zërin e votës dhe që si një fëmijë i vogël nuk pranon rregullat e lojës”, tha Bushati.

“Pra ne jemi përpara dy zgjidhjeve, ose mbrojmë proceset demokratike, ose ta ndërrojmë pushtetin në tavolinë dhe të biem pre e shantazhit të opozitës, të atyre që pretendojnë se janë opozita, pasi Kryemadhi dhe Basha pretendojnë se kanë vulën dhe përfaqësojnë të gjithë opozitën, ndërkohë që nuk është kështu, pasi opozita ka shumë spektra”, vijoi Bushati.

Deputeti  i PS-së tha se qytetarët duke parë irracionalitetin e opozitës në protesta, aq  më shumë zgjidhjen e shohin te mazhoranca.

“Ne e kuptojmë këtë. Sa më irracional të jenë Basha e Kryemadhi, aq më shumë njerëzit presin nga ne zgjidhje. Me lejoni t’ju them se Policia është treguar shumë racionale në veprimtarinë e saj gjatë protestave të opozitës. E dimë që qytetarët presin që mazhoranca të jetë 100% të saktë ne, ashtu siç dimë që duke parë si është opozita i anashkalohen 100 të meta. Janë thënë gjëra për policinë që nuk qëndrojnë. Të shtunën ishte protesta e gjashtë dhe pati dhe bomba ruse molotov, se kuptoj përse duhet kjo zgjidhje ruse nga opozita. Nuk është e lehtë rrish nën bombën Molotov prej 6 orësh dhe nuk pati asnjë reagim jashtë mase. Nuk pati dhunë brutale. Edhe policët janë bashkëshort, janë vëllezër, janë kryefamiljarë”, shtoi ai.

“Ne, tha Bushati, pranojmë që ka vende për përmirësim, por opozita sheh zgjidhje të bomba Molotov. Dje Basha bëri mirë një tërheqje pas sa i takon molotovit, bëri mirë që dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë”, vijoi deputeti Socialist.

“Shoh z. Basha që po përdor një skenar rus me bomba moltov dhe nuk i shkon përshtat opozitës. Basha është bërë dhe si ai i Koresë së Veriut për çështjen e ultimatumit. Ultimatumi një është nuk është shumës, Basha ka bërë rreth 270 të tilla. Më lejoni t’ju them se nuk cakton Basha apo Rama se kush është kryeministër, e caktojnë me vota shqiptarët. Në vitin 2017 Basha ishte pjesë e qeverisë, kishte ministra e zv/ministra, kishte një pjesë të mirë të pushtetit dhe për herë të parë zgjedhjet u pranuan nga të gjithë”, vijoi Bushati

“Qytetarët shqiptarë kanë votuar përfaqësues të tyre në kuvend. Dhe Deputetët e larguar nga kuvendi kanë braktisur qytetarët duke zbritur në rrugë, ndërkohë që qytetarët janë në rrugë vetë, nuk ka nevojë të shkonte dhe Basha në rrugë. Qytetarët dalin në protestë shumë herë më mirë se Basha vetë. Do kishte burra, gra, fëmijë. Në një botë perfekte ne do i donim në zgjedhje, por ato s’janë sepse ne do i fitonim të gjitha bashkitë dhe prandaj është larguar Basha nga procesi”, tha Bushati.

/a.rada

Next Post
Realizmi socialist tërheq turistët e huaj në Shqipëri

Realizmi socialist tërheq turistët e huaj në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A është e nevojshme?” Videoja e kontrollit ndaj kombëtares gjermane ndez debate në rrjet

“A është e nevojshme?” Videoja e kontrollit ndaj kombëtares gjermane ndez debate në rrjet

June 20, 2026
Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

June 20, 2026
Zjarr në Raven të Karaburunit, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash

Zjarr në Raven të Karaburunit, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash

June 20, 2026
Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)

Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)

June 20, 2026
Pse disa rusë presin me vite për shtetësinë serbe?

Pse disa rusë presin me vite për shtetësinë serbe?

June 20, 2026
Ishte duke peshkuar, humb jetën një person në Lezhë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

Plagoset rëndë 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës

June 20, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Mbështesim protestën në Tiranë, 5 kërkesat e qytetarëve janë edhe beteja jonë

June 20, 2026
Përplasen trenat pranë Londrës, humb jetën një person dhe lëndohen dhjetëra të tjerë

Përplasen trenat pranë Londrës, humb jetën një person dhe lëndohen dhjetëra të tjerë

June 20, 2026
Kupa e Botës/ Lamine Yamal ul pritshmëritë: Nuk jam gati për 90 minuta ndeshje, por dua të ndihmoj Spanjën

Digjet resorti i famshëm në Republikën Domenikane, një turiste italiane humb jetën, evakuohen 1700 pushues

June 20, 2026
Kupa e Botës/ Lamine Yamal ul pritshmëritë: Nuk jam gati për 90 minuta ndeshje, por dua të ndihmoj Spanjën

Kupa e Botës/ Lamine Yamal ul pritshmëritë: Nuk jam gati për 90 minuta ndeshje, por dua të ndihmoj Spanjën

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In