• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Molnupiravir, ilaçi antiviral në formë pilule që po shikohet si alternativë kundër Covid-19

by Java News
06/03/2021 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ilaç eksperimental për Covid-19 që mendohet se do të jetë tepër efektiv, ka treguar rezultate pozitive në një studim paraprak.   Pilula, e cila është duke u zhvilluar nga dy kompani farmaceutike, “Ridgeback Biotherapeutics LP” dhe Merck MRK 1.33% & Co, u vërteta se ul ndjeshëm infektivitetin nga virusi.

Studimi i mëtejshëm i medikamentit antiviral eksperimental është në proces. Nëse provohet se është i aftë të trajtojë njerëzit me Covid-19 të cilët shfaqin simptoma, ilaçi do të forconte një arsenal të kufizuar të trajtimeve dhe do të ishte medikamenti antivirali i parë oral funksional 100% kundër virusit.

Më shumë se një vit në pandemi, mjekët dhe pacientët me Covid-19 kanë parë pak mundësi për të trajtuar këtë virus. Deri më tani vetëm një antiviral është autorizuar për përdorim, Remdesivir nga Gilead Science Inc, por studime të ndryshme kanë treguar se nuk e trajton plotësisht gjendjen e pacientëve.

Sipas disa ekspertëve medikamenti eksperimental, i quajtur “molnupiravir”, mund të ketë një rol të rëndësishëm duke ndihmuar gjithashtu njerëzit që janë të sëmurë, duke shërbyer të njëjtin rol të kryer nga medikamenti i quajtur “Tamiflu” për gripin.

“Është entuziazmuese dhe interesante, por nuk është e saktë 100%”, tha Carl Dieffenbach, drejtor i Divizionit të AIDS-it në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, në SHBA i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
Studiuesit e medikamenteve po bëjnë një nxitje për të gjetur ilaçe të reja Covid-19, për të përmirësuar efektivitetin e disa terapive aktualisht në dispozicion.

Ata gjithashtu po kërkojnë terapi që janë efektive kundër varianteve të reja të koronavirusit që po përhapen me shpejtësi.

“Nevoja e qartë për këtë është zhvillimi i antiviralëve të fuqishëm që veprojnë drejtpërdrejt SARS-CoV-2”, tha Anthony Fauci, drejtor i NIAID dhe këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Biden, në një konferencë të fundit në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar virusit që shkakton pandeminë.

Ndryshe nga ilaçet e tjera që synojnë proteinën spike të dalë nga sipërfaqja e virusit, molnupiravir sulmon një pjesë të virusit që e ndihmon atë të riprodhohet.

Studimi i fazës së dytë, vëzhgoi efektin e dozave të ndryshme të molnupiravir në njerëzit që kishin zhvilluar simptoma Covid-19 brenda javës që kishin rezultuar pozitiv me Covid-19.

Testet nuk zbuluan virusin infektiv në asnjë prej vullnetarëve të studimit që morën molnupiravir dy herë në ditë pas pesë ditësh trajtimi, ndërsa 24% e personave që morën një placebo(medikament i improvizuar si antivirali) i zhvilluan simptomat.

Bashkëthemeluesi i kompanisë farmaceurike “Ridgeback Biotherapeutiks Wayne Holman” tha se rezultatet tregojnë se ilaçi parandalon koronavirusin e ri nga kopjimi në trup dhe ofron provën e parë që një ilaç oral antiviral mund të jetë i efektshëm kundër virusit.

“Gjetjet gjithashtu sugjerojnë, por nuk provojnë, se ilaçi mund të zvogëlojë sëmundjen,” tha Holman.

The Wall Street Journal-“Si”

Next Post
Dvoran/Peleshi, takim me fermerët: Aplikoni, të përfituar nga skema e naftës falas!

Dvoran/Peleshi, takim me fermerët: Aplikoni, të përfituar nga skema e naftës falas!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In