• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Moisiu flet për herë të parë për Mehmet Shehun, fortifikimin e Sazanit dhe tensionet me Greqinë!

by A R
04/06/2025 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alfred Moisiu është rrëfyer mbi karrierën e tij në ushtri dhe politikë, duke ndarë vlerësime për figurën e Mehmet Shehut, si një nga personalitetet më të debatueshme të historisë shqiptare.

Intervista e Moisiut është një dëshmi e rrallë, që hedh dritë mbi dinamikat e brendshme të shtetit shqiptar gjatë dekadave të komunizmit – dhe mbi hijen e gjatë që Shehu vazhdon të hedhë në historinë shqiptare.

Sipas tij, Shehu ishte “ndër kryeministrat më të mirë që ka pasur Shqipëria”, duke theksuar aftësitë e tij të rralla organizative, njohjen e disa gjuhëve të huaja dhe disiplinën e hekurt që impononte në punë.

Ai kujtoi me shqetësim shkarkimin dhe përndjekjen politike që pasoi, që e cilësoi si “një paranojë që e ushqente regjimi”, duke shtuar se goditjet ndaj bashkëpunëtorëve të Shehut u shoqëruan me ulje drastike gradash dhe dënime të pajustifikuara.

Duke reflektuar mbi të kaluarën, Moisiu theksoi se “në moshën që jam, raporti me të vërtetën është real” dhe se historia duhet të shqyrtohet me më pak frikë dhe më shumë ndershmëri.

Raporti me Mehmet Shehun, Moisiu: Ishte rreptë, por organizator i jashtëzakonshëm

Në një rrëfim ekskluziv, ish-presidenti Moisiu, ish-ushtarak i lartë dhe funksionar i rëndësishëm shtetëror, duke sjellë për herë të parë kujtime të drejtpërdrejta mbi figurën e Mehmet Shehut, e vlerësoi atë si një nga figurat më komplekse të historisë politike shqiptare.

“E kam njohur vonë, por jehona e tij vinte gjithmonë para,” kujtoi ai. “Në fillim më dukej i rreptë, shumë i ashpër. Por, ai ishte njeri me një ndjenjë të jashtëzakonshme detyre. Më pas, e kuptova: ishte një organizator brilant.”

Ish-presidenti flet edhe për përplasjet politike të kohës, për goditjet që mori pas vitit 1982, që i lidh me pastrimin politik që pasoi vdekjen e Mehmet Shehut. “U ulën gradat, më larguan nga detyra, edhe pse isha në kulmin e karrierës. Mendohej, se isha i lidhur me të.”

Ai e përshkroi Shehun si “një prej kryeministrave më të aftë të Shqipërisë”, duke theksuar, jo vetëm aftësinë organizative, por edhe njohuritë e gjera: “Fliste disa gjuhë të huaja, lexonte vazhdimisht libra strategjie dhe ekonomie, dhe kishte një kulturë të thellë.”

Një tjetër aspekt që ngre peshë në intervistë është roli i tij në konceptimin dhe ndërtimin e sistemit të fortifikimeve në Shqipëri, veçanërisht në ishullin e Sazanit: “Në atë kohë u bë një revolucion në strategjinë ushtarake. Po, fortifikimi u teprua, por ishte një përpjekje për të garantuar sovranitetin në një kohë paranoje gjeopolitike.”

Me Nazarkon, ish-presidenti Moisiu foli edhe për përfshirjen e tij në konceptimin dhe zbatimin e fortifikimeve ushtarake në Shqipëri, sidomos në ishullin e Sazanit, që, sipas tij, ishte menduar për të përballuar sulme nga deti dhe ajri. Ai e konsideroi këtë, pjesë të një projekti madhor ushtarak, që, megjithëse më pas u teprua, kishte një logjikë strategjike në kohën e vet.

Fortifikimi i vendit ka qenë një tjetër strategji kyçe. “Fortifikimi nuk ishte luks, por pjesë e një strategjie për të ndalur sulme nga toka, ajri apo deti,” theksoi ai, duke shtuar se edhe pse kishte kosto, Shqipëria prodhonte në atë kohë vetë pjesën më të madhe të materialeve.

Ndër të tjera, ish-presidenti hodhi dritë mbi tensionet me Greqinë, duke përmendur lëvizjet ushtarake në kufirin jugor dhe shqetësimet për mundësinë e një përplasjeje. “Greqia u armatos ndjeshëm në ato vite dhe kishte vendosur forca afër kufirit me Shqipërinë. Kishim skenarë të përgatitur në rast të ndonjë sulmi,” deklaroi ai.

Ai gjithashtu përmendi përgatitjen për një luftë partizane në rast të pushtimit, bazuar në modele të mëhershme të organizimit ushtarak, që përfshinte komanda, depo dhe njësi malore. “Në atë periudhë, Greqia kishte zhvilluar manovra të forta ushtarake, afër kufirit. Në rast të ndonjë përshkallëzimi, kishim planifikuar reagimin tonë ushtarak. Kishim gjithashtu, përgatitje për luftë guerile në rast pushtimi.”

Next Post
Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari shtrohet me urgjencë në QSUT

Alarm për pijet energjike, mjekja tregon rastin: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com