• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Moduli laboratorik “Wentian” lidhet me stacionin hapësinor “Tiangong”

by Java News
26/07/2022 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moduli laboratorik “Wentian” u lidh me modulin kryesor “Tianhe” të stacionit hapësinor kinez “Tiangong”, afro 13 orë pas lëshimit, shpalli Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës. Kjo është hera e parë që kryhet takimi dhe lidhja e mjeteve të fluturimit hapësinor gjatë periudhës që astronautët qëndrojnë në stacionin hapësinor.

Anëtarët e ekuipazhit të anijes kozmike “Shenzhou-14”, që ndodhen në modulin kryesor, hynë të hënën paradite në kabinën e “Wentian”-it (që në gjuhën kineze ka kuptimin “kërkimi i qiejve”). Ata janë kontingjenti i parë i astronautëve kinezë që dëshmuan lidhjen e dy moduleve të mëdha të stacionit hapësinor në orbitë.

Moduli laboratorik “Wentian”, mjeti më i madh i fluturimit hapësinor i krijuar nga Kina, u lëshua me sukses në orbitë pasditen e së dielës. Raketa mbartëse “Marshimi i Madh-5B Y3”, që mbante modulin “Wentian”, u nis më 2 e 22 minuta të pasdites sipas orës së Pekinit nga Qendra e Lëshimit të Mjeteve të Fluturimit Hapësinor e Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore. Afro tetë minuta më vonë, moduli laboratorik u shkëput nga raketa mbartëse dhe hyri në orbitën e parapërcaktuar. Zyra e Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore e Kinës (CMSEO) shpalli se detyra e lëshimit u kurorëzua me sukses. Më 17 korrik, anija kozmike e mallrave “Tianzhou-3” u largua nga moduli kryesor “Tianhe”, duke e lënë portën e tij të përparme të lidhjes për modulin laboratorik “Wentian”. Të dhëna rreth modulit laboratorik “Wentian” Moduli “Wentian”, me gjatësi 17.9 metra, diametër maksimal 4.2 metra dhe një peshë lëshimi prej 23 tonësh, është mjeti hapësinor më i madh dhe më i rëndë i prodhuar nga Kina. Ai ka të njëjtat mjedise për jetën e astronautëve si moduli kryesor “Tianhe”, duke përfshirë tre zona fjetjeje, një tualet dhe një kuzhinë. Moduli laboratorik do të shërbejë si një platformë më e madhe për eksperimentet shkencore në hapësirë, veçanërisht për kërkimet mbi shkencën e jetës në kozmos. Ai është i pajisur edhe me kabinete laboratorike për ekologjinë e jetës, bioteknologjinë dhe shkencën e gravitetit të ndryshueshëm. “Wentian” ka një krah të vogël robotik sa gjysma e peshës dhe gjatësisë së krahut robotik ekzistues në modulin bazë të stacionit hapësinor. Ky krah robotik ka një kapacitet ngarkimi rreth një të tetën e paraardhësit të vet, dhe një saktësi pozicionimi pesë herë më të lartë, që i mundëson të kryejë operacione më të përpikta. Krahu i vogël robotik do të ketë detyra të ngjashme me atë të mëparshmin, përfshirë ndihmën ndaj astronautëve gjatë veprimtarive jashtë mjeteve hapësinore dhe kryerjen e inspektimeve të kushteve jashtë. Cili është hapi i ardhshëm? Moduli laboratorik “Mengtian”, pjesa përbërëse e fundit e stacionit hapësinor, do të lëshohet në tetor. Në atë kohë, stacioni hapësinor i Kinës do të zgjerohet nga moduli kryesor bazë në një kompleks prej tre modulesh në formë “T”-je, me modulin kryesor “Tianhe” në qendër dhe dy modulet laboratorike “Wentian” dhe “Mengtian” përkatësisht në të dy anët. Moduli “Mengtian” do të shërbejë për kërkimet e shkencës së mikrogravitetit dhe është i pajisur me kabina laboratorike shumëdisiplinore për fizikën e lëngjeve, shkencën e materialeve, shkencën e djegies, fizikën bazë dhe eksperimentet e teknologjisë hapësinore. Lin Xiqiang, zv.drejtori i CMSEO-së, në një konferencë shtypi th se kërkimet shkencore masive do të zhvillohen pas normalizimit të funksionimit. Këto kërkime pritet të nxitin në mënyrë efektive arritjet në fushat kryesore shkencore më të përparuara, si materia e errët dhe energjia e errët, formimi dhe evolucioni i galaktikave, ligjet e natyrës dhe zhvillimi i vazhdueshëm i Tokës.

Next Post
Kryen 45 vjedhje në pak muaj, ‘goditet’ banda e hajdutëve shqiptarë në Greqi

Kryen 45 vjedhje në pak muaj, ‘goditet’ banda e hajdutëve shqiptarë në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

September 23, 2026
Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

September 23, 2026
Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

September 23, 2026
Rrëfimi i 13-vjeçarit që humbi për 13 ditë në Malin e Tomorrit: Më detyronin të shisja qirinj

Rrëfimi i 13-vjeçarit që humbi për 13 ditë në Malin e Tomorrit: Më detyronin të shisja qirinj

September 23, 2026
Një mizë në dritaren e Edi Ramës

O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

September 23, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

Koçeku, ngre pikëpyetje për Bordin e Universitetit të Shkodrës: Pse u hoq dëshmia e penalitetit dhe për kë?

September 23, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë: Kujdes me kreditë për shtëpi dhe sulmet kibernetike

September 23, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

September 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

BQE: Gati 10 milionë qytetarë votuan për dizajnin e kartëmonedhave të reja euro

September 23, 2026
Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com